AKTUALITET

Panairi i Turizmit në Berlin/ DW: Shqipëria në qendër të vëmendjes! Merr për herë të parë rolin e vendit mikpritës

b.z Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 08:10
Panairi i Turizmit në Berlin/ DW: Shqipëria në qendër
Foto ilustruese

BERLIN - Në hapjen zyrtare të panairit të turizmit në Berlin ITB 2025, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi turizmin si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Sipas tij, vendi ka njohur një rritje të ndjeshme dhe po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar. "Numri i mbërritjeve turistike është rritur me 80 për qind në pesë vitet e fundit", tha Rama dhe shtoi se "zgjerimi i infrastrukturës ajrore dhe lidhjet e reja ndërkombëtare po e bëjnë Shqipërinë më të aksesueshme". Aeroporti i Tiranës tashmë regjistron 11 milionë pasagjerë në vit, ndërsa fluturimet direkte nga Gjermania po shtohen ndjeshëm. 

Për ta prezantuar Shqipërinë si një destinacion të gjithanshëm, Rama vuri në dukje diversitetin natyror dhe kulturor të vendit. Ai theksoi se nga plazhet mesdhetare te Alpet, nga qytetet historike si Butrinti deri te turizmi aktiv në Valbonë dhe Theth, Shqipëria ofron përvoja unike për çdo vizitor. Rama foli për konceptin "albanity", një kombinim i emrit të vendit anglisht me fjalën mikpritje, që sipas Ramës përfaqëson shpirtin e hapur të shqiptarëve. Sipas tij, Shqipëria nuk është më një destinacion i fshehur, por një vend që po zbulohet dhe po fiton vëmendjen që meriton. 

Një sërë aktivitetesh me rastin e panairit 

Për të sjellë këtë imazh më pranë publikut, Shqipëria ka organizuar një program të larmishëm aktivitetesh gjatë panairit. Diskutimet mbi turizmin e qëndrueshëm dhe investimet janë në qendër të vëmendjes, ndërsa vizitorët kanë mundësinë të eksplorojnë gastronominë shqiptare përmes degustimeve dhe demonstrimeve të gatimit. Shfaqjet kulturore, me muzikë dhe valle tradicionale, sjellin një pasqyrë autentike të trashëgimisë shqiptare, ndërsa promovimi i qytetit të Gjirokastrës dhe destinacioneve të tjera të mbrojtura nga UNESCO tregon rëndësinë e turizmit kulturor për zhvillimin e sektorit. 

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin nuk është vetëm një mundësi për promovim, por një hap strategjik për të forcuar pozitën e saj në tregun global të turizmit. "Ky është momenti për të treguar botës se Shqipëria është gati të mirëpresë vizitorët dhe të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme," tha Rama. 

Çfarë është ITB Berlin 

ITB Berlin është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm i turizmit në botë, ku çdo vit mblidhen përfaqësues të destinacioneve turistike, operatorë turistikë, kompani ajrore, investitorë dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë bota. Prej disa vitesh panairi nuk është i hapur për publikun e gjerë, por vetëm për biznesin. 

Edicioni i këtij viti, që zhvillohet nga 4 deri më 6 mars 2025, sjell mbi 5 800 ekspozues nga 170 vende dhe pritet të mirëpresë më shumë se 100,000 vizitorë. Programi përfshin panele diskutimi, prezantime dhe mundësi të shumta rrjetëzimi, duke shërbyer si një platformë kryesore për trendet dhe inovacionet më të fundit në industrinë globale të turizmit. /DW

panairi i turizmit shqiperi berlin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë