Dy reparte ushtarake marrin 271 milionë euro investime ketë vit, 37% të buxhetit të mbrojtjes
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut.
Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh është përfshirë edhe në sipërmarrje, ku mban funksionin e administratorit të shoqërisë “Top Seven”. Duhet theksuar se ende nuk dihet arsyeja konkrete e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që aludimet mbeten të shumta.
Aksionet sipas Open Corporates dhe deklarimet me humbje
Nga një verifikim i shpejtë në bazën e të dhënave “Open Corporates”, rezulton se pronare de jure e kompanisë ku Shkëmbi është administrator është Erinda Lutaj, e cila zotëron 100 për qind të aksioneve. Emri i Erinda Lutajt nuk është i panjohur për opinionin publik. Rreth një vit më parë, kryeministri Edi Rama firmosi 11 leje ndërtimi, mes të cilave edhe një për Lutajn, për ndërtimin e një kulle 35-katëshe në zonën e Laprakës.
Dyshime lindën për shkak të zhvillimit të shpejtë të aktivitetit të saj, pasi menjëherë pas krijimit të shoqërisë “Top Seven Construction SHPK”, me administrator po Bledi Shkëmbin, vetëm tre muaj më vonë u depozitua kërkesa në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe në Bashkinë e Tiranës për marrjen e lejes së ndërtimit të kësaj kulle.
Në vendimin e KKT thuhej: “Leja e KKT e miratuar me 35 kate ndërkohë në faqen arkitekturore specifikohen 50 kate: Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k”.
Gjatë periudhës kur Krifca drejtonte AZHBR-në, Bashkimi Europian bllokoi fondet për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e rreth 135 milionë eurove. Aktualisht, dihet se SPAK vijon hetimet, megjithatë prokurorët janë treguar të rezervuar në lidhje me këtë çështje. Duke iu rikthyer rolit të Shkëmbit dhe veprimeve që ngrejnë pikëpyetje rreth aktivitetit të shoqërisë së zotëruar nga Erinda Lutaj, rezulton se në kohën e aplikimit për ndërtimin e kullës 35-katëshe, kompania dispononte vetëm 1 milion lekë kapital.
Ndërkohë, administratori deklaronte se kishte marrë hua nga shoqëria “Top Seven SHPK”, me këste mujore prej 8 300 lekësh. Sipas dokumentacionit zyrtar, kompania kishte të deklaruar vetëm tre punonjës dhe rezultonte me humbje prej 960 milionë lekësh, në një kohë kur vlera e projektit të kullës arrinte shifrën e rreth 80 milionë eurove.
Në këto rrethana, mbetet për t’u pritur një njoftim zyrtar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të sqaruar arsyen reale të paraqitjes së Bledi Shkëmbit në këtë institucion. Vetë Shkëmbi deklaroi për mediat, pas daljes nga SPAK, se bëhej fjalë për bllokimin e një automjeti. Pavarësisht shpjegimit të dhënë, mbetet e paqartë se në çfarë kuadri procedurial është ndërmarrë kjo masë dhe çfarë lidhje ka ajo me një hetim konkret penal.
Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit i njohur si &ldq...
Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dh&eu...
Zbulohet në lagjen “Pavarësia”, një apartament i marrë me qira, ku shfrytëzohej për prostitucion, një shtetase ...
Hetimet për atentatin mafioz të kryer në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së Musta...
Në orën 14.00 nëse hap faqen e E-Albania, faqja hapet normalisht, por nëse kërkon të bësh një shërbim, faqja del a ...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsh&e...
Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e nj...
Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas t&eu...
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, ka shkuar sot në SPAK, pasi është marrë nën hetim zyrtarisht, pas dyshimeve për tentativë...
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia. Sipas policisë i riu ka kanosur me armë zjarri një person. Ngjarja ka ndodhur ...