VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Treguesit buxhetorë të periudhës afatmesme 2025–2029 tregojnë qartë se modeli i qeverisjes mbetet i mbështetur kryesisht te investimet kapitale, rrugë, ndërtesa, vepra infrastrukturore dhe shumë më pak te investimi në kapitalin njerëzor, pra arsim dhe shëndetësi.
Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik 2027–2029, shpenzimet kapitale do të lëvizin në një interval shumë të lartë prej 6–6.5% të PBB-së në vit gjatë periudhës afatmesme. Në vitin 2026, ato arrijnë në 6.5% të PBB-së, një nivel që e vendos Shqipërinë ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku investimet publike zakonisht sillen rreth 3–3.5% të PBB-së.
Kjo e bën Shqipërinë një nga ekonomitë më të orientuara drejt investimeve publike në rajon dhe në Europë, duke reflektuar një strategji zhvillimi që mbështetet fort në ndërtim dhe infrastrukturë si motorë të rritjes ekonomike.
Në kontrast të fortë, financimi për arsimin dhe shëndetësinë mbetet dukshëm më i ulët.
Shpenzimet për shëndetësinë, të përfaqësuara kryesisht nga skema e sigurimeve shëndetësore, luhaten nga 2.4% e PBB-së në 2025–2026, për të rënë gradualisht në 2.1% në 2029. Kjo do të thotë se, në terma relativë, shëndetësia po humbet peshë në ekonomi, edhe pse nevojat për shërbime shëndetësore rriten me plakjen e popullsisë dhe emigracionin e personelit mjekësor.
Fondet për arsimin do të vijnë gjithashtu në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026–2028. Shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2.9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB-së dhe në vitin 2028 do të jenë vetëm 2.1% të PBB-së. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen më pak fonde për arsimin.
Struktura e buxhetit tregon se rritja ekonomike po kërkohet përmes investimeve fizike dhe jo përmes përmirësimit të produktivitetit të punës, cilësisë së arsimit apo shëndetit të forcës punëtore.
Në afat të shkurtër, kjo qasje mund të mbështesë rritjen përmes ndërtimit dhe punësimit në sektorë të lidhur me infrastrukturën. Por në afat të gjatë do të kemi një ekonomi me shumë kantiere ndërtimi, por me mungesë gjithnjë e më të madhe mësuesish, mjekësh dhe profesionistësh të kualifikuar.
Megjithë këtë nivel të lartë shpenzimesh për investime publike nga buxheti i shtetit, vendi vazhdon të vuajë nga mungesa e infrastrukturës bazë aty ku është përqendruar popullsia, aktiviteti ekonomik dhe presioni urban, në qendrat e mëdha, sidomos në Tiranë dhe zonën metropolitane përreth saj.
Në vend që kapitali publik të drejtohet aty ku kthimi social dhe ekonomik është më i lartë, ai shpërndahet në qindra projekte të vogla, të shkëputura nga njëra-tjetra, pa sinergji dhe pa një vizion territorial të zhvillimit.
Kjo copëzim e buxhetit ka një efekt të dyfishtë negativ: nga njëra anë, asnjë projekt nuk merr financimin e mjaftueshëm për t’u bërë realisht transformues dhe nga ana tjetër krijohet një terren ideal për abuzime, ri-negocime kontratash, shtesa fondesh dhe zhvendosje të qëllimshme të prioriteteve.
Pasojat tashmë janë të dukshme. Qendra e vendit, ku jeton dhe punon mbi gjysma e popullsisë dhe ku prodhohet pjesa dërrmuese e PBB-së, mbetet e nënfinancuar në infrastrukturë urbane, transport publik, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale, hapësira publike, strehim./Monitor

Sot, 23 janar 2026, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.8 lekë. Franga zvic...
Kongresi i Dytë i Partisë së Punës së Shqipërisë që u mbajt në vitin 1952, shpalli planet e projektet për ri...
Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga Zvë...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si d...
Një muaj pasi qeveria shqiptare do të autorizonte kompaninë holandeze ‘Royal Haskoning DHV’ për të realizuar të gjith&...
Në qendër të hetimeve janë tre persona: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe&...
Tre shqiptarë u paraqitën të mërkurën para drejtësisë në Bazel të Zvicrës për çështjen e koka...
Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën në mëngjesin e së enjtes, në një aksident në Ita...
Gazetari grek Panagiotis Stathis ka sjellë detaje të reja lidhur me vrasjen e të dënuarit shqiptar me burgim të përjetshëm, J...
Gjatë deklaratës së dytë zyrtare të Qendrës spitalore universitare Nënë Tereza nuk merren sërish përgjegjë...