Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, i cili mat Transfertat personale janë kryesisht paratë që emigrantët dërgojnë te familjet e tyre, zakonisht pa kundërshpërblim.
Shuma e deklaruar nga Eurostat është më e lartë se ajo që raportohet nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës transfertat e emigrantëve në 2024-n ishin rreth 1 miliard euro.
Eurostat publikon dhe transfertat e ndara sipas shteteve.
Tradicionalisht Italia dhe Greqia kanë qenë shtetet që kishin dërgesat më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që ikën në fillim të viteve ’90 dhe vijuan të iknin për shkak të afërsisë gjeografike.
Por, të dhënat e 2024-s, tregojnë se gjeografia e remitancave ka ndryshuar pjesërisht, duke e zhvendosur Greqinë, në favor të destinacioneve të reja të emigracionit, si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.
Italia vijon të kryesojë fronin, me emigrantët që jetojnë në këtë vend, që kanë dërguar 370 milionë euro në 2024-n, ose 25.7% të totalit të dërgesave.
Në vend të dytë është ngjitur Mbretëria e Bashkuar, nga e cila janë dërguar 243 milionë euro në 2024-n. Ky vend ka pritur shumë shqiptarë gjatë viteve të fundit, duke u kthyer madje në një shqetësim për qeverinë britanike, për shkak të fluksit të lartë të hyrjeve të emigrantëve të paligjshëm.
Një numër i lartë shqiptarësh raportohet që punojnë në shtëpitë e barit, çka sjell të ardhura të shpejta e të larta, që po reflektohet dhe në transfertat që ata po bëjnë drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.
Në vend të tretë renditet Gjermania, nga e cila janë dërguar në Shqipëri transferta me vlerë 231 milionë euro. Gjermania ka qenë vitet e fundit destinacion i preferuar për shumë profesionistë, si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit, që marrin paga relativisht të larta, duke mundësuar që të ndihmojnë të afërmit që kanë lënë pas.
Greqia, që ka një numër të lartë shqiptarësh që jetojnë e punojnë aty, është vetëm e katërta, me 202 milionë euro edhe për faktin që ky shtet ka lidhje tokësore, që mundëson transferimin e parave cash.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi i mundësive ku shumë shqiptarë tentojnë të ikin përmes lotarive, apo rrugëve të ndryshme, renditet në vend të pestë, me 159 milionë euro që ata kanë dërguar në 2024-n.
Franca, ndonëse është e para për kërkesat për azil, nuk duket se ofron shumë mundës për punësim e të ardhura, teksa dërgesat në 2024-n ishin 38 milionë euro.
Pas saj renditet Irlanda, një shtet në veri të Europës ku duket se kanë gjetur punë shumë shqiptarë, që dërguan gati 24 milionë euro si transferta personale në vendin mëmë në 2024.
Renditjen e vijojnë Kanadaja me gati 20 milionë euro, Zvicra me 19.3 milionë ero, Belgjika me 15.1 mln euro dhe Austria me 11 milionë euro.
Nga shtetet e tjera transfertat personale janë më të ulëta se 10 mln euro (shih grafikun). Shtetasit shqiptarë kanë “depërtuar” deri në qendrat offshore financiare, ndonëse dërgesat mbeten minimale, në 1.4 milionë euro në vit.
Eurostat raportoi se rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Rreth 68% e kësaj shume ishin transfertat personale, apo dërgesat nga emigrantët.
Pjesa tjetër, rreth 32%, ose 663 milionë euro janë nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve./ Monitor

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve...
Burgjet janë ndërtuar për të izoluar krimin. Por çfarë ndodh kur krimi ndodh brenda tyre? Më 19 janar 2026, brenda mureve...
Disa nga arkitektët më të njohur të botës kanë lëshuar tonelata me lavdërime për kryeministrin e Shqipëris&e...
Gjatë ballafaqimit me bashkëshortin e saj, Neritanin, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Kristi...
Mjeti i zjarrfikësve në zonën e Kënetës në Orikum është bllokuar dhe rrezikon të bjerë. Siç...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum, përkatësisht në zonën e kënetës. Situat...
Era e fortë ka përfshirë vendin. Në Vlorë, si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar në rrugë p...
Deti kthen mbrapsht plehrat, Darëzeza dhe Semani përballen me ndotje masive 18 kilometra vijë bregdetare në qarkun e Fierit është ...
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Pashalimanit në Orikum. Në vendngjarje kanë shkuar menjëher&...
Në universitetet e vendit, ekselentët përbëjnë vetëm 8.6% të studentëve të regjistruar. Sa i përket krahasim...