Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i ka paraqitur Ministrisë së Financave gjashtë kërkesa prioritare për t’u përfshirë në Paketën Fiskale 2027, që nga lehtësimi i kostos së punës dhe ulja e tarifave doganore për lëndët e para, deri te përjashtimi nga tatimfitimi i fitimeve të riinvestuara dhe krijimi i një skeme të posaçme grantesh për teknologjinë dhe automatizimin.
Në kërkesën drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për dijeni, Shoqata argumenton se industria prodhuese po kalon një periudhë të vështirë, për shkak të kostove të punës dhe prodhimit, zhvillimeve të kursit të këmbimit, mungesës së fuqisë punëtore, konkurrencës ndërkombëtare dhe nevojës për investime të konsiderueshme në teknologji dhe automatizim.
Sipas saj, edhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian do t’u kërkojë kompanive shqiptare përshtatjen me standarde më të larta teknologjike, mjedisore dhe organizative, duke shtuar nevojën për instrumente fiskale dhe financiare mbështetëse.
Propozimet e Shoqatës “Manifaktura Shqiptare” janë:
Harmonizimi i pragut të patatueshëm me pagën minimale
Përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga paga të nisë mbi nivelin e pagës minimale dhe që ky prag të ndryshojë automatikisht sa herë ndryshon paga minimale.
Kjo masë do të shmangte rritjen automatike të barrës fiskale mbi të ardhurat e punëmarrësve si pasojë e ndryshimit të pagës minimale dhe do të kishte ndikim veçanërisht pozitiv në sektorët me intensitet të lartë punësimi.
Lehtësimi i kostos së punës për sektorët me intensitet të lartë punësimi
Shoqata kërkon reduktimin ose kompensimin e pjesshëm të kontributeve të sigurimeve shoqërore që paguan punëdhënësi për sektorët prodhues me intensitet të lartë punësimi.
Masa mund të kushtëzohet me ruajtjen ose rritjen e numrit të vendeve të punës, formalizimin e punësimit dhe korrektësinë fiskale të kompanive përfituese.
Rritja e normës së amortizimit fiskal nga 20% në 40%
Kërkohet që norma e amortizimit fiskal për makineritë, pajisjet dhe teknologjinë prodhuese të rritet nga 20% në 40%.
Amortizimi i përshpejtuar do t’u mundësonte kompanive rikuperimin më të shpejtë të investimeve dhe do të stimulonte modernizimin teknologjik, automatizimin dhe rritjen e produktivitetit.
Rishikimi i tarifave doganore për lëndët e para
Shoqata propozon reduktimin ose heqjen e tarifave doganore për lëndët e para, materialet, aksesorët dhe komponentët që nuk prodhohen në Shqipëri dhe që përdoren drejtpërdrejt në procesin prodhues.
Masa është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë që synojnë kalimin nga modeli i përpunimit aktiv drejt prodhimit me cikël të plotë dhe produkteve shqiptare me vlerë të shtuar më të lartë.
Për regjimin e përpunimit aktiv ekzistojnë tashmë lehtësi specifike për mallrat e destinuara për përpunim dhe rieksportim. Për këtë arsye, kërkesa synon kryesisht krijimin e kushteve më konkurruese për kompanitë që blejnë vetë lëndën e parë dhe realizojnë ciklin e plotë të prodhimit.
Përjashtimi nga tatim-fitimi i pjesës së fitimit që riinvestohet
Kërkojmë që pjesa e fitimit të kompanisë që riinvestohet në aktivitetin prodhues të përjashtohet nga tatim-fitimi, kur përdoret për makineri, teknologji, automatizim, zgjerim kapacitetesh apo investime të tjera të lidhura drejtpërdrejt me prodhimin.
Propozimi mbështetet në parimin se:
Fitimi që riinvestohet, rrit kapacitetet prodhuese dhe krijon zhvillim e vende pune duhet të trajtohet fiskalisht ndryshe nga fitimi që shpërndahet.
