Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Ndryshimet klimatike i kanë shtyrë qeveritë kudo në botë, që të ndërmarrin politika agresive në drejtim të efiçencës energjetike. Shumë qeveri përveçse kanë hequr taksat për pajisjet që kursejnë energjinë, paralelisht janë duke subvencionuar familjet direkt me para në dorë për blerjen e tyre.
Por në Shqipëri, ndodh fenomeni i kundërt. Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, politikat e saj fiskale ecin në drejtim të kundërt me kërkesat e Brukselit.
Pajisjet me eficiencë të lartë energjetike, si kondicionerët inverter, taksohen në Shqipëri me taksë doganore 10%, ndërkohë që në vendet e BE-së kjo tarifë është pothuajse zero (0 deri në 2.2%).
Kjo mospërputhje nuk është thjesht një barrë financiare për xhepat e qytetarëve, por sipas ekspertëve, përbën një pengesë reale në procesin e anëtarësimit.
Kundër frymës së negociatave me BE
Eficienca energjetike është një nga shtyllat kryesore të kapitujve që Shqipëria duhet të negociojë për t’u anëtarësuar në BE. Dhomat e biznesit në vend kanë ngritur alarmin se mbajtja e tarifave doganore mbi nivelin europian për pajisjet që kursejnë energji është në kundërshti të hapur me vetë procesin e integrimit.
Sipas përfaqësuesve të biznesit, Shqipëria nuk mund të pretendojë përafrim me standardet e "Agjendës së Gjelbër" të BE-së, ndërkohë që penalizon fiskalisht qytetarët që blejnë teknologji kursimtare.
Tabela e paradoksit: Shqipëria "ekstremi" i rajonit
Krahasimi i tarifave tregon se si Shqipëria rëndon konsumatorin final më shumë se fqinjët:
• Pajisjet Inverter:
Shqipëria 10%
Mali i Zi 0%
BE 0-2.2%.
• Televizorët (Eficience A+):
Shqipëria 10%
Mali i Zi 3%
Greqia 4%.
Një barrë e dyfishtë për qytetarin
Nëse qeveria do të ndiqte modelin evropian, duke e ulur këtë tarifë në 2%, efekti do të ishte i menjëhershëm: qytetarët do të blinin pajisje që konsumojnë më pak energji dhe fatura e dritave në fund të muajit do të ishte më e ulët.
Për dhomat e biznesit, kjo heshtje trevjeçare e institucioneve ndaj kërkesave për rishikim tarifash tregon mungesë vizioni.
"Në vend që të inkurajohet eficienca për të lehtësuar sistemin energjetik kombëtar, shteti zgjedh të mbledhë taksa të larta në doganë, duke e lënë qytetarin të vetëm përballë kostove të larta të jetesës," shprehen përfaqësuesit e bizneseve.
Duket se rruga drejt BE-së po pengohet nga vetë tarifat "Made in Albania" të Qeverisë, të cilat po mbajnë peng modernizimin e shtëpive shqiptare dhe po rëndojnë konsumatorin final.
Reni Ashiku e krijoi Converse Management Consulting në mars të vitit 2018, bashkë me një ortake të quajtur Besarta Dika. Kjo e fundit, ...
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallë...
Punimet në segmentin e dëmtuar të aksit Librazhd–Pogradec po vijojnë në zonën e Dragostunjës. Në terren janë ...
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli për gazetarët pas mbarimit të seancës paraprake në GJKKO. Ai theksoi se për ç...
Një muaj më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ka kryer inspektime pas rrëshqitjeve të pësuara në unazën e pos...
Inxhinieri Romeo Nazarko, ka folur mbi situatën kaotike të krijuar nga degradimi i aksit Librazhd-Prrenjas, i cili ka izoluar gjithë juglindjen. ...
DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte vjedhur disa produ...
Shqipëria sot po përballet me një problem serioz në infrastrukturë, teksa shumë rrugë po shemben. Nga njëra an&...
Qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për projekte rrugore që po prishen vet...
Bashkia Peqin ka ndaluar qarkullimin për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digë...