Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Kolegji Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 27 shkurt vendimin për pushimin e çështjes së vetingut të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu, pas heqjes dorë prej ankimit nga ana e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Për rrjedhojë, mbetet në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.
Ervin Aliu u konfirmua në detyrë më 22 mars të vitit 2024, pas një seance dëgjimore kur dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, si dhe për adresat e banimit. Për figurën Aliu u vlerësua pozitivisht.
Konfirmimi i Aliut u ankimua nga Komisionerja Publike, Irena Nino e cila kërkoi shkarkimin e tij, me pretendimin se kishte kryer deklarime të pasakta në kriterin e pasurisë dhe se nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e barrës së provës.
Gjatë seancës të premten, prokurori Adnan Xholi i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK në këtë proces, parashtroi qëndrimet lidhur me shkaqet e ankimit. Lidhur me pasaktësinë e ngritur nga Komisionerja Nino për mosdeklarimin në deklaratën veting si adresë banimi të një apartamenti në pronësi të nënës, Xholi vërejti se nga të dhënat në dosje, rezulton se subjekti ka filluar punën si ndihmës ligjor në vitin 2015, ndërkohë që në 2014-ën kur ka marrë një kredi, ka deklaruar apartamentin në fjalë. Sipas Xholit, duket se subjekti e ka përdorur këtë apartament para fillimit të detyrës. Kjo pasi në vitet e mëvonshme është konstatuar se ka pasur konsum minimal të energjisë, nga për rrjedhoje duket se nuk është përdorur nga familja e Aliut. “Edhe nëse do jetë përdorur për kohë te caktuara, në kohën e plotësimit të deklaratës veting duket se nuk është përdorur, gjë që vërtetohet nga konsumimi minimal i energjisë”, konstatoi Xholi.
Nisur dhe nga fakti se kjo pasuri rezulton të ketë qenë në pronësi të nënës së subjektit, pasaktësia e mosdeklarimit si adresë banimi konsiderohet nga drejtuesi i SPAK, e pamjaftueshme për të sjellë penalizim.
Edhe mosregjistrimi i një automjeti, u konsiderua e pamjaftueshme për të sjellë penalizim. Po ashtu, nuk janë gjetur provleme në pasaktësitë në deklarimin e burimit të automjetit, për arsye se nuk kanë qenë të shoqëruara me pamundësi financiare.
Edhe pasaktësië në deklarimin e shlyerjes së një huaje u vlerësuan nga drejtuesi i SPAK pa probleme, pasi nuk kanë qenë të shoqëruara me pamjaftueshmëri financiare. Në përfundim drejtuesi Xholi deklaroi se drejtuesi i SPAK, ka vlerësuar të heqi dorë nga ankimi.
Përfaqësuesi ligjor i Aliut, avokati Julian Mërtiri deklaroi se në kushtet kur ankuesi hoqi dorë nga ankimi, ata kërkojë të pranohet kjo kërkesë e drejtuesit të SPAK dhe të vendoset pushimi i çështjes.
Kolegji u tërhoq dhe shpalli vendimin për pushimin e shqyrtimit gjyqësor për vetingun e ndihmësit ligjoreErvin Aliu, me argumentin se pas hejqes dorë nga ankimi, kishte humbur objekti i çëshjtes. Për rrjedhojë, vendimi i Komisionit për konfirmimin e Aliut mori formë të prerë./Reporter.al
Një 64-vjeçar shqiptar, Mark Preçi, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi t&eu...
Pak orë pasi vendosi ndryshimet e 7 ministrave të tij, kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte kabinetin e tij qeveritar. N&eum...
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës është ndërprerë pas debateve të forta mes këshilltarëv...
SPAK ka lexuar pretencën për të pandehurit e Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët u gjykuan me procedurë të ...
Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News për të denoncuar kushtet skandaloze në Pediatrinë e Lushn...
Për “Dori” Petokun dhe “Aldo” Sinomatin nuk është dhënë ende drita jeshile për ekstradimin. Frika e hetu...
Sipas autoriteteve greke, shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut. Fillimisht ai deklaroi se i...
Rritja e fluksit të qarkullimit pas shembjes së segmentit të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në...
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) ka ushtruar aktivitetin e tij të përditshëm duke prodhuar, grumbulluar, trajtu...
Një grup kriminal është goditur në Spanjë në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare. Në pranga janë vën...