AKTUALITET

Nga burgu, Ilir Beqaj mbron koncesionin e sterilizimit që u hetua nga SPAK: Një histori suksesi për kirurgjinë shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Mars 2026, 10:35
Nga burgu, Ilir Beqaj mbron koncesionin e sterilizimit që u hetua nga SPAK:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar nga burgu për koncesionin e sterilizimit. 

Deklarata e tij është publikuar nga avokati Ermal Yzeiraj. 

Në reagimin e tij, Beqaj ndalet te përfundimi i kontratës koncesionare 10-vjeçare për shërbimin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, e cila sipas tij përfundon sot, më 8 mars 2026.

Ai e cilëson këtë kontratë një “Partneritet për Progres”, duke argumentuar se modeli i partneritetit publik-privat solli transformim në kirurgjinë shqiptare dhe përmirësoi standardet e sterilizimit në spitalet publike.

Sipas ish-ministrit, kontrata e nënshkruar në dhjetor të vitit 2015 mundësoi modernizimin e sallave kirurgjikale, furnizimin me instrumente të reja dhe uljen e infeksioneve spitalore, ndërsa thekson se gjatë dhjetë viteve janë realizuar qindra mijëra ndërhyrje kirurgjikale në kushte optimale steriliteti.

Beqaj gjithashtu argumenton se përfundimi i kontratës dhe kalimi i shërbimit te një ndërmarrje publike nuk përbën dështim të koncesionit, por sipas tij është dëshmi e suksesit të modelit të ndjekur. Ai thekson se infrastruktura, pajisjet dhe eksperienca e krijuar gjatë këtyre viteve do të transferohen te struktura shtetërore që do të vijojë ofrimin e shërbimit.

PPP - Partneritet Për Progres

Sot, 8 mars 2026, përfundon kontrata konçesionare e “shërbimeve të integruara të furnizimit të setit te personalizuar steril të instrumentave kirurgjikalë”.

Kontrata është nënshkruar në 10.12.2015, ndërsa hetimet penale për të kanë filluar në 14.12.2015 (vetëm 4 ditë pas nënshkrimit). Janë ngritur në vite akuza për 11 vepra në ndryshme penale dhe ende deri më sot nuk ka një vendim të formës së prerë për këto akuza. Është hetuar deri tani nga 5 prokurorë dhe gjykuar deri tani nga 14 gjyqtarë të ndryshëm.

Prokurorët kanë ngritur akuza si në një ruletë ruse, ndërsa gjyqtarët si në një “autoshkollë” të reformës në drejtësi kanë rikulifikuar veprat penale.

Nga nesër, ky shërbim i integruar, do të vazhdojë të ofrohet për pacientët shqiptarë që operohen çdo ditë nga rreth 450 mjekë kirurgë në 110 salla kirurgjikale në të gjithë spitalet publike nga një ndërmarrje publike e krijuar rishtaz enkas për të ofruar këtë shërbim të integruar.

Në 2013, kur mora detyrën e ministrit të shëndetësisë instrumentat kirurgjikalë dhe autokllavat për sterilizimin e tyre datonin në miqësinë me Kinën komuniste (1978). Në qershor të atij viti Instituti i Shëndetit Publik rekomandonte mbylljen e disa sallave kirurgjikale në QSUT për ngarkesë të lartë të patolerueshme mikrobike, ndërsa në nëntor të po atij viti Avokati i Popullit pas një investigimi 2 vjeçar raportonte se infermieret e sallave kirurgjikale i blejnë detergjentët me lekët e tyre sepse spitalet nuk kanë para.

Në vitin 2013, në kushtet e mungesës së fondeve disponibël për investime (40 mln USD ishin detyrimet e prapambetura të ministrisë së shëndetësisë ndaj furnitorëve), e shtrëngesave makro-fiskale për huamarrje publike (në 2013 borxhi publik ishte 74 % e PBB, ndërsa sot është 53 %) dhe të mungesës së meditëmebë (know how) në strukturat tina spitalore, kontrata konçesionare ishte një zgjidhje efikase që i mundësoi brenda vitit 2015 kirurgjisë shqiptare një transformim rrënjësor dhe një kapërcim epokal 35 vjeçar duke e sjellë në standarta të larta europiane bashkëkohore.

Sot ajo zgjidhje e propozuar dhe e realizuar në 2015, dmth lënia nën një përgjegjësi të vetme e të gjitha hallkave të rriskut infeksional në sallat e kirurgjisë, rezulton se paska qenë e mençur, e saktë, e drejtë dhe e qëndrueshme.

Kushdo që mendon dhe deklaron se shteti po shtetëzon “sterilizimin”, gabohet. Për qytetarin shërbimi ka qënë gjithmonë publik, por në sallat operatore është mundesuar në partneritet me sipërmarrjen private.

Kushdo që mendon dhe deklaron se shtetëzimi është dëshmi e dështimit të konçesionit, gabohet. Madje rëndë. Përkundrazi, kjo është dëshmi e suksesit të kontratës.

Për këtë kontratë, në 10 vite, u shpenzuan 12.9 miliardë leke.
Falë kësaj kontrate, në 10 vite, rreth 575 mijë ndërhyrje kirurgjikale u realizuan në kushte optimale steriliteti.

Falë kësaj kontrate, nga 50 mijë operacione në vit në 2013, në 2025 u kryen 67 mije operacione (popullsia nga 3 milionë në 2013, në 2025 është 2,4 milionë). Dmth, në të njëjtat salla kirurgjikale dhe nga të njëjtët mjekë kirurgë, u shërbyen në vitin e fundit të kontratës 35% më shumë pacientë krahasuar me 2013, duke qënë njlherazi kjo edhe rritje me po këtë përqindje e rendimentit të kirurgjisë shqiptare publike.

Falë kesaj kontrate, nga ulja e infeksioneve nozokomiale dhe instrumentave modernë miniinvazivë, ditë qëndrimi mesatar në spital i pacientëve të kirurgjisë u ul 1,7 ditë (nga 6.5 ditë në 4.8 ditë). Pra, në 10 vite u kursyen 970 mije diteqendrimi në spitale. U kursyen dhe 970 mijë ditë invaliditet e sëmundje.

Falë kësaj kontrate, parterët privatë investuan mbi 3 miliardë lekë pajisje e teknollogji të cilat sot i transferohen pa shpërblim ndërmarrjes shtetërore të sapokrijuar.

Falë kësaj kontrate, u furnizuan mbi 100 mijë instrumente kirurgjikale të rinj e bashkëkohorë.

Falë kësaj kontrate, u vunë në punë 10 njësi sterilizimi moderne përveç centralit në QSUT.

Falë kësaj kontrate, shërbimi i sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë kryhet sipas standarteve ISO.

Falë kësaj kontrate, u punësuan 280 vetë, shpërblimi mujor i punës të të cilëve derdhi në arkën e shtetit 620 milionë lekë (kontribute e TAP) në 10 vjet. Operatori konçesionar pagoi në arkën e shtetit 280 milionë lekë taksa e tatime direkte.

Falë kësaj kontrate, nga ulja e ndjeshme e infeksioneve nozokomiale, janë shpëtuar çdo vit 40 jetë.

Falë kësaj kontrate shqiptarët kanë jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.

Falë kësaj kontrate, “meditëmebë” e sjellë në 10 vite nga partneri transferohet e gjitha pa shpërblim tek ndermarrja e re shtetërore.

Vendosni vetë në një anë të peshores shpenzimet 12.9 miliardë lekë në 10 vite dhe në anën tjetër përfitimet financiare që paraqita më sipër. Bëjini vetë llogaritë a ka qënë e leverdishme apo jo kjo kontratë. Për shëndetin e shqiptarëve, për cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për financat publike.

Në të gjithë këto vite, nga padija, zilia dhe verbëria politike, PPP-të janë demonizuar shumë. Kjo kontratë është vetëm një nga 235 kontratat konçesionare në Shqipëri të lidhura pas vitit 1990. Por kjo kontratë rezulton se paska qënë dy herë PPP. Përveçse Parteritet Publik - Privat, paska qënë edhe një Partneritet Për Progres.

Javën e ardhshme bëhen 9 vjet që jam larguar nga detyra e ministrit të shëndetësisë. E kam ushtruar atë detyrë për 3.5 vjet (09/2013 - 03/2017). Jam krenar për këtë kontratë dhe sidomos për çfarë u arrit gjatë realizimit të saj si një nga punët e mira që u bënë në shëndetësinë shqiptare kur pata nderin dhe privilegjin të ushtroj deryrën e ministrit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?