AKTUALITET

Rama e përmendi live/ ILD doli nga rreshti, Ministria shtyn përpara çështjen e prokurores Gjeli

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 20:04

Rama e përmendi live/ ILD doli nga rreshti, Ministria shtyn përpara

Ministria e Drejtësisë nuk është pajtuar me vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për të arkivuar ankesën ndaj prokurores së Prokurorisë së Shkodrës Elsa Gjeli. Ministria e Drejtësisë sqaron se ka paraqitur ankim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në datën 24 shtator.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, nuk nisi hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e nxjerrë të pastër dhe korrekte nga ana proceduriale. Metani mbajti qëndrim ligjor dhe i drejtë, pavarësisht se u urdhërua publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Në një shkresë dërguar Ministrisë së Drejtësisë më 17 shtator 2025, ILD njoftoi se e kishte arkivuar kërkesën për hetim disiplinor, pasi pas verifikimeve paraprake nuk u gjet asnjë element për ta justifikuar.

“Mëkati” i prokurores: Në kohën kur në zonën e Thethit policia kreu aksione ndaj bizneseve dhe strukturave akomoduese, ajo depozitoi kallëzim për një prej ndërtimeve prej druri në atë zonë. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, prokurorja Elsa Gjeli nuk gjeti elementë të veprës penale dhe refuzoi të niste hetim për ndërtim pa leje.

Më 7 korrik, Rama doli publikisht dhe e akuzoi se kishte refuzuar regjistrimin e procedimit penal. Prokurorja reagoi duke i quajtur deklaratat e kryeministrit të paprecedenta, diskriminuese dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e saj, që e vendosnin në shënjestër profesionale. Ajo kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të analizonte sjelljen e Ramës, duke i kujtuar edhe deklaratën e ambasadorit të BE-së se të gjithë duhet të ndalojnë presionin ndaj drejtësisë.

Pas kësaj përplasjeje, Metani doli kundër qëndrimit të Ramës, duke faktuar përmes dokumenteve se nuk ekzistonin elementë juridikë apo faktikë për të nisur hetim ndaj prokurores.

Edhe pse ILD nuk pa problem ministria e drejtesisë nuk mjaftohet kërkon me patjetër të çojë deri në fund fjalën e Ramës.

Por kush është Elsa Gjeli, prokurorja që u sulmua nga Rama?

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli një vit më parë ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe është emëruar si magjistrate e re në kryeqendrën e veriut. Pas tre vitesh si studente në Magjistraturë, nga 2021 deri ne 2024, Elsa Gjeli u emërua Prokurore në Prokurorinë e Shkodrës më datë 25 Korrik 2024.

Ajo e ka kaluar një vit tashmë në detyrën e rëndësishme, ku përfaqëson akuzën zyrtare të shtetit në gjykatë. Gjeli ka marrë zyrtarisht detyrën nga Qeveria e Prokurorëve apo ndryshe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, më 25 korrik 2024, me firmë të kryetares Mirela Bogdani dhe tetë anëtarëve. Vlen të theksohet se në sistem, ndaj saj nuk rezulton të ketë ndonjë masë disiplinore apo vërejtje, duke pasqyruar një CV të pastër. Megjithatë, Rama është mësuar që të gjithë të bëjnë çfarë ai thotë dhe ndaj e sulmoi Elsa Gjelin, me prokuroren që bëri detyrën e saj dhe kundërshtoi të jetë në “shërbim” të kryeministrit.

Ky është një rast i parë domethënës i mbrojtjes së pavarësisë së drejtësisë përballë presioneve të hapura nga qeveria./Piranjat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë