AKTUALITET

Përplasja brenda Prokurorisë së Dibrës. Gazetari: Pse rasti i Prokurorit Abaz Muça është një përjashtim

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 11:28
Përplasja brenda Prokurorisë së Dibrës. Gazetari: Pse rasti

Nga Elton Qyno

Në një Shqipëri, ku shpesh mbizotëron cinizmi ndaj drejtësisë dhe ku emrat e përfolur për korrupsion janë më të zhurmshëm se ata që bëjnë punën me nder, rasti i Kryeprokurorit të Qarkut Dibër, Abaz Muça, është një përjashtim.

Një lajm i dalë ditën e djeshme ka trazuar rrjetin, duke aluduar se nga prokurori Urim Kalia, janë konstatuar shkelje nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë Dibër, Abaz Muça, e për pasojë Kalia ka hapur një dosje hetimore ndaj Abaz Muçës dhe një Oficeri të Policisë Gjyqësore.

Fakti i përplasjes mes Urim Kalias dhe Abaz Muçës është evident, por debatet dhe diskutimet profesionale janë në çdo institucion dhe jo vetëm në prokurorinë e Dibrës.

Por kur rasti i diskutimit profesional brenda institucionit bëhet çështje penale dhe mandej bëhet edhe publike, atëherë situata është përtej anës profesionale, përtej zgjidhjes ligjore të dosjes penale, por për interesat e ngushta personale të prokurorit, Urim Kalia, që ka trazuar rrjetin me nisjen e hetimeve ndaj kolegëve të tij në Dibër.

Shyqyr që u deshën këto interesa personale që publiku të mësonte se në Dibër, ekziston si prokuror shteti, Urim Kalia.

Për ata që nuk e dinë, Kalia, ka pasur në duar dhe ka ende dosje të rënda të vrasjeve në qarkun e Dibrës, rrëmbimin në 2018 të 21-vjeçarit Mateo Agës, çështjet me vdekjen e minatorëve në minierën e Bulqizës, dhe asnjërës nuk i ka bërë derman, për të zbuluar përgjegjësit.

Por njëherësh edhe për të nxjerë në publik emrin e tij si prokuror Shteti, që mbron interesin e Publikut, që në emër të Shtetit mbron interesat e viktimës në proces. U desh konflikti për inate personale me Abazin, oficerin e policisë Gjyqësore dhe prokuroren e çështjes, që të mësohej se në Dibër, ekziston prokurori Urim Kalia.

Publiku, KLP-ja, ILD-ja dhe Prokurori i Përgjithshëm presin që Urim Kalia, të mos zvarrisë dhe favorizojë autorët e dyshuar të vrasjeve në Dibër, duke mbajtur çështjet ndër vite pa hetime.

Ndërsa lidhur me çështjen për kthimin e një automjeti të sekuestruar, rezulton se nga prokurori, Urim Kalia, me dashje ka zvarritur hetimin e çështjes dhe ka favorizuar autorin L.L., i cili megjithëse ishte në konflikt të vazhdueshëm me ligjin, lirohej dhe mbrohej nga vetë prokurori Urim Kalia, duke u shkelur edhe të drejtat e viktimës (sipas vendimit penal të formës së prerë të Gjykatës Dibër).

Për kthimin e këtij mjeti, prokurori Urim Kalia, ka akuzuar një oficer policie se e ka kthyer mjetin pa urdhër të tij (në një kohë që oficeri pretendon se është urdhëruar nga vetë prokurori Urim Kalia).

Lidhur me këtë oficer policie, prokurori Urim Kalia, ka kërkuar në gjykatë masë sigurie për oficerin e policisë Gjyqësore, masë kjo e refuzuar nga Gjykata Dibër, pasi haptazi duket se veprimet e oficerit të policisë, nuk përbëjnë shkelje ligjore. Kjo edhe për shkak të interesave dhe inateve personale të prokurorit, Kalia.

Ndërkohë lidhur me Drejtuesin e Prokurorisë Dibër, Abaz Muça, prokurori Urim Kalia, ka pretenduar se nga ana e drejtuesit ka shkelje për shkak se ka pritur në zyrë qytetaren (në prani të prokurores së çështjes, oficerit të policisë që hetonte çështjen dhe mbrojtësit të qytetares), qytetare e cila ankohej pasi sorollatej për 3 vjet nga prokurori, Urim Kalia.

Në këtë takim, Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, i ka bërë me dije se çështja ishte e një prokuroreje tjetër dhe se prokurorja ishte e pavarur.

Por, do t'i kërkonte vetëm trajtimin e kërkesave të saj në kohë, duke qenë se nga kjo qytetare ishin paraqitur mbi 7 kërkesa për kthimin e mjetit të bllokuar, pa iu kthyer përgjigje nga prokurori, Urim Kalia.

Teksa u analizua situata dhe u konstatua se mjeti tip “Benz” ishte mbajtur në sekuestro, tej afateve dhe pa asnjë shkak domethënës, është marë vendimi për kthimin e makinës së sekuestruar.

Vendimi për kthimin e mjetit tek qytetaria e moshuar është marë nga një prokurore e Dibrës. Dhe ky vendim siç e kërkon procedura ligore, është shoqëruar dhe me shkresën përcjellëse të Drejtuesit të prokurorisë Dibër, Abaz Muça.

Vendimi, është ekzekutuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Dibër dhe e moshuara ka tërhequr automjetin sekuestruar si provë materiale.

Pas këtij fakti, prokurori Urim Kalia duke shfrytëzuar pavarësinë e tij, vendos të rregjistrojë hetim për drejtuesin, Abaz Muça, dhe çështjen t’ia kalojë për moskopetencë prokurorisë së Kukësit, për të vijuar verifikimet dhe ballafaquar pretendimet e Kalisë dhe Abaz Muçës.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”