Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...

Një organizatë qeveritare estoneze, e cila mat indeksin global të Sigurisë Kibernetike bazuar vetëm mbi dokumenta shtetërorë, e ka renditur Shqipërinë në vendin e nëntë në botë.
Këtë rezultat e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së Enjtes, shoqëruar me komentin me nota euforike: “Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”.
Raporti për vitin 2026 është përgatitur nga Indeksi Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (NCSI), një organizatë me qendër Talin, e mbështetur nga qeveria e republikës balltike të Estonisë dhe që është e kritikuar pasi bazon të dhënat e saj vetëm mbi dokumenta zyrtare.
“Akademia e-Governance”, një organizatë lider në fushën e transformimit dixhital dhe një nga mbështetëset e Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NSCI), thotë se: “NCSI mat ekzistencën e legjislacionit, njësive dhe dokumenteve strategjike, në vend të efektivitetit praktik të këtyre masave në terren. Kjo mund të nënkuptojë që një vend me dokumentacion të lartë burokratik shënon rezultate më të mira se një vend me aftësi operacionale të forta dhe të papublikuara”.
Rezultati për Shqipërinë është surprizues, gati i pabesueshëm, në një moment kur vendi ka treguar defiçensa të mëdha në sigurinë kibernetike.
Pak ditë më parë, faqja zyrtare e Parlamentit të Shqipërisë u sulmua nga një grup “piratësh kibernetik”, të quajtur “Homeland Justice”, për të cilët autoritetet shqiptare thonë se janë të lidhur me shtetin e Iranit.
Në një postim në rrjetin “Telegram”, grupi “Homeland Justice” tha se ka kopjuar të gjithë komunikimet elektronike mes deputetëve dhe stafit administrative të Parlamentit.
Kjo goditje kibernetike pason disa të tjera, më e madhja e shënuar në vitin 2022, ku të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë ranë në duart e “Homeland Justice”. Ndërhyrja e paligjshme në të dhënat e Parlamentit shqiptar nxiti shumicën socialiste që të miratonte një Rezolutë, në të cilën autorizohej qeveria e Edi Ramës për të shpallur Iranin si “shtet që financon terrorizmin”.
Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm portalesh qeveritare punojnë me ndërprerje të theksuara, duke krijuar vështirësi të mëdha në marrjen dhe përpunimin e të dhënave për qytetarët dhe bizneset.
Qeveria shqiptare thotë se mbi 90 përqind e shërbimeve publike kryhen nëpërmjet portalit e-Albania, e cila ka edhe një asistent elektronik, “Diela”, e ngritur në rangun e ministrit në kabinetin qeveritar të Edi Ramës.
Bllokimet e shpeshta të faqeve të internetit qeveritare, përfshirë edhe ato që kryejnë transaksione financiare për llogari të kompanive private, kanë krijuar vështirësi ekzistenciale në aktivitetin e përditshëm publik.
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një situatë shqetësuese që, sipas tij, po përjetojnë punonjës të...
Hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet po hedhin dritë mbi rrethanat e krimit t&e...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi kr...
Për shumicën e publikut, emri Qazim Karafili mund të tingëllojë i panjohur. Por pas këtij identiteti fshihet një histori e r&...
Një 33-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi hodhi mbetje inerte në hapësirë publike, duke ndotur mjedi...
Pas krizës financiare, borxheve dhe vonesave të Air Albania, duket se qeveria do t‘i vijë në ndihmë për të lekuiduar bo...
Departamenti Amerikan i Shtetit iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në botë që të tregojnë kujdes të shtua...
Në Shqipëri, projektet infrastrukturore zakonisht prezantohen si zgjidhje për trafikun dhe përmirësimin e jetës së qytetar&eu...
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Sipas mediave t&...
Dy persona janë arrestuar në Sarandë pasi kishin kthyer lavazhin në një “dyqan” për shitjen e drogës. Në pra...