Kalaja: Nesër denoncimi në SPAK kundër Taulant Ballës, lidhur me plagjiaturën e tij për titullin shkencor
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit pjesë e grupit të Bruno Ç...
Po mbahet para Kryesisë së Kuvendit protesta e qytetarëve ku kundërshtohet Reforma Territoriale. Sipas draftit të propozuar nga Part...

Shqipëria është gjithnjë e më e lidhur me internetin, por jo të gjithë janë pjesë e ekonomisë dhe shërbimeve që po zhvendosen online. Rreth 320 mijë persona në vend rezultonin ende offline në fund të vitit 2025, pavarësisht se penetrimi i internetit ka arritur në nivele të larta.
Sipas raportit “Digital 2026: Albania” të DataReportal, Shqipëria numëronte rreth 2.45 milionë përdorues interneti në tetor 2025, ekuivalent me 88.4% të popullsisë. Kjo do të thotë se 11.6% e popullsisë, ose afërsisht 320 mijë persona, nuk përdornin internetin.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se zgjerimi i përdorimit të internetit duket se ka hyrë në një fazë stanjacioni. Numri i përdoruesve vlerësohet se u ul me rreth 18 mijë persona, ose 0.7%, mes tetorit 2024 dhe tetorit 2025, ndërsa norma e penetrimit mbeti e pandryshuar. DataReportal sqaron se të dhënat për përdorimin e internetit publikohen me vonesë dhe për këtë arsye niveli aktual i penetrimit mund të jetë disi më i lartë.
Shifrat e INSTAT japin një panoramë të ngjashme. Anketa për përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe
Komunikimit në familje tregon se në vitin 2025 internetin e përdornin 87.2% e shqiptarëve të grupmoshës 16-74 vjeç, nga 86.2% një vit më parë. Pra, rritja ishte vetëm një pikë përqindje. Nga ata që e përdorin internetin, 97.3% hyjnë online disa herë gjatë ditës.
Hendeku duket edhe më tej teksa një numër në rritje shërbimesh po kalojnë në internet. Sipas INSTAT, 99.5% e popullsisë 16-74 vjeç ka një llogari në platformën e-Albania. Në të njëjtën kohë, 45.4% e kësaj grupmoshe kishte kryer të paktën një blerje online gjatë 12 muajve të fundit.
Po rritet edhe përdorimi i internetit për veprime me karakter ekonomik. Në vitin 2025, ndër aktivitetet online që shënuan rritjen më të madhe ishte internet banking, me 7.7 pikë përqindje, ndërsa kërkimi online për mallra dhe shërbime u rrit me 10.7 pikë përqindje. Pjesëmarrja në rrjetet sociale u rrit me 5.7 pikë përqindje.
Kjo do të thotë se të qenët offline nuk lidhet më vetëm me mungesën e aksesit në informacion apo rrjetet sociale.
Ndërsa ekonomia dhe administrata digjitalizohen, mospërdorimi i internetit mund të kufizojë aksesin praktik në shërbime publike, banka, tregti elektronike dhe forma të tjera të aktivitetit ekonomik./ Monitor
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “No Games”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të loj&e...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit pjesë e grupit të Bruno Ç...
Po mbahet para Kryesisë së Kuvendit protesta e qytetarëve ku kundërshtohet Reforma Territoriale. Sipas draftit të propozuar nga Part...
Dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Barcelonës, pasi nuk kanë mundur të udhë...
Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë mbledhur në protestë në pritje të vizit&...
Hetimi për fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake nga TIMAK ka zbuluar një skandal të ri. Në fokus të hetimeve...
Qytetarët janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Para godinës janë mbledhur protestues të shumtë nga bashkitë q...
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë Juristi Ndre Molla. Gjatë bisedës me moderatoren ...
Është gjetur shëndoshë e mirë 20-vjeçari Shkëllzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, i cili kishte humbu...