AKTUALITET

Nga ARRSH te AKSHI/ Konfindustria: Kompanitë e huaja po përjashtohen nga tenderat në Shqipëri. Shkelje e standardeve të BE!

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 12:39

Nga ARRSH te AKSHI/ Konfindustria: Kompanitë e huaja po përjashtohen

“Në prokurimet publike të organizuara nga agjencitë dhe kompanitë shtetërore është vështirësuar deri në pamundësi faktike pjesëmarrja e operatorëve të huaj në gara”. Kështu shprehet Konfindustria duke ngritur shqetësimin për përjashtimin e kompanive të huaja nga tenderat publikë në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si pengesë serioze për konkurrencën dhe procesin e integrimit europian.

Përmes një njoftimi për shtyp, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku deklaron se në prokurimet publike të organizuara nga agjenci dhe kompani shtetërore është vështirësuar deri në pamundësi faktike pjesëmarrja e operatorëve të huaj. Sipas saj, pengesat krijohen përmes akteve nënligjore subjektive, që bien ndesh me standardet e Bashkimit Europian dhe favorizojnë fenomene të “kapjes së shtetit”.

Konfindustria përmenden dy tenderat ndërkombëtarë me vlerë rreth 70 milionë euro për projektet e “Bypass-it të Elbasanit”, të organizuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas Konfindustrisë, operatorëve të huaj u kërkohet që brenda 30 ditësh të kryejnë ekuivalentimin e licencave profesionale pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që vetë procedura e shqyrtimit tejkalon këtë afat.

“Përjashtimi i operatorëve të huaj dëmton interesin publik dhe ekonominë, duke rritur kostot e projekteve deri në 2.3 herë më shumë se standardet e BE-së, si dhe duke ndikuar në uljen e cilësisë së punimeve infrastrukturore. Sipas Konfindustrisë, sektorët më të prekur nga kjo situatë janë infrastruktura, energjia dhe teknologjia, ku përfshihen institucione si ARRSH, hekurudhat, portet, OST, OSHEE, KESH dhe AKSHI”, thekson kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku.

Reagimi i plotë
Konfindustria vlerëson, se në prokurimet publike të organizuara nga agjencitë dhe kompanitë shtetërore është vështirësuar deri në pamundësi faktike pjesëmarrja e operatorëve të huaj në gara. Pengesat janë qartësisht të tipit të korrupsionit të “kapjes së shtetit/state capture” me akte nënligjore subjektive tërësisht kundër standarteve të procesit të integrimit në BE.
Shembull i qartë janë termat e referencave të vendosura në dy tenderat ndërkmbëtarë prej afër 70 milionë euro për projektet e “Bypass të Elbasanit” të përgatitura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në mënyrë absurde në afatin kufi prej 30 ditësh pjesëmarrësve të huaj u kërkohet si kushti detyrueshëm pjesëmarrje në tender ekuivalentimi i licencave profesionale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë, vetë procesi kohor i shqyrtimit për ekuivalentimin paraprak të licencave tejkalon afatin e detyrueshëm të përcaktuar në termat e referencës.
Përjashtimi i operatorëve të huaj prek drejtëpërdrejtë interesin publik, ekonominë kombëtare, shtim të ndjeshëm kostosh financiare deri në 2,3 herë më të shtrenjtë se BE. Gjithashtu, shmangia e konkurencës ka si pasojë punime jashtë standarteve mjaft të dukshme në rënie rrugësh, tunelesh, etj.me qindra milionë dëme.
Sa më sipër sjell deri në cënim të detyrimeve politike të Shqipërisë pjesë e rendesishme të integrimit në BE, duke e vështirësuar ndjeshëm vetë procësin.
Sektorët më të prekur nga dukuria sistematike e përjashtimit të operatorëve të huaj nga tenderimi në Shqipëri janë përkatësisht:
– Infrastruktura( Autoriteti Rrugor, hekurudha, porte, etj)
– Energjia( OST, OSHEE, KESH)
– Teknologjisë( AKSHI)

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?