AKTUALITET

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos në intubim, Monsinjor Angelo Massafra: Lutemi për shërimin e tij! I rëndësishëm në harmoninë fetare!

b.z Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 16:20
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos në intubim,
Monsinjor Angelo Massafra

TIRANË - Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet i shtruar prej disa ditësh në spital në Athinë, pasi ju nënshtrua një operacioni për trajtimin e një hemorragjie gastrike. Raportohet se 95-vjeçari është i intubuar, ndërsa vazhdon trajtimin në njësinë e kujdesit intensiv. 

Në një intervistë për News 24, Monsinjor Angelo Massafra ka vlerësuar figurën e Kryepeshkopit, ndërsa ka u shpreh se me të nuk ka pasur kurrë probleme, madje ka diskutuar disa herë.

Duke uruar të bëhet mirë me shëndet, Massafra ka vlerësuar punën e bërë nga Janullatos në dobi të harmonisë fetare.

Monsinjor, ju e dini tashmë se Atë Anastasios Janullatos nuk ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe po kalon një moment të vështirë, si po e përjetoni ju këtë situatë?

Kam disa muaj që kam dëgjuar se nuk ishte mirë me shëndet kur ishte në Tiranë në Episkopinë e tyre. Kam telefonuar dhe kam folur me Monsinjor Astin me të cilin kemi miqësi më të afërt dhe jam interesuar si dhe jam lutur për Atë Janullatos. Unë mendoj që edhe sot që është në Athinë në kurë intensive, më kanë thënë se është intubuar dhe është pa ndjenja. Monsinjor Astin me të cilin kam folur edhe tani së fundmi më ka treguar se gjendja e Atë Janullatos nuk është aspak e mirë por unë kam siguruar lutjen time dhe lutjen tonë sepse është një prej veteranëve. Hirësia e tij Janullatos ka ardhur në Shqipëri në fillim fare, pas lirisë së Shqipërisë për t’i dhënë një dorë Kishës Ortodokse të cunguar dhe shkatërruar nga sistemi komunist. Edhe ka këtë meritë, një njeri me shumë përvojë intelektuale, me përvojë misionare sepse ka qenë në Afrikë dhe ka sjellë këtu atë përvojë misionare, një përshpitshmëri. Ka qenë shumë i angazhuar për të përjetuar këto marrëdhënie eukomenike dhe ndërfetare. Këto janë gjërë që na gëzojnë, Na vjen keq që sot nuk është mirë dhe shpresoj që të mos vuaj sepse kur njeriu është në këtë situatë pa ndjenja ndoshta nuk vuan por e di Zoti këtë gjë. Siguroj që ne jemi afër gjithë kishës ortodokse, gjithë ipeshkvinjve dhe besimtarëve sepse jemi të krishterë, jemi njerëz. Kur njeriu pavarësisht nga feja që ka vuan, unë mërzitem, më vjen keq dhe arma ime është për t’u lutur dhe për të vazhduar për të qenë afër shpirtërisht dhe njerëzisht.


Kur e keni takuar për herë të parë Atë Janullatos, e mbani mend?

Po, e mbaj mend. E kam takuar kur kemi bërë një lutje ndërfetare në Kishën e Shna Ndout në Laç para se unë të isha Ipeshkëv. E kam takuar disa herë dhe sëbashku me Atë Aleksandër Petani, me Atë Andonin e të tjerë. Jemi takuar dhe kam shkuar për ta takuar 3-4 herë edhe në Ipeshkëvinë e tyre. Jemi takuar dhe kemi biseduar. Është njeri shumë intelektual, shumë i hapur drejt njerëzisë dhe shpresoj i krishterëve. Është një angazhim që duke ndërtuar ura të vogla pastaj mund të ndërtojmë ura të mëdha që pastaj është pajtimi i të krishterëve që të jemi një kishë si ka lutur Jezusi, o Atë të jemi një, se unë e ti jemi NJË.

Ka ndonjë bisedë që ju ka mbetur në mendje nga takimet me Atë Anastasios?

Po, patjetër që ka. Është kur ka ndodhur problem në Dhërmi në atë kishën në një fshat atje. Atë Janullatos ishte i preokupuar gjoja se ishim futur ne kur nisi restaurimi i asaj kishe ku ishte brenda një murg bazilian i varrosur. Unë në një takim zyrtar e sigurova dhe i thashë se ajo kishë pavarësisht se në shekullin e XVII-të në jug të Shqipërisë kanë shumë grek katolik ose më mirë katolik me rite bizantine pastaj për arsye të ndryshme, mungesa e meshtarëve apo mungesa të tjera, atëherë janë kthyer në ortodoks dhe unë e sigurova duke i thënë mos u bëj merak se do jeni sërish pronar të asaj kishe, e gëzoni ju dhe është e pamundur ndryshe. Pra ishte shqetësuar nga fakti se shteti kishte filluar restaurimin pa na thënë asgjë as atyre dhe as neve. Atë Anastasios mendonte se ne dinim diçka dhe unë i thashë se jo nuk dimë asgjë dhe i thashë rri i qetë dhe ta gëzoni. Ajo kishë sepse historia duhet të dihet, e vërteta thotë Jezusi në bën të lirë dhe historia thotë se deri në shekullin e XVII në atë vend kanë ekzistuar katolikët me rite bizantine dhe më pas u kthye në kishë ortodokse.

Për kur bëhet fjalë ky diskutim?

Është disa vite më përpara, nuk e mbaj mend fiks. Ajo që dua të them është se kemi diskutuar, kemi biseduar dhe kemi qenë të hapur dhe pa probleme. Gjithmonë kam biseduar me Atë Anastasios nepërmjet një ndërmjetësuesi sepse unë nuk di greqisht dhe as anglisht. Atëherë kemi folur përmes një përkthyesi, një meshtar ortodoks që na përkthente, e sigurtë që kështu kemi folur.

Si e vlerësoni figurën e Atë Janullatos?

Është një figurë shumë interesante. Na mungon dituria, urtia e tij dhe aftësitë e tij do të na mungojnë sepse njeriu është kaq mirë dhe pastaj shkon tek Zoti. Jeta jonë fillon dhe mbaron, Papa Françesku thotë të respektohet jeta nga ngjizja deri në vdekje dhe mendoj se e respektojmë dhe jemi afër duke u lutur që të mos vuaj shumë dhe kur të arrijë te koka e Zotit ta marrë me vete në parajsë.

Roli i tij për ortodoksinë shqiptare i Atë Janullatos cili mendoni se ka qenë?

Unë e kam mbrojtur të them të drejtën. Shumë herë janë këto problemet që kemi pasur apo kemi me grekët. Atëherë si për ne katolikët që kemi qenë të shkatërruar krejt nga sistemi komunist, kemi ardhur në Shqipëri duke qenë të thirrur nga Papa, atëherë Gjon Pali i II-të për të ardhur në mision dhe ne kemi ardhur në mision. Ndryshe nga ne, kisha ortodokse i ka kërkuar ndihmë kishës ortodokse, motrës që është në Athinë ashtu si muslimanët i kanë kërkuar ndihmë shteteve islame. Kjo është një gjë normale dhe nuk ka qenë një ndërhyrje e politikës greke sipas meje, pastaj sa të mira ka sjellë, sa kisha janë ndërtuar. Prandaj unë them që ne nuk duhet që të kemi këto paragjykime, as politike dhe as fetare. Duhet që të jemi vërtetë korrekt për të dalluar çfarë është në të vërtetë e mirë dhe çfarë është e keqe.

Po për harmoninë fetare, cili mendoni se është roli i Atë Janullatos?

Shumë. I jashtëzakonshëm sepse vitin që kaloi ka qenë ai Presidenti i Këshillit Ndërfetar. Edhe pse ishte shumë i sëmurë e vazhdoi sepse çdo vit ndërrohet drejtuesi i këtij Këshilli dhe tani këtë vit i takon Imzot Gjergj Metës të kishës katolike dhe ky ndryshim për çdo vit është një gjë e mirë për harmoninë fetare dhe për të zgjidhur çdo lloj problemi.

Keni diskutuar edhe për festat fetare që katolikët dhe ortodoksët të kenë të njëjtat data fetare, e keni biseduar më përpara këtë gjë me Atë Janullatos?

Po. Këtë vit madje, është një vit i veçantë sepse është 1700 vjetori i Koncilit të Nikesë ku u vendos data e Pashkës por pastaj dolën data të tjera të kësaj feste nga kalendari gregorian dhe kalendari julian. Unë mendoj se është një moment i volitshëm që të caktohet një datë, pavarësisht nga hëna, që të jenë dakord edhe katolikët edhe ortodoksët që të festohet Pashka sëbashku. Ne festojmë me ortodoksët grekë Krishtlindjen sëbashku dhe ashtu si Krishtlindjen mund të festojmë edhe Pashkët. Në vija të përgjithshme e kam diskutuar këtë me Atë Janullatos më përpara por siç dihet është një komision katoliko-ortodoks botëror që trajton këto probleme. Jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë që ta realizojmë.

Keni një lutje për Atë Janullatos?

Po, lus Zotin që të mos vuaj shumë dhe kur të arrijë tek koka e Zotit, ta pranojë në parajsë.

monsinjor angelo massafr kryepeshkopi shqiptar

monsinjor angelo massafra anastas janullatos

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë