AKTUALITET

Prishi xhaminë në vitin 1967, pendohet i moshuari nga Ravoniku: Të rindërtohet

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 16:06

Prishi xhaminë në vitin 1967, pendohet i moshuari nga Ravoniku:

Rini Topçiu ishte njeriu që në vitin 1967 drejtoi bashkëfshatarët e tij në Ravonik për të prishur xhaminë dhe kishën e fshatit. Ai tregon se urdhri ishte që rinia e fshatit të prishte xhaminë, urdhër që u zbatua nga ai i pari dhe nga të tjerët.

“Me urdhër të Enver Hoxhës të prishej xhamia dhe kisha, ta prishte rinia. Ju si mendoni? Me urdhër të atij bëjmë çdo gjë, thashë. Mblodha rreth 10 veta, ramë dakord dhe në mëngjes, në orën 8, filluam prishjen e xhamisë. Kam hyrë unë i pari, pas xhamisë, prishëm minaren. Ikëm në kishë dhe e prishëm gjithë kishën. Ndërsa pemët i lamë dhe bëmë stërvitje për çetën”, tregon ai.

Sot, i moshuari është penduar për këtë akt dhe kërkon që xhamia e fshatit të tij të rindërtohet. “Prapë me urdhër erdhi të ndërtohej kisha e xhamia. Prapë ne filluam të ndërtonim kishën dhe xhaminë. Kisha u ndërtua, xhamia jo. Kanë kaluar 20 vite dhe sot fshati më thotë: ti e prishe, ta ndërtosh. I kam çuar letra Berishës, Ramës. I kam vajtur kryetarit të qarkut, i kam vënë në dijeni. Myftiu është indiferent, si i vjetri ashtu edhe i riu. Për xhaminë thonë nuk kemi lekë. Edhe si ajo, peng që e kam”, thotë ai.

Kryeplaku i fshatit Ravonik, Arjan Farasholli, tregon se kërkesa e gjithë fshatit është që xhamia të ndërtohet, por duhet gjetur një tokë e re, pasi aty ku ka qenë më parë ka probleme me pronësinë dhe tokën. “Normalisht kërkesa e gjithë fshatarëve dhe komunitetit është që të ketë një xhami, por për vendin nuk e them dot. Në atë vend ku ka qenë, pronat janë blerë. Duhet parë diçka e arsyeshme, një vend i përshtatshëm”, thotë ai.

Pjesa dërrmuese e banorëve të fshatit Ravonik i përkasin besimit mysliman dhe kërkesa e tyre vijon të jetë e njëjtë prej vitesh: ndërtimi i një xhamie ku të kenë mundësi të kryejnë ritualet e tyre fetare. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?