AKTUALITET

Republika e thikës dhe dhunës

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 15:41

Republika e thikës dhe dhunës

Në Shqipëri sherret me thika janë bërë tashmë kronika e ditës, pasi çdo ditë në qytete të ndryshme ka sherre të dhunshme, shpesh për motive të dobëta ose absurde. 

Këto lajmë sa vijnë e bëhen më të shpeshta, ndërsa shteti pothuajse është indiferent ndaj këtij fenomeni.

Kjo sepse nuk ka asnjë masë parandaluese dhe asnjë plan për të garantuar sigurinë në vend. 

Ndërkohë jo më larg se sot, në qytetin e Sarandës si pasojë e një sherri me thika ngelën të plagosur dy persona, sipas policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia mbërriti në vendngjarje, por si në çdo rast policia kthehet në institucionin që thjesht njofton dhunën dhe plagosjet, pasi roli i saj në mbarëvajtjen e sigurisë është pothuajse inekzistent.

Por shqetësuese janë shifrat alarmante të plagosjeve me thikë, pasi vetëm para pak ditëve Durrësi u trondit nga një ngjarje e rëndë,  ku babai goditi me thikë vajzën e tij dhe një person tjetër që u përpoq t’i ndante.  

56-vjeçari Mikel Ndoj vetëm pak ditë pasi doli nga burgu u përfshi në një konflikt me vajzën e tij Xhesika Ndoj në lagjen nr.12 në Durrës, teksa kjo e fundit ishte duke punuar në një agjensi imobiliare.
Pas një debati verbal, Mikel Ndoj goditi disa herë me thikë vajzën e tij. 

Fenomeni ngre pikëpyetje serioze mbi nivelin e dhunës në shoqëri, mungesën e kontrollit dhe dështimin për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve, të cilat nga fjalët kalojnë lehtësisht në akte ekstreme.

Më herët janë konstatuar raste të përdorimit të thikave në shkolla, sherre të dhunshme që shpesh kanë përfunduar fatale. 

Por ndërkohë që qeveria duhet të ishte në alert ndaj këtyre rasteve, ka zgjedhur heshtjen si tregues i paaftësisë për të vendosur sigurinë në vend dhe rregullat në shkolla. 
Piranjat po ashtu kanë denoncuar dhe mungesën e sigurisë në shkolla, kjo sepse dhe raporti i KLSH kishte konstatuar se 1 nga 3 shkolla ka mungesë të rojeve të sigurisë. 

Parandalimi i sherreve të dhunshme me thika duhet të jetë sot problemi madhor në tryezën e atyre që qeverisin vendin, por siç duket këto ngjarje ende nuk kanë vëmendjen e duhur./Piranjat News

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë