AKTUALITET

Rruga e "super-florinjtë" Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 14:02

Rruga e "super-florinjtë" Milot-Balldren/ Kostoja rritet

Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. 

Në kontratën me koncensionarin ANK shpk ku vlera e parashikuar në bazë të studimit të fizibilitetit ishte 161 500 000 euro për 13 vite.

Me marrjen e drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës nga Belinda Balluku dhe tërheqjes së realizimit të projektit nga kompania fituese në 2018, kostot u frynë në thirrjen e dytë në vlerë rreth 365 milionë euro për 35 vite vetëm për 17 km rrugë.

Por konkurrimi u anulua në fillim të 2025 me arsyetimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushnin kërkesat e ftesës për procedurën. Me dështimin e garës, thirrja vijoi herën e tretë ku pati 3 oferta dhe u shpall fitues në korrik të 2026 bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Salillari, Alb, Infrakonsult dhe Erald G me diferencë mbi 203 milionë euro më shumë se në kontratën e parë.

Dy prej kompanive të këtij konsorciumi lidhen me persona të përfshirë në cështje nën hetim nga Spak. Vetë Balluku në atë kohë gjatë prezantimit të projektbuxhetit  deklaronte se ndryshimi i mënyrës së financimit kishte sjell nevojën e rishikimin e studimit të fizibilitetit të Milot Balldrenit. Dhe këtu lindin shumë pyetje se si u llogarit fatura e ndryshuar me këtë rritje galopante? Mbi çfarë fluksi automjetesh është ndërtuar modeli? Dhe a ndryshoi me kostot edhe mënyra e vlerësimit?

“Ngelen gara fiktive, mbeten në letër por nuk zbatohen sipas procedurave të koncensionit. Gjejnë kompani që do ndërtojnë rrugën, lidhin marrëveshje, por këto nuk bëhen në mënyrë transparente por bëhen në takime të fshehta. Përcaktohet kompania që do e marr dhe në bazë të gjithë këtyre përgatitet dokumentacioni, e pas shumës së dakordësuar përgatitet preventivi që ose trefishohet, ose katërfishohet apo pesëfishohet”, shprehet Romeo Nazarko- inxhinier gjeodet.

Historia e koncensionit për rrugën Milot Balldren nxjerr në pah një model ekonomik ku rishikimi i kontratës gati barazon shpenzimin për ndërtimin e 17 km rrugë me operimin dhe mirëmbajtjen.

Projekti parashikon 182.5 milionë euro për ndërtim dhe rehabilitimin e rrugës Milot Balldren dhe vetëm për mirëmbajtje rutinë dhe operim shuma arrin 168.4 milionë euro.

Pra shifrat tregojnë se Belinda Balluku ka llogaritur kujdesin e rrugës në të njëjtën vlerë që në 2018 konsiderohej kostoja e gjithë koncesionit sipas studimit të fizibilitetit.

Dhe këto të dhëna duhet të bëjnë transparente si u ndërtuan kriteret dhe nga kush u krijua fatura e kostove të fryra që prodhuan këtë rezultat.

Kostot e Projektit të Rrugës Milot-Balldre:

Koncesion/PPP 2018 - 161 500 000 Euro

Koncesion/PPP 2025 - 364,732,924 Euro

Kohëzgjatja e Projektit të Rrugës Milot-Balldre:

Koncesion/PPP 2018   -  13 vite

Koncesion/PPP 2025   -  35 vite./TCH

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime