AKTUALITET

‘Makineria e vrasjes’ brenda burgut që eliminoi Jani Aliajn, autori i rremë grek dhe ‘killeri’ shqiptar

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 21:57
‘Makineria e vrasjes’ brenda burgut që eliminoi Jani Aliajn,

Fillimisht autorësinë për vrasjen e Jani Aliajt, e mori një shtetas grek.

Pak orë përpara ngjarjes u raportua se 49-vjeçari u vra nga Kristos Vardhuniotis, i arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Artur Bashimit.

Ky i fundit u ekzekutua me një plumb në kokë në Gusht të vitit 2025. Autori grek i asaj ngjarje, pranoi krimin fill pas arrestimit. Ai rrëfeu se nuk e kishte njohur paraprakisht viktimën, por e kishte kryer atentatin kundrejt pagesës. Për arsye ende të panjohura, shtetasi grek, po merrte përsipër një krim që nuk e kishte kryer.

‘Në fakt, burimi më tha që në fillim ishin tre persona të implikuar. Domethënë nuk kishte shumë dyshime kush ishin të implikuar, ajo që na intrigoi në fakt ishte që personi i cili mori përsipër autorësinë ishte një person i cili pak kohë më parë kishte ekzekutuar një tjetër shqiptar’, u shpreh gazetari Artur Bibe.

‘Shtetasi grek, i cili kishte marrë përsipër këtë ngjarje të rëndë kriminale, kishte pranuar vetë autorësinë e krimit, rezultoi që nuk ishte ai autori por janë edhe shtetas të tjerë dhe shtetas shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë aktive në këtë ngjarje kriminale’, u shpreh avokati Indrit Sefa.

Hetimet e mëtejshme identifikuan autorin e vërtetë, të vrasjes, shtetasin Xhuljano Halili.

Ai është një i dënuar i njohur për dhunë ekstreme, i dyshuar për vrasje të mëparshme, përfshirë disa viktima pa lidhje me konfliktet. Mes viktimave të tij është edhe një vogëlush vetëm 2-vjeçar.

Autori Halili u plagos lehtë gjatë përleshjes me Aliajn dhe kjo bëri që fillimisht të dyshohej se ai ishte një nga viktimat e incidentit. Ekzaminimet e mjekut ligjor treguan se plagët ishin marrë gjatë përleshjes me viktimën, duke nxjerrë në dritë të vërtetën pas raportimeve të para dhe spekulimeve të mediave.

‘Xhuljano Halili, i cili fillimisht deklaroi se kishte marrë pjesë në sherrin e Varvlotis dhe Aliajit për t’i ndarë ata, kishte marrë plagë nga thika. Kuptohet që mjeku ligjor menjëherë i ekzaminoi të dyja duar e autorit të dyshuar i cili kishte pranuar autorësinë, por duket se nuk ishte ai autori dhe rezultoi se Xhuljano Halili është autori i dyshuar i vrasjes së Jani Aliajt’, u shpreh gazetari Artur Bibe.

Sipas informacioneve nga mediat greke, dyshohet se i burgosuri grek mund të jetë paguar ose kërcënuar për të marrë përsipër autorësinë. Këto indicie shtynë autoritetet të rishikonin versionin fillestar dhe të thellonin hetimet, duke u përpjekur të zbardhnin çdo detaj të një ngjarjeje që kishte tronditur institucionet penitenciare të vendit fqinj.

Aliaj, i njohur në burg si ‘Xheku’, ishte prej vitesh i përfshirë në hetime të ndryshme, duke u konsideruar si pjesë e disa grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri dhe vendin fqinj.

‘Atë që kam kuptuar unë dhe që kam folur me burime të ndryshme është që e lidhin me të kaluarën e tij dhe me armiq të ndryshëm që mund të kishte. Sigurisht fokusi është në Greqi por po shikojnë edhe krimet që ka bërë në Shqipëri’, u shpreh gazetarja Mikaela Sava.

‘Nisur nga ato ç’kemi parë e ç’kemi mësuar, nisur edhe nga personazhi i cili ka mbetur viktimë e kësaj ngjarjeje mund të themi me bindje që një ngjarje e tillë nuk është spontane. Nuk është një ngjarje që ndodh spontanisht nga një sherr banal, por është një ngjarje e mirëorganizuar dhe e mirëmenduar’, u shpreh avokati Gjergj Nikolla.

Autori i krimit Halili, i njohur edhe me nofkën ‘Niko’, është një nga figurat më të frikshme të botës së krimit në Greqi. Ai ka një histori të gjatë dhune: në vitin 2011 në Kalamata, dyshohet se vrau Fillim Mesajan dhe djalin e tij të mitur në një akt të porositur nga krimineli grek Vasilis Varelas. Në 2018-tën u arratis gjatë transferimit drejt burgut të Pireut, për t’u arrestuar pak orë më vonë. Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, dyshohet se kreu vrasjen e Alfons Ndocit dhe plagosi një tjetër të burgosur, një akt që besohet se ishte i porositur nga jashtë.

‘Në këtë moment duket se hetimet po mbyllen, Xhuljano Halili, akuzohet për vrasjen e Jani Aliajt, ju ngarkua edhe një vrasje, ka bërë 5 do bëj 6. Nëse do marrim pistën që është paguar, është një makineri vrasjeje e cila natyrisht ka gjetur një mënyrë për të bërë para brenda burgut’, u shpreh gazetari Artur Bibe.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?