AKTUALITET

Motra e Ergys AGASIT në prezantimin e Edi Ramës te AKSHI, është Drejtoreshë Juridike e Tenderave! Vëllai në kërkim, sot ajo duartrokiste Kryeministrin

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 17:07

Motra e Ergys AGASIT në prezantimin e Edi Ramës te AKSHI,

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të martë ne ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku ka prezantuar Igli Tafën si drejtues të ri, pas largimit të Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK bashkë me persona të tjerë për atë që tani quhet "grupi kriminal AKSHI".

Mirëpo, newsbomb.al ka arritur të zbulojë një detaj ekskluziv nga ky takim prezantues; një ndër personat e pranishëm që duartrokiste kryeministrin teksa ai shpaloste arritjet e institucionit, nuk është fort i zakonshëm dhe krejt rastësisht aty.

Bëhet fjalë për Viola Agasin. Mbiemri i thotë të gjitha. Newsbomb.al mëson se ajo është motra biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi, dhe punon në AKSHI si Drejtore Juridike e Prokurimeve dhe Integrimit.

Pra, institucioni shtetëror strategjik që siç arriti të zbuloi Prokuroria e Posaçme, ishte de fakto nën kontroll nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri - të cilët kontrollonin të gjitha procedurat e prokurimit (tenderat) dhe kishin fuqinë të vinin në lëvizje drejtues të lartë të Policisë së Shtetit për të marrë peng rivalët - strehon edhe familjarët e këtyre personazheve.

Tenderat për të cilët Ergys Agasi urdhëronte pengmarrjen e rivalëve, si në rastin e Gerond Meçes, kalonin në duart e motrës së tij. Viola Agasi si drejtuese e Prokurimeve në Agjencinë Kombëtare të Informacionit jepte "OK" për tenderat që fitonte i vëllai biznesmen.

Dhe pikërisht sot, kur Edi Rama zgjodhi të shkonte vetë në këtë institucion strategjik për të prezantuar pasuesin e Mirlinda Karçanaj, mes radhëve që e duartrokisnin ishte edhe motra e ish-këshilltarit të tij, Viola Agasi.

Newsbomb.al ka raportuar më parë për detaje që kanë rrjedhur nga dosja e Prokurorisë së Posaçme ndaj "grupit kriminal AKSHI", ku ish-drejtuesja ishte një frekuentuese e shpeshtë e zyrës së Ergys Agasit në Bllok, ku bëheshin plane e "qepeshin" kushtet e tenderave për t'i fituar ai vetë.

Sigurisht, ishte i sigurt që do të fitonte sepse dorën e fundit e jepte e motra, e cila kontrollonte të gjithë elemtentet juridike të dosjes se kompanisë së tij "E.A Solution".

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve