Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant në trafik.
Një sondazh i vitit të kaluar, ku pjesa më e madhe e të anketuarve ishin nga kryeqyteti, gjeti se 70% e përdoruesve të makinave shpenzonin më shumë se një orë në trafik çdo ditë. 41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur.
Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke kaluar në 2025-n për herë të parë shifrën e 1 milionë (1,047,427), ku mbi 80% e tyre janë autovetura.
Në raport me popullsinë, Shqipëria ka në total 443 mjete për 1 mijë banorë, që pavarësisht rritjes mbetet ndër më të ulëtat në Europë. P.sh., vetëm për autoveturat, Shqipëria kishte 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 578 që është mesatarja europiane.
Po cilat janë qytetet më të ngarkuara me automjete.
“Monitor” përpunoi të dhënat për numrin e mjeteve totale të regjistruara sipas bashkive, bazuar në shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të transportit Rrugor për 61 bashkitë në vend, në raport me popullsinë përkatëse të këtyre bashkive, sipas Censit 2023 të INSTAT.
Bashkia që ka numrin më të lartë të mjeteve për 1000 banorë është Saranda. Qyteti bregdetar ka 22.6 mijë banorë, ndërkohë që ka të regjistruara 16.2 mijë automjete, ose 716 mjete për 1000 banorë. Ky përqendrim i automjeteve është 61% më i lartë sesa mesatarja kombëtare. Në verë, trafiku në Sarandë është pothuajse i paralizuar, jo vetëm për shkak të vendasve, por dhe dyndjes së turistëve dhe rrugëve të ngushta.
I dyti është qyteti bregdetar i Durrësit, me 584 mjete për 1000 banorë, ose 32% më shumë se mesatarja kombëtare. Në Durrës trafiku është i pranishëm jo vetëm në sezon, por përgjatë gjithë vitit, ndërsa parkimi, përveçse në hyrje ku është ndërtuar projekti i ri nga bashkia, mbetet tepër i vështirë.
Kurbini është në vend të tretë, me 557 mjete për 1000 banorë.
Listën e vijon një tjetër qytet bregdetar, Vlora, me 551 mjete për 1000 banorë.
Tirana, ku më shpejt mund të shkosh në një destinacion në këmbë, sesa me automjet, renditet në vend të pestë, ku për çdo dy banorë ka një automjet (533). Një tjetër mision i pamundur, ose shumë i shtrenjtë në kryeqytet është dhe parkimi.
Në sondazhin e Monitor, 84% e përdoruesve thanë se hasin gjithmonë probleme për të gjetur një vend ku të lënë automjetin. Kostot mesatare mujore të parkimit po i kalojnë 10 mijë lekë në muaj. Edhe blerja e një apartamenti shpesh është e “pavlefshme”, nëse nuk ke vend parkimi, dhe nëse duhet ta blesh kushton deri 60 apo 80 mijë euro, aq sa dikur mund të blije një shtëpi të madhe.
Bashkitë e mëdha, ku banorët kanë më pak makina janë Berati, Dibra, Përmeti, Pogradeci, me më pak se 300 mjete për 1000 banorë./Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri t&e...
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, ësht&e...
Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar apo jo Dajlan Hoxhë...
Grup kriminal i Inez Hajrullës, me bazë në Vlorë, i goditur nga SPAK pak ditë më parë, dyshohet se përdorte sistemin f...
Një grua 72-vjeçare humbi jetën në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, pasi dyshohet se u hodh nga tar...
Saga e shembjes së rrugëve në vendin tonë duket se nuk ka të ndalur. Pas degradimit të disa akseve kryesore në vend, ku ra...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave, gjendjen alarmante të rrugëve në Golem, të cilat sipas tij nuk janë...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka deklaruar në ditën e gruas (8 Mars) se gratë në Shqipëri vijojnë të përballen m...
Të rikthehesh në burg dhe të dënohesh me 2 vite e 4 muaj, vetëm për shkak të një gabimi se kë ke përfshirë...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh informues për shtetasit amerikanë, teksa i fton të qëndrojn&e...