AKTUALITET

Numri i përdoruesve celularë ngeli në stanjacion në tremujorin e parë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 08:05

Numri i përdoruesve celularë ngeli në stanjacion në

Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare në vend ngelet në stanjacion, pas një tendence disavjeçare në rënie.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në fund të tremujorit të parë të vitit numri i përdoruesve aktivë (i matur si numër i kartave SIM aktive) të këtyre shërbimeve arriti në 2.44 milionë, në rënie me 1.4% krahasuar me fundin e vitit 2025 dhe në një rritje modeste me 0.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tendencë të ngjashme shfaqi edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve të internetit arriti në 2.05 milionë, me një rënie prej 1.4% nga fillimi i vitit, por në rritje me 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.

Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 20.7% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 22.5%.

Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 5.9%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 11.6%. Një përdorues celular konsumoi mesatarisht 126 minuta në muaj thirrje dalëse, shifër kjo 6.2% më e ulët krahasuar me një vit më parë.

Shifrat e përdorimit konfirmojnë thellimin e tendencës që komunikimi të zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti.

Tregu i shërbimeve celulare prej vitesh po përvijon tendenca të qarta, që tregojnë një numër në rënie përdoruesish. Në dekadën e fundit, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me më shumë se 28%.

Pjesërisht, kjo mund të shpjegohet me faktorët demografikë dhe uljen e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Në mënyrë kalimtare, kjo rënie është kompensuar pjesërisht nga rritja e numrit të turistëve të huaj, që në disa raste përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit. Kjo tendencë është më e theksuar gjatë tremujorit të tretë të vitit, kur edhe numri i turistëve është më i lartë.

Por, nga ana tjetër, ulja e numrit të përdoruesve aktivë pjesërisht është ndikuar edhe nga zhvillimet e brendshme të tregut.

Numri i operatorëve celularë është ulur në dy, nga katër që kishte qenë deri në vitin 2017.  Sot është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular.

Kjo tendencë kishte qenë mjaft tipike afërsisht deri në vitin 2014, kur AKEP ndaloi diferencimin e çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.

Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?