Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime dhe vranësira, era forcohet
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato në një intervistë për Deutsche Welle ka komentuar nismën e mazhorancës që pengon pezullimin e ministrave, lëvizje kjo që u ndërmor pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut.
Diplomati evropian theksoi se janë duke e monitoruar, ndërsa theksoi se kjo nismë duhet të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit.
“Ne po e ndjekim nga afër këtë ndryshim të propozuar në Kodin e Procedurës Penale, që është neni që i lejon një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. Sepse çdo gjë që lidhet me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë është diçka që ne e ndjekim nga afër dhe e vlerësojmë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet kandidate. Sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Pra, ne presim që çdo nismë legjislative të jetë në përputhje me angazhimet e përgjithshme të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër se si ndikon kjo në këta elementë”, tha Gonzato.
Po ashtu ambasadori Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri.
DW: Dua t’ju pyes për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila është një nga investimet më të mëdha të Bashkimit Europian. Çfarë mendoni për punën e SPAK-ut aktualisht?
Ambasadori Gonzato: Unë mendoj se SPAK-u po bën një punë shumë, shumë të rëndësishme. Nëse flisni me shtetet anëtare, do të shihni se ato e vlerësojnë jashtëzakonisht punën e bërë nga SPAK-u, për shembull, në luftën kundër krimit të organizuar, në shpartallimin e bandave kriminale që veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në BE dhe, veçanërisht, në disa shtete anëtare të Bashkimit Europian.
Ato e vlerësojnë jashtëzakonisht punën që po bën SPAK-u në bashkëpunim me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, si dhe me EUROPOL-in dhe EUROJUST-in për gjurmimin e këtyre bandave, për gjurmimin e aktiviteteve të tyre dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sepse ky po bëhet një shqetësim në rritje në shtetet anëtare të BE-së. Roli që luajnë rrjetet shqiptare, për shembull, në trafikun ndërkombëtar të drogës ka ndikim edhe në sigurinë e disa qyteteve në Europën Veriore. Ndaj, kjo vlerësohet jashtëzakonisht shumë.
Së dyti, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga elementët kyç për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Kjo është në thelb të procesit themelor që thashë më parë. Pra, ne e shohim SPAK-un si një institucion që luan rol themelor në këtë drejtim, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivel politik, dhe nuk shohim asnjë pengesë për thirrjen dhe hetimin e politikanëve të rangut të lartë. Mendoj se ky është një element i rëndësishëm për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë. Është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim. Pra, padyshim që vlerësimi është pozitiv.
Ne mendojmë se duhet bërë më shumë për anën parandaluese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse, për shembull, në kuadër të “Themeloreve”, një nga masat që u miratua së fundi nga Shqipëria, si pjesë e këtij hapi fillestar në procesin e anëtarësimit, ishin kriminalizimi i pastrimit të parave. Kjo do të jetë një mënyrë e rëndësishme edhe për të minuar financiarisht disa nga aktivitetet e paligjshme që kryejnë këto rrjete. Pra, ne presim që qeveria të miratojë jo vetëm strategji për parandalimin e korrupsionit, por edhe të zbatojë masa konkrete në këtë drejtim.
DW: Por strategjia që po ndërmerr qeveria shqiptare është ndryshimi i legjislacionit për pezullimin e kërkesave për heqjen e imunitetit nga SPAK-u. Si i konsideroni këto përpjekje të qeverisë shqiptare?
Ambasadori Gonzato: Ne po e ndjekim nga afër këtë ndryshim të propozuar në Kodin e Procedurës Penale, që është neni që i lejon një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. Sepse çdo gjë që lidhet me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë është diçka që ne e ndjekim nga afër dhe e vlerësojmë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet kandidate. Sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Pra, ne presim që çdo nismë legjislative të jetë në përputhje me angazhimet e përgjithshme të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër se si ndikon kjo në këta elementë.
Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës ka shkaktuar dë...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Janë të shumtë pronarët e apartamenteve dhe drejtues të agjencive imobiliare në pritje të zbatimit të ligjit “P&...
Plot 35 vite më parë, më 20 shkurt të vitit 1991, me mijëra qytetarë të Tiranës dhe nga rrethe të tjera anë ...
Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë...
Prokuroria e Riminit ka kërkuar ngritjen e menjëhershme të aktakuzës ndaj Klajdi Mjeshtrit, rojës 28-vjeçar me origjinë shq...
Tragjedi në pyllin e Luzzi-t. Një ekip zjarrfikësish nga komanda e Cosenza-s (detashmenti Rende) iu përgjigj kësaj pasdite zonës C...
Seanca paraprake dëgjimore në të ashtuquajturin operacion "Ura", hetimi bombastik nga Drejtoria Hetimore Anti-Mafia që ekspozoi lidhjet midi...
Vjedhjet në banesa, për një vlerë të vlerësuar në dhjetëra mijëra euro, iu atribuohen një shtetasi shqiptar 30...
Një operacion i koordinuar i Policisë së Shtetit ka çuar, në arrestimin e një shtetasi shqiptar 35 vjeçar, i cili dyshohe...