Krijimi i një skeme të posaçme grantesh për teknologjinë dhe automatizimin
“Manifaktura Shqiptare” kërkon që në politikat fiskale dhe buxhetore për vitin 2027 të parashikohet një fond i dedikuar grantesh për modernizimin teknologjik të Manifakturës, për investime në makineri të avancuara, automatizim, robotikë, digjitalizim, softëare industrial dhe eficiencë energjetike.
Skema mund të funksionojë mbi parimin e bashkëfinancimit shtet–biznes, duke përcaktuar një përqindje të kostos së investimit që financohet nëpërmjet grantit.
Duke qenë se për kategori të caktuara të makinerive ekzistojnë tashmë lehtësi lidhur me TVSH-në e importit sipas procedurave përkatëse doganore, kërkesa jonë nuk synon përsëritjen e një lehtësie ekzistuese, por financimin real të një pjese të kostos së investimit teknologjik.
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” vlerëson se këto gjashtë masa duhet të trajtohen si pjesë e një politike të integruar për forcimin e industrisë prodhuese shqiptare, me objektiva të qarta për ruajtjen e punësimit, nxitjen e investimeve, rritjen e produktivitetit dhe përgatitjen e kompanive shqiptare për konkurrencën në tregun e Bashkimit Europian.
Florjan Zekja, Kryetar i Shoqatës Manifaktura Shqiptare, pohon se “Paketa Fiskale 2027 vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe veçanërisht për industrinë prodhuese. Ndryshimet që ka përjetuar ekonomia gjatë viteve të fundit, zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, rritja e kostove, mungesa e fuqisë punëtore dhe presioni gjithnjë e më i madh mbi konkurrueshmërinë kërkojnë një qasje të re ndaj politikave fiskale”.
Për këtë arsye, shton ai, procesi i konsultimit me grupet e interesit merr një rëndësi të veçantë. Konsultimi nuk duhet të jetë vetëm një procedurë formale përpara miratimit të Paketës Fiskale, por një proces real dialogu mes qeverisë, institucioneve dhe sipërmarrjes, ku problematikat e sektorëve të ekonomisë të analizohen dhe propozimet e tyre të vlerësohen konkretisht.
“Industria prodhuese shqiptare po përballet njëkohësisht me nevojën për të ruajtur vendet e punës dhe me domosdoshmërinë për të investuar në teknologji, automatizim dhe rritje të produktivitetit. Në të njëjtën kohë, afrimi me Bashkimin Evropian do të kërkojë përshtatjen me standarde më të larta dhe do t’i ekspozojë kompanitë shqiptare ndaj një konkurrence shumë më të fortë.
Në këtë kontekst, Paketa Fiskale 2027 duhet të shkojë përtej administrimit të të ardhurave dhe ndryshimeve të zakonshme fiskale. Ajo duhet të përdoret si një instrument i politikës ekonomike për të orientuar investimet, për të nxitur formalizimin, për të mbështetur punësimin dhe për të rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas”, propozon Zekja.
Ai shton se Manifaktura Shqiptare hyn në këtë proces konsultimi me një qasje konstruktive dhe me propozime konkrete, të mbështetura në problematikat reale të kompanive dhe në nevojën për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.
“Synimi nuk është krijimi i privilegjeve për një industri të caktuar, por ndërtimi i një mjedisi fiskal që u jep mundësi kompanive shqiptare të investojnë, të prodhojnë, të punësojnë dhe të konkurrojnë në kushte gjithnjë e më të vështira brenda dhe jashtë vendit”./Monitor.al
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e p&eum...
Sekuestrimi nga SPAK i rreth 150 milionë eurove pasuri të paluajtshme të krijuara nga tregtimi i drogës riktheu debatin mbi varësin&e...
CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete”...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës sotme. S...
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë ende aktive. Sipa...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar pak ditë më parë në Mirditë, ku u ekzekutua me ar...
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar në Sarandë. Sipas burimeve ka disa të arrestuar. Mes të arrestuarve, edhe &...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, foli në lidhje me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokë...
Pas sulmit të rreth 200 llogarive në Instagram kryesisht të profileve që kanë mbështetur protestën e “Revolucionit t&eu...
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar sërish lidhur me çështjen e...