Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga “Sheshi Italia”, ku po zhvillohen aktivitetet për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, në një moment kur paralelisht në bulevard përpara Kryeministrisë po zhvillohej një protestë me thirrje për largimin e tij.
Mesa duket Rama nuk e ka pritur që qytetarët të dalin sërish në shesh meqënëse u tha ultimatum që mos të dilnin sot pasi donte të festonte.
Në fjalën e tij drejtuar themeluesve, përfaqësuesve dhe anëtarëve të PS-së, Rama u ndal te zhvillimet e ditës, duke e lidhur protestën me pakënaqësitë ndaj një investimi të madh strategjik në vend.
“Puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35-vjetorit të lindjes së PS, një masë e madhe njerëzish të dilnin vrullshëm. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për investimin madhor që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë. Ky investim është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit tonë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se perceptimet e krijuara në rrjetet sociale po ndikojnë në mënyrën se si qytetarët reagojnë ndaj projekteve publike, duke përmendur, sipas tij, “dezinformim” dhe “pamje të shtrembëruara”.
“E vërteta është që edhe unë po të isha qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke dëgjuar dhe parë turlilloj gjysmë të vërtetash, të fryra nga video e foto të ndryshme, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, grataçela mbi lagunë dhe mbi Sazan, do kisha dalë në bulevard”, tha kryeministri.
Ngjarjet e ditës kanë sjellë një kontrast të fortë mes festimeve të PS-së në “Sheshin Italia” dhe protestës së zhvilluar në qendër të Tiranës, ku qytetarët prej 13 ditësh kërkojnë largimin e qeverisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Qershor18:38
Protesta e 13 antiqeveritare/ I moshuari: I kam larë rrugët me lot, fëmija im ka punuar që 12 vjeç. Rama po na shet!
Ka nisur prej pak minutash grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku kanë artikuluar pakënaqësitë ndaj...
AKTUALITET
12 Qershor18:28
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen
Mijëra qytetarë janë mbedhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 13-të rradhazi t&eu...
AKTUALITET
12 Qershor18:19
“Korporata Aruba”/ SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë. Detaje nga dosja
Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019...
AKTUALITET
12 Qershor17:35
Tragjedi në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë
Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afë...
AKTUALITET
12 Qershor17:20
Operacioni i SPAK kundër grupit të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
SPAK ka lëshuar urdhër arrest për pastrim parash për Shtufin. Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, por dysh...
AKTUALITET
12 Qershor17:18
“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë
Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019 n...
AKTUALITET
12 Qershor17:00
I penduari i drejtësisë zbuloi lidhjet e Luçiano Koçekut me Ilir Shtufin
Në dosjen hetimore të Luçiano Koçekut, një prej ‘kokave’ grupit kriminal të goditur nga SPAK, del dhe i penduari i...
AKTUALITET
12 Qershor16:42
Aktivistët thirrje protestuesve: Rrezik për konfrontime, mos bini pre
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë njoftuar organizimin e një tubimi për 35-vjetorin e kësaj fo...