Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...

Parandalohet një atentat ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal.
Sekuestrohen 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi.
Shpallen në kërkim 3 shtetas, pjesëtarë të grupit që do të kryente atentatin ndaj një shtetasi, dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, me qëllim parandalimin e atentatit, si dhe për kapjen e shtetasve që do ta kryenin atë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, kanë ngritur pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.
Shtetasit që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.
Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe informacioneve policore të siguruara, kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.
Në vijim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, nga kontrolli në banesën e njërit prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:
-H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë;
-A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë;
-E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve intensive që po zhvillohen për këtë rast, nuk mund të japim detaje të tjera mbi motivin e këtij rasti apo mbi objektivin e synuar nga autorët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".
Fansat e këngëtarit të njohur spanjoll Julio Iglesias po shqetësohen gjithnjë e më shumë, teksa po qarkullojnë ra...
Nuredin Dumani shoqërohet në ambientet e Gjykatës së Posaçme GJKKO, për të dëshmuar në procesin gjyqësor k...
Pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku një vajzë përdhunohet nga një person, ndërkohë një tjet&e...
Largimet masive të popullatës vijojnë të thellojnë tkurrjen e konsumit të produkteve të shportës ushqimore. Në p...
Shqipëria është tronditur nga lëkundje tërmeti paraditen e kësaj të hëne. Nga të dhënat e para mësohet...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë private në kryeqytet, në momentin kur po diplomoheshin matu...
ITALI- Italianët kanë nisur një mbledhje fondesh për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar. Kjo fushatë ka nisur në...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënshkruar tashmë kontratën me kompaninë “Fusha” e cila ishte fituese e tenderit për insti...
Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi fashë energjie elektrike gjatë sezonit të verës, Konfindustria e ka kundë...
Një ngjarje e rëndë ka zgjuar Fierin ditën e sotme, ku në një banesë ka rënë zjarr si pasojë e shpërthi...