Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Pas vdekjes së shqiptares me origjinë nga Shkodra, Donika Gocaj, në New York, janë publikuar raportet mjeko-ligore të cilat zbulojnë arsyen e vdekjes tragjike saj, si pasojë e rënies në një pusetë të hapur në New York sapo zbriti nga makina, mbrëmjen e 19 majit.
Sipas raportit, mësohet se Donika Gocaj vdiq për shkak të avullit të nxehtë të pusetës ku ajo ra papritmas, së bashku me traumën e përjetuar.
56-vjeçarja nga Shkodra mësohet se pësoi djegie që përfshinin lëndime termike përmes thithjes , së bashku me trauma nga goditje me forcë në pjesën e gjoksit, çka shkaktuan vdekjen e menjëhershme të saj
Ajo që mbetet e rëndë, është fakti se Gocaj nuk vdiq sepse pësoi djegie në trup, por për shkak të thithjes së avullit të nxehtë që dyshohet t’ i ketë pushuar asaj zemrën.
“Ndoshta dëmtimi më i dëmshëm ishte thithja e avullit, i cili do të kishte dëmtuar alveolat, indin në mushkëri, i cili transporton oksigjenin në qarkullimin e gjakut. Kur ato fryhen, ato nuk mund të sjellin më oksigjen. Avulli do t'i kishte shkaktuar asaj djegie të forta në lëkurë, por shkaku i vërtetë i lëndimit do të ishte thithja", tha Barbara Butcher, ish-shefja e stafit në zyrën e mjekut ligjor të qytetit.
Vdekja e Donika Gocaj la pas një plagë të pashërueshme për fëmijët e saj, djalin Armando e vajzën Esterina, si dhe për nusen Caitlin dhe dy nipërit e vegjël, Zayn dhe Abel.
Ndërsa është vlerësuar nga mjekët në Neë York si një vdekje e tmerrshme dhe tejet dhimbëse.
Me një dhimbje të pashërueshme në zemër, Donika është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit, nga miq e familjarë të saj.
Si ndodhi ngjarja e rëndë
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:19 pranë Fifth Avenue në Manhattan, ku shqiptarja sapo doli nga makina me të cilën udhëtonte SUV tip “Mercedes Benz” përfundoi në një pusetë të hapur e cila i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se në momentin kur zbriti nga makina, shqiptarja bëri një hap pas ku këmbët i ranë në pusetë dhe trupi i saj u zhduk nga sipërfaqja.
Sapo e panë, disa qytetarë të pranishëm u afruan për ta ndihmuar, madje raportohet se njëri prej tyre mori një palë shkallë për të zbritur e për të tërhequr trupin e shkodranes, por ndërhyrja e tij ishte e pamundur për shkak të thellësisë së pusetës.
Në pritje të mbërritjes së ekipeve të emergjencës, qytetarët e pranishëm në momentin tragjik të ngjarjes janë shprehur se për disa minuta dëgjohej zëri i Donikës e cila bërtiste për të kërkuar ndihmë.
Me të mbërritur në vendngjarje zjarrfikësit ndërhynë menjëherë ku përmes disa shkallëve u përpoqën për të hyrë në pusetë. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve për të shpëtuar shqiptaren, Donika Gocaj u nxorr nga puseta pa shenja jete.
Ajo u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.
Ndërsa raportohet se në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur.
Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri këtë të shtune në zonën e njohur të Mikrolimano, n...
Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në...
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Mikrolimano të Greqisë, ku një 42-vjeç...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro do të blihet me 95...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kth...
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë të premte në burgun e Peqinit, me urdhër të Drejtorit të P...
Dhoma e Avokatisë Tiranë ka mbyllur procesin e votimit. Pas numërimit të votave, Klodian Skënderaj është zgjedhur kreu i ri i...
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin Marko Pershqefa, 23 vjeç, banu...
Në vitin 1999, familja Kapllani humbi çdo gjurmë të vajzës së tyre, Olimbi Kapllanit. Ajo u largua me skaf drejt Italis&eu...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë. Sipas raportimeve në medi...