AKTUALITET

Ndihmuan 31-vjeçarin turk të kalonte kufirin ilegalisht, arrestohen 3 persona në Prrenjas

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 15:14

Ndihmuan 31-vjeçarin turk të kalonte kufirin ilegalisht, arrestohen

Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Prrenjas. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi ndihmuan një 31-vjeçar nga Turqia të kalonte kufirin ilegalisht, kundrejt përfitimit monetar. Shtetasi turk rezulton në kërkim kombëtar nga autoritetet e Turqisë, i dyshuar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe të narkotikëve.

Në kuadër të kësaj u arrestua një 49-vjeçar banues në Strugë, një 48-vjeçare banuese në Gostivar dhe një 39-vjeçar banues në Prrenjas. Nga hetimet ka rezultuar se dy prej tyre kanë transportuar emigrantin nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të kufirit të gjelbër pranë PKK Qafë Thanë. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive dhe të bazuar në informacione operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Border”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. Z., 49 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut;

T. Z., 48 vjeçe, banuese në Gostivar, Maqedonia e Veriut (bashkëshortja e shtetasitD. Z.);

T. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, bashkia Prrenjas.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

S. K., 31 vjeç, banues në Stambull, Turqi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit D. Z. dhe T. Z., në bashkëpunim me shtetasin T. Q., kanë organizuar dhe realizuar dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror për shtetasin S. K., kundrejt përfitimit monetar. Konkretisht, shtetasit D. Z. dhe T. Z. kanë transportuar emigrantin nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të kufirit të gjelbër pranë PKK Qafë Thanë, ku më pas, me ndihmën e shtetasit T. Q., është mundësuar kalimi i paligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt qytetit të Tiranës.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 automjete, 4 aparate celularë, shuma monetare në lekë, euro dhe valuta të tjera të huaja, si dhe dokumente personale identifikuese, të cilat do t’i shërbejnë hetimit. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se emigranti i ndihmuar, shtetasi S. K., është shtetas turk dhe rezulton në kërkim kombëtar nga autoritetet e Turqisë, i dyshuar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe të narkotikëve. Për këtë shtetas janë kryer procedurat përkatëse ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?