AKTUALITET

Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë që tentuan të eliminonin mafiozin grek, kush është 'Demos' nga Gjirokastra

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 17:27

Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë që tentuan të

Policia greke ka arrestuar 6 persona, si autorë të dyshuar për tentativën e vrasjes së Yannis Lalas që ndodhi në maj 2025 në Nea Liosia.

Media greke shkruan se 4 prej tyre janë shqiptarë, dhe konsiderohen si ‘autorët kryesorë’ dhe dy grekë me një rol dytësor. Midis të arrestuarve është një grua, e cila dyshohet se ka pasur rol dytësor. 

Figura qendrore e organizatës duket të jetë një person me precedent të rëndë kriminal për vrasje. Ai njihej me nofkën "Demos" dhe fillimisht u rekrutua në grupin e Vasilis Stefanakos, ndërsa më vonë u shoqërua me grupin e një krimineli tjetër të njohur që është në burg. Për këtë arsye, burime policore vlerësojnë se atentati ndaj Lalës mund të lidhet edhe me këtë të fundit, megjithëse deri më tani nuk janë ngritur akuza zyrtare në këtë drejtim.

“Demos” është 45-vjeçari nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo. Bëhet fjalë për një person të konsideruar në Greqi si vrasës me pagesë, i arrestuar disa herë për ngjarje të ndryshme dhe shpesh i liruar në rrethana të dyshimta.

Gjatë operacionit të sotëm, policia greke sekuestroi 4 Kallashnikovë, 3 pistoleta, dhjetra fishekë dhe sasi kokaine.

Kush është Dhimo Meci

Dhimo Meci, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai u përfshi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin  100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe "Pitsilas", i cili besohet të ketë qenë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t'u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Atij i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.

Si i shpëtoi atentatit të parë biznesmeni

Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motorr u hap zjarr ndaj automjetit tip “Mercedes-Benz” të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala. Ndaj tij u qëllua rreth 40 herë, por makina e blindur i shpëtoi. Ngjarja u shënua në Ano Liosia të Athinës, ku Lala u ndoq nga dy atentatorët. Lala, një emër i njohur në qarqet mafioze greke, ishte arrestuar por liruar për vrasjen e gazetarit grek Jorgo Karaivaz dhe boksierit Hari Kontogiorgi. Madje ai së fundmi konsiderohej si krahu i djathtë i kriminelit famëkeq ukrainas, “Etnik”, i cili jeton në Dubai dhe konsiderohet përgjegjës për shumë ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, në Greqi. Jani Lala, u vra një muaj më parë në Arahova të Greqisë, ngjarje e zbuluar tashmë nga policia greke.

Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë që tentuan të

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë