AKTUALITET

Skandali me hidrovorin e Durrësit, Hoxhaj: Projekt 12-mujor u ‘përfundua’ për 19 ditë, qyteti nën ujë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 20:34
Skandali me hidrovorin e Durrësit, Hoxhaj: Projekt 12-mujor u

Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka hedhur dritë mbi një tjetër aferë të dyshuar me fondet publike, këtë herë lidhur me ndërtimin e hidrovorit të ri të Durrësit, i cili ka rezultuar i paaftë për të përballuar reshjet e shiut dhe për të shmangur përmbytjet në qytet.

Gjatë bisedës me moderatorin, Edvin Parruca Hoxhaj u shpreh se, Durrësi kishte një hidrovor ekzistues që, pavarësisht problemeve, arrinte në një farë mase ta mbronte qytetin nga përmbytjet. Pas tërmetit, Bashkia e Durrësit e përdori situatën emergjente si justifikim për të hapur një tender të ri për projektimin e një hidrovori tjetër, i cili supozohej të ndërtohej disa qindra metra më larg, në zonën e Porto Romanos.

Por, sipas denoncimit të Hoxhajt, ndodhi e kundërta. Vetëm rreth 20 ditë pas lidhjes së kontratës për studimin dhe projektimin, Bashkia e Durrësit mblodhi Këshillin Bashkiak dhe paraqiti projektin e përfunduar, së bashku me preventivin financiar. Pra, një projekt që duhej të realizohej për 12 muaj, u ‘hartua’ praktikisht për 19 ditë dhe u miratua në ditën e 20-të.

‘Pra ka pasur një hidrovor që funksiononte mirë apo keq, por po themi Durrësin në një farë mënyre e shpëtonte nga përmbytjet. Pas tërmetit të vitit 2021, ndodh çudia siç ndodhi me shumë tendera të tjerë, u gjet preteksti.

Tërmeti u përdor nga Bashkia e Durrësit për të hapur një tender për projektimin e dhe për projektimin e një hidrovori të ri që supozohej që do të spostohej disa qindra metra më larg hidrovori që ndodhej në Porto Romano. Qeveria shqiptare miraton një fond prej rreth 820.000 euro. Ky fond i vihet në dispozicion Bashkisë së Durrësit dhe në qershor të vitit 2021, Bashkia e Durrësit pasi shpall tenderin, lidh edhe një kontratë disa kompani, që ishin tre kompani në rastin konkret, të cilat do të duhet të hartonin një projekt me për një afat prej rreth 12 muajsh, pra për një vit.

Do të duhej që këto tre kompani të bënin një studim të mirëfilltë, inxhinierik, dhe më pas t'ia paraqisnin bashkisë dhe t'i thonin që ky është studimi, ky është plani. Ne e kemi bërë studimin dhe kështu duhet të ndërtohet hidrovori i ri në mënyrë të tillë që Durrësi, 12 muaj pra. 12 muaj pra i gjithë projekti, analiza e niveleve, nga duhet të vijnë, sa duhet të thithi.

Studimi hidrologjik i mirëfilltë, sistemi i kanalizimeve, pjerrësia, pra, ishte një kohë e mjaftueshme që ekspertët gjeo po themi inxhinierë, po, duhet të merreshin për ta bërë këtë. Po çfarë ndodh? Se këtu është, domethënë, ë, si me thënë, këtyre po u kthehet çdo gjë mbrapsht. Pra, tashmë nuk nuk i lejon më as Zoti të vazhdojnë aferat e tyre apo pislliqet e tyre po ua nxjerrin në pah. Edhe Zoti, po futemi pak në teologji, por që e vërteta është kjo.

Vetëm pak ditë pasi bashkia kishte shpallur tenderin 820.000 euro për studimin dhe projektimin dhe hartimin e preventivit financiar për ndërtimin e hidrovori të ri, Bashkia e Durrësit mbledh Këshillin Bashkiak dhe paraqet një projekt së bashku me preventivin në muajin korrik pra, një, 20 ditë pasi ishte, ishte lidhur kontrata me tre kompanitë fituese, 20 ditë më vonë bashkia mbledh Këshillin Bashkiak dhe dorëzon projektin, thotë, ja ku e kemi projektin, brenda 20 ditëve, ishte bërë projekti, pra nga 12 muaj, u bë për 19 ditë, se ditën e 20 u mblodh Këshilli Bashkiak për ta miratuar.

 Pra deri këtu e kupton se çfarë çmendurie ka ndodhur në Durrës dhe kjo është maja e ajsbergut, pra. I lihet tre kompanive, një vit kohë që të marrin të gjithë hapësirën që u nevojitet për të bërë studimin dhe në përfundim bashkia shkon dhe ekspertët e bashkisë thonë që ne e kemi bërë studimin, projekti është gati dhe tre muaj më vonë, në muajin tetor të vitit 2021, bashkia shpall edhe tenderin e famshëm që ne po e diskutojmë dhe që tashmë është publik, prej 9.7 milionë eurosh për ndërtimin e hidrovori.

E fitojnë gjithashtu tre kompani të tjera. Këto tre kompani janë kompani të njohura, ne i kemi përmendur shpesh në në emisionin Plug dhe jo vetëm. Janë kompani, njëra prej tyre ishte kompania e babait të ish-drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi. Lidhje e ngushtë edhe ky e ë Belinda Ballukut, Ceno Klosit, pra familjar i Ceno Klosit, njeri i rëndësishëm për Belinda Ballukun.

Nga të dhënat e mia ka qenë edhe aktiv në fushatën elektorale të vitit që lamë pas në qytetin e Fierit, por ç'rëndësi ka kjo. Dhe dy kompanitë e tjera janë dy të e Gramoz Sakos, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, ish-drejtuesit të Gardës së Republikës dhe Vëllezërit Hysa që është një kompani nga Elbasani që gjithashtu është një kompani që merr vazhdimisht tendera dhe punime publike nga qeveria.

Tani, çfarë ndodh? E marrin projektin, supozohet që këto tre kompani marrin projektin që ishte bërë për 19 ditë gati nga tre kompani të tjera që merreshin me studim projektim. Dhe fillojnë zbatimin. Ka rezultuar deri më sot dhe tashmë mbetet për t'u verifikuar meqë prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet dhe do të duhet të shkojnë inxhinierët. Ka rezultuar që ndërtimi i hidrovorit është në disnivel në raport me nivelin që do të duhej të kishte për të tërhequr të gjithë ujin nga Durrësi’., tha gazetari Julian Hoxhaj në SYRI TV.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?