Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Media amerikane “The Street” ka përfshirë Air Albania në analizën e saj për krizën e fundit që ka përfshirë industrinë europiane të aviacionit, duke i kushtuar një pjesë të veçantë ndalimit të fluturimeve nga kompania shqiptare që prej 7 dhjetorit.
Artikulli i “The Street” e paraqet situatën e Air Albania si pjesë të një fenomeni më të gjerë ku disa linja ajrore europiane janë detyruar të ndërpresin operacionet për shkak të problemeve financiare dhe kostove të larta të aviacionit.
Sipas medias amerikane, të dhënat e FlightAware dhe raportimet e mediave vendase tregojnë se fluturimet e planifikuara drejt Milanos dhe Stambollit nuk janë realizuar, ndërsa udhëtarët janë detyruar të devijojnë përmes Prishtinës dhe Podgoricës. “The Street” thekson se kompania nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik dhe nuk ka paraqitur kërkesë zyrtare për falimentim, megjithëse ka pasur anulime të shumta dhe mungesë komunikimi me klientët.
Humbje për të pestin vit radhazi, bilancet e padorezuara dhe konfirmimi nga Turkish Airlines
Kriza në Air Albania nuk është e papritur. Prej pesë vitesh rresht, kompania rezulton me humbje. Megjithëse Air Albania ka refuzuar të dorëzojë bilancet financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, partneri dhe aksioneri i saj, Turkish Airlines, ka konfirmuar publikisht përkeqësimin e gjendjes financiare të kompanisë shqiptare.
Shitja e 49% të aksioneve të Air Albania nga Turkish Airlines në nëntor ka shtuar edhe më shumë pasiguritë, ndërsa vetë Turkish ka vijuar investimet në linja të tjera ajrore, duke ulur mbështetjen për transportuesin shqiptar.
Ndërkohë, para pak muajsh redaksisë së Syri TV i ka mbërritur një denoncim i fortë nga një punonjëse e Air Albania, e cila, duke kërkuar ruajtjen e anonimatit, deklaron se kompania është vetëm “ditë, në mos orë, larg shpalljes së falimentit”.
Sipas denoncimit:
• Air Albania ka aktualisht vetëm 2 avionë në flotë.
• Të dy avionët ndodhen të bllokuar në Stamboll, të sekuestruar nga kompania Etihad, e cila ia kishte dhënë me qira flotën Air Albanias.
• Sekuestrimi është bërë për shkak të detyrimeve të papaguara dhe borxheve të mëdha të kompanisë shqiptare.
• Në denoncim përmendet gjithashtu se Air Albania ka vënë në dispozicion të kryeministrit Edi Rama një avion-taksi, ndërkohë që kompania vuan kolaps financiar.
Vëmendje ndërkombëtare për krizën e Air Albania
Fakti që situata e Air Albania ka marrë vëmendjen e një mediaje të madhe amerikane si “The Street” e kthen çështjen në një problem të profilit të lartë, përtej kufijve të Shqipërisë. Artikulli i medias amerikane e rendit Air Albania përkrah një sërë kompanish europiane që kanë ndaluar operacionet në muajt e fundit, ndërsa pyetjet për të ardhmen e transportuesit kombëtar shqiptar po shtohen dita-ditës.
Në mungesë të transparencës nga vetë kompania dhe me avionët e saj të sekuestruar në Stamboll, ekspertët e industrisë paralajmërojnë se Air Albania ndodhet në pikën më kritike që prej themelimit të saj në vitin 2018.
Dy makina në qytetin e Shkodrës janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. M...
Skena dramatike u zhvilluan më 26 nëntor rreth orës 11:20 në rrugën Elisabeth-Selbert në Mülheim të Gjermanisë. N...
Persona të lidhur me mafien u përpoqën t’i jepnin ryshfet një anëtari të jurisë federale 100,000 dollarë për ...
Yannis Lalas dhe nje nga autoret e vrasjes Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se...
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm ka vendosur të lërë prapa hekurave Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i ak...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 57-vjeçare ka humbur jetën pas një ndërhyrje ki...
Ish-presidenti, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Më...
Ish-presidenti, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Më...
SPAK ka kaluar për gjykim çështja e Evis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me tendera...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga fshati Kapedan, i dyshuar për shpërndarje të lënd&e...