AKTUALITET

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje (emri)

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 18:29
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik”

Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët argumentuan se pronat dyshohej të ishin përfituar përmes falsifikimeve të kryera më shumë se një dekadë më parë.

Por ndërsa toka në bregdet u bllokua, një pasuri shumë më e madhe dhe më e dukshme e biznesmenit Pëllumb Gjoka – kazinoja në qendër të Tiranës dhe kompania e tij “Imperial Group”, e shpallur investitor strategjik nga qeveria – nuk u prek nga sekuestroja.

Gjoka, 49 vjeç, ndodhet në burg prej korrikut 2023 dhe po gjykohet për akuza të rënda, përfshirë vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, të zbuluara pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC. Megjithatë, pasuria e tij nuk është hetuar në bazë të ligjit “Antimafia”, mekanizmi që zakonisht përdoret në Shqipëri për konfiskimin e aseteve të dyshuara me origjinë kriminale.

Sipas studiuesve të së drejtës, kjo zgjedhje procedurale ka rëndësi vendimtare, sepse ndryshon barrën e provës.

“Bëhet fjalë për vepra penale që krijojnë produkte, siç është pjesëmarrja në krim të organizuar,” tha Lirime Çukaj, pedagoge e së drejtës penale në Universitetin e Tiranës. “Ligji ‘Antimafia’ parashikon fillimin e procedimit pasuror pa qenë nevoja për një vendim penal të formës së prerë dhe barra e provës i kalon individit për të justifikuar pasurinë.”

Në rastin e Gjokës, hetimet financiare u kryen vetëm brenda procedimit penal dhe jo sipas ligjit të posaçëm për konfiskimin e pasurive kriminale.

SPAK nuk dha shpjegime të detajuara për këtë zgjedhje, por në një përgjigje me shkrim tha se gjatë hetimeve nuk janë gjetur probleme për shoqërinë “Imperial Group”, ku Gjoka zotëron shumicën e aksioneve.

“Shoqëria për të cilën keni pyetur nuk është përfshirë në këto sekuestrime, pasi prokurorët kanë vlerësuar se nuk plotësohen kërkesat ligjore për sekuestrimin e saj,” thuhet në përgjigje.

Kompania “Imperial Group” sh.a., ku Gjoka zotëron rreth 56 për qind të aksioneve, operon në fushën e lojërave të fatit dhe zotëron një kazino në Tiranë. Në vitin 2021 ajo u shpall investitor strategjik për projektin turistik “Silver Sand Resort”, një zhvillim i planifikuar me vlerë rreth 52 milionë euro në bregdet, që përfshin ndërtesa banimi, vila dhe hotele në një sipërfaqe prej mbi 113 mijë metrash katrorë.

Hetimi penal ndaj Gjokës nisi pasi autoritetet shqiptare morën të dhëna nga Sky ECC për një organizatë kriminale që dyshohet se kishte kryer vrasje, pengmarrje, korrupsion dhe pastrim parash. Në total, ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit janë ngritur nëntë akuza penale.

Në të njëjtin proces janë dërguar për gjykim edhe disa persona të tjerë, përfshirë Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, dy zyrtarë policie, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, si dhe prokurori Xhevahir Lita.

Gjoka e kundërshtoi arrestimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që komunikimet Sky ECC të shpalleshin të papërdorshme në gjyq, por kërkesa e tij u rrëzua në dhjetor 2024. Gjatë këtij procesi, SPAK deklaroi gjithashtu se kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte tentuar të ndikonte vendimmarrjen e gjykatës.

Ndërkohë, sekuestrimi i vetëm pasuror ndaj tij mbeti ai i tre parcelave në Velipojë.

Vendimi i Apelit të Posaçëm, i siguruar nga BIRN përmes një kërkese për informacion, tregon se falsifikimi përmes të cilit dyshohet se janë përfituar këto prona daton në vitin 2012.

Sipas ekspertëve, nëse do të ishte përdorur ligji “Antimafia”, hetimi pasuror do të kishte pasur një shtrirje shumë më të gjerë.

“Kur konfiskimi bëhet vetëm brenda procedimit penal, standardi i provës është shumë më i lartë – ‘tej çdo dyshimi të arsyeshëm’,” shpjegoi Çukaj. “Ndërsa në procedimin pasuror mjafton ekzistenca e dyshimeve të arsyeshme dhe barra kalon te personi për të provuar burimin e ligjshëm të pasurisë.”

Për rrjedhojë, ndërsa një pjesë e vogël e pronave të dyshuara të Gjokës u sekuestrua, asetet kryesore të biznesit të tij vazhdojnë të mbeten të paprekura nga masat preventive. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?