8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Flet mjeku psikiatër, psikoterapist Neli Demi
Shtrimet në spitalet psikiatrike në Shqipëri kanë rënë ndjeshëm pas vitit 2020, por sipas mjekut psikiatër Neli Demi, kjo rënie nuk lidhet me përmirësimin e shëndetit mendor të popullatës. Përkundrazi, pandemia ka shtuar problemet psikologjike, ndërsa barrierat sociale, kulturore dhe mungesa e aksesit kanë ulur numrin e hospitalizimeve.
Psikiatri Neli Demi shpjegon se frika nga Covid-19, mungesa e aksesit dhe stigma e fortë kanë ndryshuar mënyrën e trajtimit, duke bërë që shumë raste të mbeten të patrajtuara.
Shtrimet në spitalet psikiatrike kanë rënë pas vitit 2020 krahasuar me periudhën para Covid-19. Si e shpjegoni këtë rënie?
Kjo rënie nuk duhet interpretuar si përmirësim i gjendjes mendore të popullatës. Përkundrazi, pandemia rriti ndjeshëm barrën e problemeve të shëndetit mendor. Ajo që ka ndryshuar është mënyra e trajtimit, por edhe disa faktorë të tjerë.
Së pari, gjatë pandemisë pati kufizime reale të aksesit në spital dhe hezitim të madh nga familjarët për shtrime, për shkak të frikës nga infektimi. Së dyti, u forcua prirja për trajtim ambulator dhe në komunitet, shpesh edhe kur shtrimi do të mund të kishte qenë i dobishëm.
Disponueshmëria e shtretërve psikiatrikë nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë duke vështirësuar aksesin e popullatës në shërbime psikiatrike me shtretër.
Po ashtu, stigma ndaj shtrimit psikiatrik mbetet e fortë dhe shumë familje përpiqen ta menaxhojnë situatën në shtëpi deri në limite të rrezikshme. Pra rënia e shtrimeve nuk reflekton domosdoshmërisht nevojë më të ulët, por barriera strukturore, sociale dhe kulturore.
Cilat janë diagnozat më të shpeshta që hasni dhe cilat kontribuojnë më shumë në shtrimet spitalore?
Në praktikën klinike ambulatore, diagnozat më të shpeshta janë: çrregullimet e ankthit; depresioni; çrregullimet e përshtatjes; varësitë (alkool, substanca); çrregullimet e personalitetit.
Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre pacientëve nuk ka nevojë për shtrim spitalor. Vetëm një përqindje relativisht e vogël, rreth 5 deri në 10%, përfundojnë në shtrim.
Diagnostikat që kontribuojnë më shumë në shtrim janë: psikoza (p.sh. skizofrenia), episodet maniake, depresionet e rënda me rrezikshmëri funksionale, çrregullimet e rënda të përdorimit të substancave.
Cilat grupmosha paraqiten më shpesh për trajtim psikiatrik?
Aktualisht, të rinjtë dhe moshat e mesme (20–45 vjeç) paraqiten më shpesh për trajtim. Kjo lidhet me presionet sociale, ekonomike dhe profesionale, pasigurinë dhe ndryshimet e shpejta të stilit të jetesës.
Tek të moshuarit shohim më shumë raste të lidhura me: depresionin; çrregullimet neuro-kognitive, izolimin social. Ndërsa te të rinjtë po vërehet rritje e ndjeshme e ankthit, çrregullimeve të humorit dhe problemeve të lidhura me identitetin dhe marrëdhëniet.
A ka ndryshuar profili i pacientit që kërkon trajtim apo shtrim?
Po, profili ka ndryshuar ndjeshëm. Sot kemi pacientë më të rinj, më shumë gra që kërkojnë ndihmë, më shumë probleme të lidhura me stres kronik, pasiguri ekonomike dhe izolim social.
Gjithashtu, ka një rritje të pacientëve funksionalë nga ana profesionale, por emocionalisht të rraskapitur, të cilët më parë nuk do t’i drejtoheshin psikiatrit. Kjo tregon rritje të ndërgjegjësimit, por edhe intensitet të jetës moderne.
Numri i pacientëve të shtruar psikiatrikë përbën rreth 1% të totalit të shtrimeve. Si e interpretoni këtë shifër?
Kjo shifër është tejet e ulët dhe nuk pasqyron barrën reale të sëmundjeve mendore. Po, ka shumë gjasa për: nënraportim, shmangie të shtrimit për arsye sociale, kulturore, ekonomike, mungesë alternativash të ndërmjetme (shërbime komunitare, struktura rezidenciale).
Shpesh pacientët shtrohen vetëm në faza të avancuara të sëmundjes, kur situata është bërë e papërballueshme. Kjo e ul efikasitetin e trajtimit dhe rrit koston afatgjatë.
Sa kushton ndjekja e trajtimit psikiatrik privat dhe medikamentet?
Në sektorin privat, kostoja e një seance psikiatrike zakonisht luhatet: nga rreth 4,000 deri në 8,000 lekë për konsultë, në varësi të mjekut dhe kohëzgjatjes.
Sa u përket medikamenteve: trajtimet bazë mund të kushtojnë disa mijëra lekë në muaj, ndërsa terapitë më komplekse apo medikamentet specifike mund të shkojnë ndjeshëm më lart. Për shumë familje, kostoja është pengesë reale, sidomos për trajtime afatgjata.
Çfarë i nevojitet sistemit të shëndetit mendor në Shqipëri për t’u përmirësuar?
Sistemi ka nevojë për: zhvendosje të fokusit nga spitali te shërbimet komunitare, më shumë qendra ditore dhe struktura rezidenciale të ndërmjetme, integrim më të mirë të shëndetit mendor në shërbimin parësor, financim të unifikuar dhe standarde të qarta cilësie.
Mbi të gjitha, ka nevojë për një qasje që bashkon lirinë e individit, drejtësinë në akses, sigurinë klinike dhe përkujdesjen njerëzore. Pa këtë ekuilibër, shërbimet mbeten fragmentare dhe jo efektive./Monitor
Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matshme. Për disa ditë me radhë, tregu i Tiranës merr ngjyrë...
Universitetet po rezultojnë hallka më e dobët e sistemit arsimor në vend. Rënia e numrit të studentëve dhe rritja e fondeve...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vajzën 18-vjeçare që u dërgua e plagosur me armë zjarri në spit...
Ditën e sotme, 14 shkurt, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesa...
Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku ka mbetur e plagosur një vajzë. Vajz...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qerret, në Durrës, ku një burrë i identifikua...
Autoritetet policore kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar i cili është arratisur nga burgu i Trikalës në vitin 2018, ...
Një 15 vjeçar i vdekur dhe dy të tjerë në gjendje të rënde por jashtë rrezikut për jetën, është ...
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bllokuar zyrtarisht çdo shteg ligjor për personat me probleme integriteti që tentojn&eu...
Një çarje në argjinaturën e lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë, ka alarmuar mbrëmjen e së enjtes autoritete...