AKTUALITET

Rruga e Porto Romanos/ Porosia që u kushtoi qytetarëve 4.5 milionë euro korrupsion

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 20:44

Rruga e Porto Romanos/ Porosia që u kushtoi qytetarëve 4.5

Përgjimet e reja të transkriptuara në dosjen e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku hedhin dritë në një tjetër aferë korruptive. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, loti 3 vazhdim.

Nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “whatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst:

“E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR (Porto Romano) do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

Rruga e Porto Romanos/ Porosia që u kushtoi qytetarëve 4.5

Tenderi për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës u shpall tre javë pas këtij komunikimi mes Belinda Ballukut dhe vartësit të saj Berberi, saktësisht në datën 16 shtator të vitit 2021. Fondi limit i tenderit ishte paracaktuar 1.24 miliardë lekë ose 12.8 milionë euro me kursin aktual dhe data e zhvillimit të garës u la 18 tetori i vitit 2021.

Në tender u paraqitën 8 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e kompanisë Alb Building, e cila ofroi ta ndërtonte këtë segment me 736 milionë lekë ose 7.6 milionë euro. Një bashkim kompanish i përbërë nga Trema, Elmazaj dhe Rruga Ura Afaltim 2 Elbasan ofroi 850.5 milionë lekë, ndërsa oferta e tretë më e ulët ishte e joint venture mes Pe-Vla-Ku dhe Kupa shpk me 1 miliardë lekë.

Albstari ofroi 1.1 miliardë lekë, ndërsa Geci shpk dha ofertën 1.17 miliardë lekë ose 12.1 milionë euro. Tre ofertat e tjera ishin të 4 A-M, Fusha dhe A.N.K të cilat ofruan një çmim që varionte nga 1.2 deri në 1.4 miliardë lekë. Por me fituesin e paracaktuar dy muaj para se të zhvillohej tenderi, gara ishte një proçes fiktiv dhe ofertat e dorëzuara nga kompanitë, thjesht numra pa vlerë. Ashtu siç ishte rënë dakord, ARRSH shpalli fitues të garës kompaninë Geci shpk me çmim 12.1 milionë euro duke skualifikuar me justifikime të ndryshme 4 oferta të tjera poshte saj.

Oferta e Gecit për ndërtimin e rrugës ishte 4.5 milionë euro më e lartë se ajo e Alb Building, 3.3 milionë euro më e lartë se ajo e treshes Trema-Elmazaj-Rruga Ura Elbasan, gati 1.8 milionë euro më e shtrenjtë se Pe-Vla-Ku e kështu me radhë.

Kjo ishte fatura e korrupsionit që paguan qytetarët shqiptarë në ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, për tenderat që paracaktoheshin me porosi takimi nga kryeministri dhe në whatsapp-et e ministres së Infrastrukturës dhe vartësit të saj kamikaz./kapitali

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?