Xhenila Tamizi dhe Ermal Beqiri
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime shtetasen Xhenila Tamizi, e identifikuar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Mësohet se Tamizi pritet të japë sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin.
Nga verifikimet rezulton se në emër të Tamizit është regjistruar pronësia e një jahti luksoz, i cili dyshohet se kontrollohej në fakt nga biznesmeni në arrati.
Jahti është sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të procedurave hetimore.
Po kush është Xhenila Tamizi?
Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.
Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.
Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.
“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.
SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.
“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Shkurt11:01
Trafikonin drogë, arrestohen babë e bir në Itali, shqiptarët kapen me 50 mijë euro
Në Bernalda (Matera), policia ekzekutoi tre urdhër-arreste kundër individëve të dënuar për vepra penale të trafikimit ...
AKTUALITET
26 Shkurt10:49
Akuzohet për korrupsion, Kristian Shkreli paraqitet në GJKKO
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Va...
AKTUALITET
26 Shkurt10:15
Vodhi produkte në një farmaci në Durrës, arrestohet 44-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, i kapur pas një vjedhjeje në një farmaci.
Gjatë pa...
AKTUALITET
26 Shkurt09:37
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, detajet e para
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ...
AKTUALITET
26 Shkurt09:34
“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 mu...
AKTUALITET
26 Shkurt09:21
Përgjimet/ Si Ervis Martinaj u ndihmua nga Shullazi për ‘kokën’ e Durim Bamit
Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Kruj...
AKTUALITET
26 Shkurt09:01
ARRSH nis ndërhyrjet emergjente për rrëshqitjen e tokës në aksin Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të...
AKTUALITET
26 Shkurt08:49
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%
Nëse më parë një qytetar që nisej nga terminali i Juglindjes në Tiranë drejt Korçës dhe udhëtimi zgjaste r...
AKTUALITET
26 Shkurt08:43
Sot do të ekstradohet Durim Bami, krimet për të cilat akuzohet i forti i Niklës
Do të ekstradohet sot, 26 shkurt, nga Dubai drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Durim Bami, i cili u arrestua rreth dy vite më par&...
AKTUALITET
26 Shkurt08:40
Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit
Media ndërkombëtare të specializuara në turizëm po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje bumit turistik t...