AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 18:22
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 mars vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili gjendet në parburgim prej korrikut të vitit 20024, kur u arrestua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në disa çështje, përfshi dhe atë të njohur si “Toyota Auris”.

Prokurori Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një muaj para se të arrestohej, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë.

Pas arrestimit, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke u ngritur shkaqe në të tre kriteret e rivlerësimit. Edhe drejtuesi i SPAK, u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi në përfundim shkarkimin e Zarkës për cënim të besimit të publikut, ndërsa përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Julian Mërtiri e cilësoi të parakohshëm vlerësimin e figurës bazuar në të dhënat e çështjes penale në ngarkim të subjektit. Mërtiri argumentoi se kërkimi i drejtuesit të SPAK bazohej vetëm në të dhënat e çështjes penale ndaj Zarkës, që është ende në gjykim dhe nuk ka ndonjë vendim. Mërtiri deklaroi se subjekti kërkonte pafajësi dhe konfirmin në detyrë.

Gjatë shpalljes së vendimit të enjten, Kolegji konstatoi se subjekti rezulton në pamundësi për blerjen e një apartamenti e dy grazheve, si burim krijimi të cilave ka shërbyer kursimet e babait të tij të ndjerë, të deklaruara se janë përfituar nga puna në emigracion, para fillimit të detyrës si prokuror. Sipas KPA, nuk janë provuar të ardhurat e babait në emigracion. Po ashtu, u konstatua se të ardhurat nga shitja e këtyre pasurive kanë shërbyer për krijimin e likujditeve. Kolegji solli në vëmendje dhe faktin se Zarka ka blerë një apartament më lirë nga sa e kishte blerë shitësi dhe e ka shitur pak kohë më vonë sa dyfishi i çmimit të blerjes.

Për figurën, Kolegji bëri me dije se, pas studimit të të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK lidhur me figurën, ndan të njëjtin qëndrim me drejtuesin e SPAK, për t’i konsideruar ato në vlerësimin tërësor së bashku me gjetjet në aspektin profesional.

Sipas KPA, në një procedim penal të vitit 2019 konstatohen mangësi profesionale, por ato nuk janë gjetur të mjaftueshme për shkarkim e për rrjedhojë janë konsideruar në vlerësimin tërësor.

Lidhur me mosfillimin e një procedimi penal, KPA ndan të njëjtin qëndrim me drejtuesin e SPAK, se gjetjet kanë lidhje me çështjet që referohen dhe në raportin e AKSIK, që në përfundim ka konkluduar për papërshtatshmëri.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, gjyqtarja Natasha Mulaj konstatoi se ka përfshirje sistematike të Zarkës në komunikime të koduara, për të cilat Gjykata e Posaçme ka konkluduar se ato të dhëna janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, ajo vërejti se mbrojtësi ligjor i Zarkës nuk ngriti pretendime për pavlefshmëri e papërdorshmëri të atyre akteve.

Sipas Kolegjit, pavarësisht nëse këto komunikime përbëjnë ose jo vepër penale, ato janë të papërshtatshme e të mjaftueshme për të cënuar figurën e magjistratit, si dhe përshtatshmërinë e tij, etikën e rregullat e sjelljes që duhet të ketë një prokuror.

Ndërkohë, u gjetën të pabazuara pretendimet se shqyrtimi rrethanave lidhur me të dhëna për të cilat nuk ka një vendim përfundimtar, cënojnë procesin e rregullt ligjor.

Në përfundim, Kolegi vlerëson se gjetjet e konstatuara në të tre kriteret, dëmtojnë rëndë besimin e publikut dhe se për rrjedhojë, prokurori Aurel Zarka gjendet i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Bazuar në këto arsyetime, KPA vendosi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të Aurel Zarkës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?