Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Shembjet e rrugëve të sapoinauguruara po ekspozojnë realitetin e projekteve më të kushtueshme të qeverisë. Nga Qukës–Qafë Plloçë te Korçë–Ersekë, te Rruga e Arbrit dhe tek autostrada Thumanë – Kashar, tejkalimet buxhetore, vonesat dhe punimet me cilësi të dobët janë kthyer në kryefjalë të investimeve infrastrukturore.
Kur erdhi në pushtet, Kryeministri Rama premtoi se qeverisja e tij nuk do ndalej vetëm në hedhjen e “buxhetit” të shtetit vetëm për rrugët, por përgjatë këtyre tre mandateve edhe ai, njësoj si paraardhësit e tij, u fokusua tek akset rrugore.
Rrugë të kushtueshme, që marrin kohë për t’u ndërtuar, por pa cilësi dhe shemben me një të “rënë të lapsit”.
Shembja e lotit 3, segmentit më të kushtueshëm të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm pak javë pas inaugurimit, nxjorri në pah problematikat se si po ndërtohen këto akse.
Nga tendera të fryrë në numra, tek alarmi i materialeve që përdoren, te kohëzgjatja e përfundimit të punimeve, dëshmjonë qartë abuzimet me këto investime.
Ishte viti 2014 kur Parlamenti miratoi marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës.
Pas këtij momenti nis ecejakja që “përfundon” 11 vjet më vonë, me një pirg betoni në mes të rrugës.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë u tenderua e ndarë në tre lote. (Praktikë e parë edhe tek Unaza e Madhe, shqetësim që e kanë ngritur ekspertët: përse një aks ka nevojë të fragmentarizohet?)
Loti 3, i cili përfshinte një gjatësi totale prej 9.5 kilometrash, fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 25 milionë dollarë. Por kjo shumë, çuditërisht, nuk mjaftoi, ndaj u shtuan edhe 25 milionë të tjerë, duke përfunduar në afro 50 milionë vetëm për këtë lot.
Histori të ngjashme me lëvizje të vazhdueshme buxhetesh ka patur edhe përgjatë loteve të tjera. Bilanci i kësaj rruge, vetëm për 43 kilometra, është plot 260 milionë Euro.
Nga projektimi te përfundimi mori afro një dekadë e gjysëm. Por një muaj pas inaugurimit, me valle e kërcim nga Kryeministri Rama dhe Zv.Kryeministrja Balluku, ky aks u shemb. Mjaftoi vetëm një shi i fortë.
Kjo shembje ishte paralajmëruar nga KLSH, e cila vinte në pah se ndërtimi i kësaj rruge ishte bërë pa patur në konsideratë formën e saj, zgjerimet apo mbrojtjet nga rrëshqitja e dherave.
Një tjetër rrugë problematike është ajo e Korçë–Ersekë, ku një vit më parë pati rrëshkitje dherash dhe krisje të saj. Edhe pas motit të keq, kjo rrugë ka dhënë shenja përkeqësimi dhe dëmtimi.
Vlera e ndërtimit të saj është po ashtu e lartë. Ndërtimi ka kushtuar 80 milionë Euro, ndërkohë që çështja e tenderimit dhe ndërtimit të këtij segmenti është aktualisht nën hetim nga SPAK.
Rruga Korçë–Ersekë është gjithsej 35 kilometra e gjatë, me vetëm një korsi për drejtim. Ndërtimi i aksit u nda, si gjithmonë, në lote. Loti i parë me gjatësi 18 kilometrash. Rruga Korçë–Ersekë duhej të përfundonte në qershor të 2023. Por afati u shty me një vit, për shkak se ky aks nuk priti inaugurimin për t’u shembur.
Akse të tjera gjithashtu janë problematike, të papërfunduara dhe me fatura të majme.
Aksi Thumanë–Kashar, me një kosto prej 330 milionë Euro, është një rrezik i theksuar për përdoruesit, e papërfunduar, me hyrje-dalje të papërfunduara për kamionët e disa lavatriçeve betoni përgjatë saj, me një daljë të ngushtë dhe të sajuar për tu lidhur me aksin e vjetër drejt Fushë-Krujës pas protestave të banorëve, mban ujë të konsiderueshëm në sipërfaqe, ka disnivelim në afërsinë e të gjithë urave, të cilat “hedhin makinat në ajër”, mungesë të theksuar të shesheve të shërbimit/pushimit sipas standardeve të një autostrade evropiane, dhe një sërë problematikash të tjera.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe rruga e Arbrit, një rrugë që duket se është “destinuar” të mos përfundojë asnjëherë, por të marrë pjesë nga buxheti përherë, përgjatë të cilës rrëshkitjet e dherave janë kthyer në një fenomen të zakonshëm.
Në fillim të mandatit të tij të parë, Kyeministri kritikonte paraardhësin e tij dhe thoshte se “sot në vitin 2013, Shqipëria nuk ka asnjë metër rrugë të certifikuar dhe të plotësuar sipas standardeve europiane, siç i kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ose që janë kandidate për në Bashkimin Europian.” Dhe megjithatë, edhe pas 15 vjetësh standardet janë shumë të mira në kontrata, por shumë larg realitetit të asfaltit që hedhim në këto akse, apo standardit të premtuar nga Kryeministri më shumë se një dekadë më parë./ ACQJ
Me një kosto tejet të fryrë dhe me pagesë, rruga e “florinjtë” Thumanë–Kashar ka nisur të degradohet ...
Erzen Uka është një nga personat që i bëri 12 orë rezidencë policisë dy ditë më parë në fshatin Oros...
Porti i Durrësit, i identifikuar nga agjencitë partnere ndërkombëtare si një pikë kyçe për trafikun e lëndëv...
Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid....
14-vjeçari i cili plagosin bashkëmoshatarin e tij në Durrës ka dhënë dëshminë e tij në prani të psikolo...
Një emigrant i paligjshëm shqiptar, i punësuar nga një bandë kriminale për aftësitë e tij në përkthimin e gjuh...
Deputeti Agron Shehaj ka publikuar ditën e sotme një shkresë që sipas tij tregon se qeveria shqiptare nëpërmjet Belinda Ballukut, ...
Ata kishin kryer disa vjedhje në zonën e Padovës, që përfshinin të paktën 200,000 euro, dhe policia arriti të gjente str...
GJKKO ka dhënë dënimet për një grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Me vendim të GJKKO dë...
Joni Keta është propozuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme për në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Treshj...