
TIRANË- Përdorimi i shërbimeve të komunikimit celular shënoi rritje të dobët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), trafiku total i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 1.3% me bazë vjetore.
Ndërsa konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues arriti në 8.94 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trafiku i thirrjeve dalëse nga rrjetet celulare shënoi një rritje modeste, me 0.5% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023, ndërsa numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie vjetore me 2.6%.
Çdo abonent e përdori mesatarisht celularin për 145 minuta në muaj, 5.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, numri i mesazheve të shkruara ishte 13 për përdorues në muaj, me një rritje të lehtë prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe numri i përdoruesve të shërbimeve celulare (që në fakt matet si numër i kartave SIM ose i numrave celularë aktivë) shënoi rënie të mëtejshme në tremujorin e fundit të vitit, me 4.8% më pak krahasuar me një vit më parë.
Në vitet e fundit, edhe tregu shqiptar kishte reflektuar tendencën e përgjitshme globale të zhvendosjes së komunikimit drejt aplikacioneve OTT (over the top) të lidhura me internetin. Kanalizimi i thirrjeve dhe mesazheve nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp, e ka ulur gradualisht përdorimin e shërbimeve tradicionale të mbështetura mbi rrjetet GSM, si thirrjet zanore apo SMS.
Por, shifrat e vitit të kaluar tregojnë një rritje shumë të dobët edhe të trafikut të internetit. Kjo mund të shpjegohet me uljen e numërit të përdoruesve, për shkak të tendencave demografike negative, por ndoshta edhe me luhatjet vjetore të numrit të turistëve të huaj që përdorin përkohësisht rrjetet celulare shqiptare.
Ndërkohë, ndarja e numrit të përdoruesve mes dy operatorëve celularë nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë vitit të kaluar. Vodafone Albania në fund të 2024 raportonte rreth 1.26 milionë përdorues aktivë ose 50.6%. One Albania kishte rreth 1.23 milionë përdorues aktivë ose 49.6% të tregut.
Treguesit financiarë të vitit të kaluar nuk janë publikuar ende nga AKEP, megjithatë viti 2023 kishte treguar një tendencë në përmirësim të rezultatit financiar të dy operatorëve, kryesisht falë një tendence të rishikimit në rritje në tarifave me pakicë./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
7 Prill14:26
VIDEO/ I jepet sot lamtumira e fundit, mbërrin në banesë trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, nëna në gjendje të rënduar: Ilaria ime, ku je o shpirti i mamit!
ITALI- Arkivoli i me trupin e pajetë të Ilaria Sulës e cila u vra me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur ...
n.f
AKTUALITET
7 Prill14:26
Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim, Apeli i Posaçëm lë në fuqi 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjytarës së Elbasanit, Zamira ...
n.f
AKTUALITET
7 Prill14:25
Tenderët, 62% e ankesave në vitin 2024 ishin për vlerësimin e ofertave
TIRANË- Të paktën 62 për qind e ankimimeve të paraqitura në Komisionin e Prokurimit Publik gjatë vitit të shkuar kisht...
n.f
AKTUALITET
7 Prill14:23
U ekstradua sot nga Italia/ Kush është 50-vjeçari Ilia Ndoka, lidhjet e tij me grupet e njohura kriminalet (FOTO)
ITALI- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari, Ilia Ndoka. Ndoka u ekstradua ditën e sotme nga Italia në vendin ...
r.ll
AKTUALITET
7 Prill14:20
Shoqata e Bimëve Mjekësore: Tarifa me SHBA do ulë eksportet, të rimbursohet 10% TVSH për fermerët
foto ilustruese
TIRANË- Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshir...
I.A
AKTUALITET
7 Prill14:17
Edhe kryebashkiaku në protestë/ Banorët në Has protestojnë për shkak të rrugës së keqe
HAS- Banorë të Hasit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të rrugës së keqe. Mësohe...
I.A
AKTUALITET
7 Prill13:25
Ujesjellësi i Tiranës nis fushatën e grabitjes për më shume se 2 mijë abonentë
TIRANË- Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, bashkë me disa drejtorë janë pas hekurave nëpër procese gjyq&...