Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Shqipëria ka nisur të përfitojë fondet e para nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor 2024-2027, por shuma janë modeste dhe shumë larg planit fillestar.
Plani i Rritjes, i cili po zbatohet nga viti 2023 dhe përfundon në 2027, mbështetet nga një Fond për Reforma dhe Rritje me vlerë 6 miliardë euro për rajonin dhe synon të përshpejtojë integrimin ekonomik me tregun e vetëm të BE-së, të nxisë integrimin rajonal dhe të përshpejtojë reformat kryesore Në një analizë e Drejtorisë së Zgjerimit në BE për “Fondet e BE-së në Shqipëri” që analizon zhvillimet deri në vitin 2025 thuhet se Shqipërisë i janë alokuar gjithsej 922.1 milionë euro në formën e granteve të pakthyeshme dhe huave me kushte të favorshme për zbatimin e kësaj agjende reformash.
Sipas dokumentit Shqipëria deri tani ka përfituar vetëm një pjesë të këtij financimi. Fillimisht janë dhënë 64.5 milionë euro si parafinancim, ndërsa në tetor 2025 u disbursuan edhe 99.3 milionë euro të tjera pas progresit të raportuar në zbatimin e reformave.
Në total, fondet e tërhequra deri tani arrijnë në rreth 163.8 milionë euro. Shqipëria ka përfituar rreth 17.7% të totalit të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes, ndërsa rreth 758 milionë euro mbeten ende për t’u disbursuar këtë vit dhe vitin tjetër, në varësi të ecurisë së reformave dhe përmbushjes së objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian.
Fondet do të shpërndahen pjesërisht për buxhetin e shtetit dhe pjesërisht për projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, duke synuar të përmirësojnë klimën e biznesit, të nxisin tranzicionin e gjelbër dhe digjital dhe të afrojnë më tej ekonominë shqiptare me standardet e BE-së.
Tërheqja e fondeve nga Plani i Rritjes lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e reformave dhe me standardet e sundimit të ligjit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.
Dokumenti i Komisionit Europian thekson se pagesat bëhen vetëm pas progresit të verifikuar në zbatimin e reformave dhe përmbushjes së objektivave të Agjendës së Reformës. Pjesa e mbetur e rreth 758 milionë eurove nuk është e garantuar paraprakisht, por kushtëzohet nga performanca e institucioneve.
Shqipëria ka ende mundësi reale të tërheqë pjesën e mbetur të fondeve, por ritmi i disbursimeve do të varet shumë nga besueshmëria e reformave, rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe aftësia për të garantuar menaxhim transparent të fondeve publike. / Monitor
Fshati Goriçan, në bashkinë Dimal të qarkut Berat, është prekur 7 herë nga përmbytjet e njëpasnjëshme t&eu...
Një aksident me pasojë plagosjen e një 65-vjeçari që udhëtonte me motoçikletë, ka ndodhur rreth orës 11.30 t&...
Deputetja e PD-së e Qarkut të Korçës Ledina Alolli ka ndjekur nga afër situatën në aksin Librazhd-Prrenjas, pas shembjeve...
I shpalluri në kërkim nga prokuroria e Posaçme, biznesmeni i “Soft-Solution”, Ermal Beqiri, nga arratia ka fituar në gjykat&...
Shembja e urës së Dragostunjës në aksin Librazhd–Prrenjas është më shumë sesa një incident lokal. Ajo &eum...
Autoritetet njoftojnë se të hënën, më 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në 17:00, disa zona në rrethin e Librazhdit do t&e...
Një qytetare nga fshati Tërbaç i Vlorës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjave gjendjen alarmante të rrugë...
Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për shqetësimin me qentë e rrugëve në Bashkinë...
Në Gjykatën e Tiranës pritet të dalin para togave të zeza 18 të arrestuarit për trazirat e së shtunës gjatë ...
Adriano Patozi, 64 vjeç, është arrestuar nga policia pasi rezulton i akuzuar nga autoritetet italiane, për korrupsion dhe përfshij&...