Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Qendra e Shqipërisë dallon në një hartë të publikuar nga Eurostat për peshën e makinave elektrike të pasagjerëve për vitin 2024. Qendra e vendit është e vetmja me ngjyrë jeshile jo vetëm në Ballkan, por edhe në Itali, me përjashtim të zonës së pasur të Bolzanos.
Sipas hartës së Eurostat, në zonën qendrore të vendit numri i makinave elektrike ka arritur në 1.53% të totalit, më e larta jo vetëm në rajonet e shteteve të Ballkanit por edhe disa vendeve të Europës Lindore. Në veri të vendit 0.2% e mjeteve janë elektrike dhe në jug janë 0.13% e tyre.
Në Itali, vetëm rajoni i Bolzanos ka 1.8% të mjeteve elektrike, ndërsa Toskana e ka këtë tregues 1.01%.
Maqedonia e Veriut e ka treguesin 0.26% dhe Greqia 0.3%.
Pesha e lartë e mjeteve elektrike në këtë zonë të vendit është e lidhur kryesisht me numrin e lartë të mjeteve të regjistruara si taksi elektrike vitet e fundit.
Sipas Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, në Tiranë kishte 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri në fund të majit 2025. Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë. Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan.
Krahas taksive dhe shumë individë po orientohen drejt makinave elektrike, që janë më ekonomikë, për shkak të konsumit të ulët të energjisë, në raport me mjetet me karburant.
Shqipëria ndërkohë mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të mjeteve për 1000 banorë, me 328 të tilla, nga 578 që është mesatarja e BE-së.
Sipas Eurostat, në vitin 2024, pjesa më e madhe e makinave elektrike të pasagjerëve në raport me totalin e makinave të pasagjerëve u regjistrua në rajonet veriore të Bashkimit Europian.
Ashtu si në vitin 2023, rajoni Flevoland në Holandë shënoi përqindjen më të lartë në vitin 2024, me 22,1%, duke shënuar një rritje prej 5,0 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023. Pas tij, me një diferencë të dukshme, renditen Stockholm në Suedi (14,4%), Hovedstaden në Danimarkë (13,3%), Prov. Vlaams-Brabant në Belgjikë (12,9%) dhe Midtjylland, gjithashtu në Danimarkë (12,6%).
Vetëm edhe katër rajone të tjera të BE-së kanë një pjesë mbi 10%: Sjælland (11,6%), Syddanmark (11,0%) dhe Nordjylland (10,2%) në Danimarkë, si edhe Utrecht në Holandë (10,7%).
Kur analizohen automjetet e përdorimit utilitar (kamionë, traktorë rrugorë dhe automjete speciale, duke përjashtuar rimorkiot dhe gjysmë-rimorkiot), ato rezultojnë të shpërndara më në mënyrë të barabartë në rajonet e Bashkimit Europian.
Ndër 15 rajonet e BE-së me peshën më të lartë të automjeteve utilitare në totalin e mjeteve në vitin 2024, kryeson Valle d’Aosta në Itali me 22,0%. Kjo shpjegohet pjesërisht me faktin se rajoni ndodhet në kufi me Zvicrën dhe Francën, duke e bërë atë një korridor të rëndësishëm europian për transportin e mallrave midis dy vendeve. Pas tij renditet Prov. West-Vlaanderen në Belgjikë (20,5%), si dhe Northern and Western në Irlandë dhe Guyane në Francë, të dyja me 20,0%.
Lista e 15 rajoneve kryesore përfshin gjithashtu 4 rajone në Finlandë, 3 në Belgjikë, 2 në Spanjë, si dhe 1 rajon në Irlandë dhe Qipron (që përfaqësohet nga një rajon i vetëm në këtë nivel të detajimit).
Sipas Eurostat, pesha e automjeteve utilitare ndikohet nga disa faktorë, si sistemet rajonale të transportit dhe infrastruktura përkatëse për mënyra të ndryshme të transportit të mallrave, për shembull kapaciteti i autostradave, linjave hekurudhore, porteve dhe aeroporteve. Rol luajnë gjithashtu edhe karakteristikat ekonomike të rajonit, si p.sh. nëse ekonomia rajonale dominohet nga industria prodhuese apo nga sektori i shërbimeve, si dhe nëse rajoni ndodhet përgjatë korridoreve kryesore europiane të transportit të mallrave./Monitor

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap duke lëvizur i armatosur gjatë natës në zon...
Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Flet fotografi i Trejsi Sejdinit në gjykatë. Dëshmon Kle...
Piranjat News, kanë siguruar pamjet e grabitjes së Exchange brenda një qendre tregtarë në zonën e 5 majit në Tiranë. ...
Kanë kaluar rreth 13 ditë që nga nisja e rrethimit të sipërfaqes së tokës ku pritet të ndërtohet TEC-i në fs...
Piranjat News, kanë siguruar pamjet e grabitjes së Exchange, brenda një qendre tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë. N&eu...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimeve për masat...
Rruga Maliq–Lozhan-Strelcë e cila për më shumë se 10 ditë u përdor si alternativë nga drejtuesit e mjeteve për t...
Policia e Kukësit arrestoi një 25-vjeçar të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. Burime zyrtare bënë ...
Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e relatores Engjëllushe Tahi...
Shtyhet seanca paraprake për dosjen për Ilir Metën. Seanca e radhës pritet të mbahet më datë 12 mars. Mësohet se shka...