
Është publikuar vendimi i Gjykatës së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të cilën u vendosën dy masa, pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës. Në vendim sqarohen dhe motivet e dy masave të dhëna. Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset.
Duke u ndalur te pezullimi, GJKKO arsyeton se; “ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qendrore që ata drejtojnë. Me plotësimin e kushteve dhe kritereve si më sipër, Gjykata vlerëson se caktimi masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues/ndalues ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi është i domosdoshëm në plotësim të nevojave të sigurimit që kërkon hetimi i këtij procedimi penal.”.
Po ashtu, GJKKO sqaron se; “Në lidhje me përcaktimin e llojit të masës së sigurimit për secilin prej të pandehurve, Gjykata i referohet parashikimeve të K.Pr.Penale, në nenin 229 të tij, i cili në pikën 1 dhe 2 përcakton se: “7. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2.Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal”. Këto kritere i japin Gjykatës një diskrecion të gjerë e të mjaftueshëm për të vendosur proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nëse nuk ka shkaqe që e përjashtojnë autorin nga përgjegjësia penale, këto kritere imponojnë detyrimin e gjykatës për të bazuar vendimin, nga njëra anë, në dyshime të arsyeshme bazuar në prova mbi kryerjen e veprës penale prej tij dhe, nga ana tjetër, në prova që përmbajnë aq elemente të mjaftueshëm, objektivë e subjektivë, mbi rrethanat e çështjes…”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor10:06
“Karma is the bitch”/ Gjokutaj: Ja pse do të dështojë skenari Bela-Edvin në Kopshtin e Edenit
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar takimin e djeshëm në Kryeministri mes Edi Ramës dhe vartëses së tij Belinda Balluku pasi GJKKO e p...
AKTUALITET
21 Nëntor09:52
“Shqiptarët paguajnë 94 500 euro qira mujore”, Artan Hoxha: Balluku mund të hetohet për ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’
Gazetari Artan Hoxha thotë mbi Belinda Ballukun mund të ketë tjetër hetim, në lidhje me anijet termocentral të emërtuara &l...
AKTUALITET
21 Nëntor09:50
Samiti në Tiranë/ Rama pret komisioneren Marta Kos dhe homologun Albin Kurti
Sot, Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskuti...
AKTUALITET
21 Nëntor09:39
Sekuestrohen 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli
Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sekuestron 15 pasuri të lu...
AKTUALITET
21 Nëntor09:43
Moti i keq shkakton probleme në Pogradec/ Bllokohet rruga në fshatin Peshkëpi, disa banesa të përmbytura
Reshjet intensive të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme të shumta në Pogradec, ku lumi i Vërdovës ka dal&...
AKTUALITET
21 Nëntor09:22
''Dosja Veliaj''/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm (21 N&e...
AKTUALITET
21 Nëntor09:21
Krizë në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit, punonjësit mbledhin mbeturinat me dorë
Bashkia Tepelenë përballet me një situatë alarmante në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit.
Punonjësit e sektor...
Elton Qyno
AKTUALITET
21 Nëntor09:16
‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja dy sekretet që Oltion Bistri nxori tek Pëllumb Gjoka
Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posa...
AKTUALITET
21 Nëntor09:03
Anila Hoxha zbulon detajet për Ballukun: Hetimet po shkojnë më tej, nga Aeroporti i Vlorës te pastrimi parave!
Gazetarja Anila Hoxha zbardh detaje lidhur me skandalin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi sot dy masa; pezullimin nga...