AKTUALITET

Mjeku: Shurupi i ndaluar iu dha fëmijës, ai humbi jetën! Ja përgjegjësia e institucioneve

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 22:00

Mjeku: Shurupi i ndaluar iu dha fëmijës, ai humbi jetën! Ja

Të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se nga viti 2014 deri në 2024 janë regjistruar 503 procedime penale për neglizhencë në mjekim. Këto gabime të shtuara mjekësore shihen të lidhura ngushtë me mungesën e dokumenteve standarde për mjekët, për mënyrën se si duhet të veprojnë në çdo rast. Madje, në raste të caktuara, ky fenomen ka edhe anën tjetër të medaljes. Pavarësisht sjelljes profesionale të mjekut, mbi të mund të rëndojë përgjegjësia penale, edhe pse mund të ketë bërë më të mirën në një rast fatkeq.

“Herë pas here ne identifikojmë raste fatale të trajtimit të pacientëve, kryesisht për mungesë të këtyre protokolleve, por kemi edhe raste problematike ku mjekët kanë bërë më të mirën e tyre, sipas udhëzimeve që marrin nga shoqata ndërkombëtare të sëmundjeve të ndryshme, dhe vihen përballë akuzave të ndryshme nga prokuroria apo gjykata si pasojë e mungesës së protokolleve të trajtimit mjekësor,” u shpreh Qamil Dika, pedagog i organizimit shëndetësor.

Reformat gjysmake, mungesa e protokolleve të mjekimit për një sërë sëmundjesh dhe mungesat e vazhdueshme të barnave, me të cilat përballen spitalet shqiptare, e kanë vendosur mjekun në një situatë konfliktuale përballë pacientit, ndërsa institucioni mbetet i paprekur.

“Kemi pasur shumë konflikte mes mjekut dhe pacientëve, sepse ai përballë ka mjekun, e jo institucionin. Ka pasur një rregullore në QSUT sipas të cilës publikohej lista e medikamenteve që kishin në dispozicion për të sëmurët, por kjo praktikë nuk ndiqet më. Kjo është një lloj transparence për të mbrojtur veten. Por edhe proceset që ne kemi fituar, është institucioni që është ndëshkuar për të dëmshpërblyer pacientët, dhe jo mjeku,” u shpreh Egla Bardhi, Drejtoreshë TFL.

Shqipëria vazhdon të shpenzojë shumë pak para për shëndetësinë. Buxheti për vitin 2026 do të jetë rreth 109 miliardë lekë, duke zënë 12.3% të buxhetit të shtetit dhe 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndonëse ka ardhur me rritje krahasuar me një vit më parë, ai sërish ka pësuar ulje krahasuar me vitin 2021, kur buxheti i shëndetësisë ishte më i larti në historinë 30-vjeçare, duke arritur në 4.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Shëndetësia është e nënfinancuar. Megjithatë, secili shtet mund të prodhojë protokolle në varësi të mundësisë financiare që ka. Pra, është një mosdashje për të marrë përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, sepse mund të marrë përgjegjësi buxheti, pra pjesa kryesore është që politikbërja nuk do të marrë përgjegjësi në këtë drejtim,” u shpreh Ilir Alimehmeti, zv/dekan, Fakulteti i Mjekësisë.

Mjeku neonatolog Edi Tushe thekson se protokollet janë një mjet thelbësor jo vetëm për sigurinë e pacientit, por edhe për mbrojtjen mjeko-ligjore të stafit shëndetësor. Ai sjell shembuj konkretë nga praktika klinike, ku shmangia nga protokolli rrit rrezikun për komplikacione, shpenzime të panevojshme dhe konflikte mes mjekut dhe pacientit.

Duke iu referuar një ngjarjeje të regjistruar pak vite më parë, ku një mjek u ndoq penalisht për shkak se shurupi që i dha një pacienti të mitur nuk dha efektet, duke rënduar gjendjen shëndetësore që çoi në humbje jete, ai thotë se protokolli është barriera e parë që mbron edhe mjekun.

“I aprovuar nga Agjencia e Barnave dhe nga Ministria e Shëndetësisë, mundet që ky shurup të jetë ndaluar që në 2005 dhe ka histori të tilla. Në këtë rast mund të ndodhë që t’i marrë jetën fëmijës. Duke qenë i pambrojtur dhe i painformuar, mjeku përfundon në situata mjeko-ligjore të caktuara, që mund të jenë shumë të ndërlikuara. Protokolli e ndan këtë gjë,” u shpreh Edi Tushe, mjek neonatolog.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?