POLITIKE

Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 22:02
Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ku analizoi situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe sfidat me të cilat përballet opozita në përballjen me qeverinë Rama. Ai foli për presionin që, sipas tij, qeveria ushtron ndaj mediave, biznesit dhe qytetarëve që shprehin mendim ndryshe, duke e cilësuar qeverisjen si ‘regjim me karakteristika autokratike’.

Salianji theksoi se sakrifica e çdo individi që i bashkohet opozitës sot është ‘monumentale’, duke qenë se PD gjendet në mandatin e katërt në opozitë dhe përballë një pushteti që, sipas tij, e çon represionin në maksimum. Ai kujtoi edhe rastet ku qeveria ka goditur mediat apo gazetarët kritikë, duke përmendur mbylljen e disa televizioneve, vendosjen e tritolit dhe gjobave, si dhe ndërhyrjet në linjat editoriale.

‘Sot në Partinë Demokratike, kushdo që vjen, duhet ta vlerësojmë. Është monumentale sakrifica që bën ai në kushtet ku jemi në mandatin e katërt në opozitë dhe ndërkohë jemi në një regjim që represionin e ka treguar që e çon në maksimum, edhe për fjalë si rasti im. Shumë të tjerë ju ka shkatërruar bizneset.

Shumë të tjerë i ka detyruar që të largohen nga Shqipëria vetëm për shkak të mendimit ndryshe. Sepse nuk pranon që liria e të shprehurit, ka vendosur tritol në media. Diku tjetër në media tjetër e ka mbyllur dhe e ka çuar dhe në gjyq. Apo jo? Ju keni qenë aty. Një media tjetër i konfiskoi Ora News-it. Agon Channel e mbylli, News 24 i vendos tritol dhe i vendos gjoba se do t'i kontrollojë linjën editoriale.

Merret me gazetarë me emër dhe me mbiemër. Merret me gjyqtarë dhe prokurorë me emër, emër për emër kur nuk i pëlqen. Sepse janë të pakta ato raste kur nuk i pëlqejnë, të gjitha të tjerat i kanë nën kontroll.

Unë besoj që ka një version të kombinuar në këtë moment. Pra duket që ka një ndryshim, apo jo? Pra deri sot ne nuk kemi pasur asnjë zyrtar të lartë i cilit të të, se është ky termi publik, të goditej, pra për t'u kuptuar, po që të merrej i pandehur apo e pandehur duke qenë në detyrë, siç është rasti i sotëm.

Të gjitha rastet e tjera kanë qenë që po themi drejtuesit e lartë të shtetit, ku kanë qenë ministri, nëpër institucione, kanë dhënë dorëheqjen dhe pastaj ka ndodhur, pra ka qenë si shpërthim i kontrolluar. Që këtu duket që ka një ndryshim, apo jo? Si hipotezë po e po e themi, jo si fakt, por fakti është që kjo ka ndodhur.

Së dyti ka një, pra vij prapë tek kjo narrativa që pse ka rënë. Edi Rama në zgjedhjet e fundit lokale, pavarësisht po themi këto të pjesshmet, pavarësisht angazhimit të jashtëzakonshëm të strukturave të veta, ka marrë në Vlorë 15.000 vota në 260.000 votues.

Dhe këtu vjen pjesa tjetër që ne duhet ta dëshmojmë që kemi problemet tona që nuk arritëm dot të mbajmë numrin e votave që kishim, që të motivojmë pjesën tonë, që të kishim apo jo kandidatë politikë, që të kishim apo jo një ndryshim dhe rivendosje siç ju thashë më përpara, që të kishim një vlerësim të njerëzve që kanë marrë vota realisht. Këto janë problemet tona.

Prandaj them që duhet ta dëshmojmë ne. Dhe në këtë kuptim, të gjithë faktorët, po t'i shohësh, të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar në raport me qasjen ndaj autokratit, po e them kështu. A bie një autokrat nëse nuk lëvizin forcat e brendshme? Unë nuk e besoj. Autokratët vetëm rrëzohen. Edhe në vende ku ka pasur, po themi, ndërhyrje të jashtme, në regjime, ku di unë, Libi, pra nuk po them Sirinë që shkoi në luftë civile, pra nuk është çmontuar asnjë regjim pa pasur një forcë të brendshme e cila në fund e sjell.

Pra ndihma, ndihma e ndërkombëtarëve edhe heqja e vështrimit po themi, apo elementë të tjerë ndikojnë shumë që reagimi popullor të jetë më i madh. Por pa lëvizje të brendshme dhe pa pasur forcë opozita apo shoqëria, autokratët nuk largohen’, tha ndër të tjera ish-deputeti Ervin Salianji 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?