Një grup trafikantësh të qenieve njerëzore kanë pasur shkëmbim zjarri me policinë në kufirin Shqipëri-Kosovë. Në pranga kanë rënë 6 trafikantë sirianë dhe algjerianë, ndërsa njëri është arratisur. Mësohet se ata kanë qenë të armatosur dhe kanë qëlluar me armë drejt efektivëve ndërsa policia ka qëlluar me armë në ajër derisa i ka prangosur.
"Në operacion, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, Policia Kufitare e DVKM Kukës dhe Policia e Kosovës.
Goditet një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së.
Të armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, vihen në pranga 6 shtetas sirianë dhe algjerianë, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër algjerian.
Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.
Pas disa orësh ndjekje nga shërbimet e Policisë vendore dhe kufitare të Kukësit, duke koordinuar veprimet me Policinë Kufitare të Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.
Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një grup të mirëstrukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte këtë veprimtari kriminale, kundrejt fitimeve, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Strukturimi”.
Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar grupin e shtetasve të huaj që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Shërbimet e Policisë iu kanë bërë thirrje këtyre shtetasve, që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.
Menjëherë është komunikuar me Policinë Kufitare të Kosovës, me qëllim bllokimin e kufirit në anën e Kosovës, dhe pas disa orësh ndjekje, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e 6 prej tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", shtetasit :
-A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç, M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi S. G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.
Operacioni “Strukturimi” vijon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit algjerian të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Në përditësim...
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Maj10:40
FOTO/ Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1 milionë e 890 mijë euro
Tavolina më e shtrenjtë në botë është krijuar në Itali dhe është dizenjuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Q...
AKTUALITET
26 Maj09:59
Aksioni ANTI-DROGË- Europol zbarkon në Ballkan, 37 në pranga, pjesë e një bande "shumë të dhunshme". "Kapoja" drejtonte nga burgu
KROACI- Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i anti-drogës, gjatë të cilit 37 persona u arrestuan si pjesë e një ban...
AKTUALITET
26 Maj09:52
Përplasje me armë zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë/ Sirianët qëlluan me armë drejt Policisë, disa të arrestuar
Kukës, shtetas të huaj (dyshohet sirianë) qëlluan me armë drejt policisë, disa të arrestuar. Policia operacion për tra...
AKTUALITET
26 Maj08:27
Kaos në portin e Durrësit/ Bllokohen anijet, vonesa deri në 3 ditë për shkarkim
Prej 2 javësh situata në terminalin e përpunimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit është e ngjashme me atë...
AKTUALITET
26 Maj08:00
Kapriçot e motit, dita nis me mot të kthjellët, por ja çfarë rezervon mesdita
Dita e sotme nis me mot të kthjellët por pas mesditës priten reshje shiu.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranë...
AKTUALITET
25 Maj22:16
Tronditet Tirana, shpërthim tritoli në zonën e Freskut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Nga terreni raportohet për një shpërthim me eksploziv n...
AKTUALITET
25 Maj19:00
Nuk u mbajnë frenat, përplasen 4 makina, 3 të plagosur në mes të Tiranës
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në kryeqytet.
Katër automjete janë përplasur mes tyre në rr...
AKTUALITET
25 Maj16:00
Familja nga Zadrima mban gjallë traditën e kultivimit të krimbit të mëndafshit
Kultivimi i krimbit të mëndafshit është një traditë e hershme në Shqipëri, e cila po shkon drejt zhdukjes. Por një...
AKTUALITET
25 Maj15:31
Ndërsa burrat e papunë ikin jashtë vendit, gratë shqiptare përqafojnë liri të reja
Duke u përballur me pagat më të ulëta dhe kostot më të larta të jetesës në Ballkan, gratë dhe nënat &ld...
AKTUALITET
25 Maj14:17
'The Telegraph' 'piketon' emigrantët shqiptar/ Zbulohet SKEMA, garantor i rremë për nxjerrjen e tyre nga qendrat e dëbimit
BRITANI- Media prestigjoze britanike 'The Telegraph' ka sjellë sërish në vëmendje çështjen e emigrantëve shqiptarë q...