
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor bazë për janarin u rrit në 3.09%, nga 3.03% që kishte qenë në dhjetor 2025 dhe 2.36% që kishte qenë në janar 2025. Në këto nivele, inflacioni bazë konfirmohet pranë niveleve më të larta të dy viteve të fundit.
Rritja e inflacionit bazë reflekton një tendencë të rritjes së çmimeve të mallrave të qëndrueshëm dhe sidomos të shërbimeve të prodhuara nga ekonomia e brendshme.
Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste dhe faktorin më përcaktues që ka sjellë rritjen e inflacionit bazë.
Megjithatë, rritja e disa prej çmimeve të shërbimeve të lidhura me turizmin është balancuar nga rënia e çmimeve të disa mallrave që janë pjesë e shportës së inflacionit bazë.
Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Inflacioni bazë përjashton ato produkte që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si produktet ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga lëvizjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto e nisi vitin 2026 në rritje. Për janarin, ky tregues u rrit në 3.59%, nga 3.47% që ishte në dhjetor 2025 dhe 2.21% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në janar 2026 ishte në nivelin 3.44%, nga 3.32% që ishte në dhjetor dhe 2.09% që kishte qenë një vit më parë.
Inflacioni zyrtar në Shqipëri, i matur për të gjithë shportën e mallrave të konsumit, për janarin ishte në nivelin 2.3%, po aq sa e mbylli edhe vitin 2025. Rritja më e kufizuar e inflacionit i detyrohet kryesisht nivelit të ulët të inflacionit të importuar.
Raporti i fundit i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, i dhjetorit 2025, parashikonte që inflacioni të kthehet në objektivin prej 3%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Ndërkohë, raporti i politikës monetare për tremujorin e parë 2026 nuk është miratuar ende, për shkak të bllokimit të punës së Këshillit Mbikëqyrës, nga përfundimi i mandatit të shumicës së anëtarëve të tij.
Pritet që mbledhja e radhës të zhvillohet në muajin mars, pas zgjedhjes këtë muaj të katër anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Shqipërisë.
Raporti i radhës pritet të sjellë parashikime të përditësuara lidhur me inflacionin, por presionet inflacioniste më afatgjata duket se vazhdojnë të jenë të larta./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Mars07:39
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.5 lekë.
Euro do të blihet me 95...
Nga DASHNOR KALOÇI
AKTUALITET
10 Mars07:28
Raport-survejimi i “Vigjilencës”, Berat ’57: Nako Spiru foli fjalë fyese për Enverin
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit,...
AKTUALITET
10 Mars07:13
Kthjellime e alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga ku...
AKTUALITET
9 Mars23:44
SPAK sekuestron 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim
Viti 2025 shënon një kulmim të ri në metodologjinë investigative të Prokurorisë së Posaçme, ku teknologjia ë...
AKTUALITET
9 Mars23:16
Një makinë modeste në rrugë ngriti dyshimet e policisë. Shqiptarin dhe gruan e “tradhton” tualeti
Një mekanizëm i vajosur mirë, një stafetë e vazhdueshme automjetesh për të furnizuar qendrat e trafikimit të drogës...
AKTUALITET
9 Mars22:40
“800 veta e kërkuan në male”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija dhe grepin që u bë shkak
Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona ...
AKTUALITET
9 Mars22:18
Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Një 47-vjeçar në Tiranë ka qëlluar veten me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40. Policia e Tiranës njof...
AKTUALITET
9 Mars21:52
Terror në zyrën e sigurimeve/ Burri shqiptar kërcënon punonjësit me stilolaps dhe thikë
Tension mbizotëroi në zyrat e EFKA-s në Rrugën e Pireut në Omonia, pasi një burrë 61-vjeçar shqiptar hyri me forcë...
AKTUALITET
9 Mars21:43
Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku
Nga Ola Xama
Sot dëgjuam se si kryeministri analizoi një për një arritjet që ka patur sektori i infrastrukturës dhe energjisë...
AKTUALITET
9 Mars21:39
Mësuesja me pasuri 10 mln euro u vra në shtëpi/ Pse i riu shqiptar është i dyshuar. Çfarë ndodhi natën fatale me shi
Është arritur përparim në hetimin për vdekjen e një pensionisteje të pasur, e vrarë në shtëpinë e saj n&e...