AKTUALITET

SPAK amniston Benet Becin, akuzohet vetëm për pabarazi në tendera, përgjimet treguan si ndaheshin paratë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 22:19

SPAK amniston Benet Becin, akuzohet vetëm për pabarazi në

Ndonëse në përgjime dolën bisedat që Benet Beci ndante paratë e tenderave me vlera qindra-mijëra euro, SPAK duket se amnistoi kryebashkiakun e Shkodrës dhe bashkëshorten e Evis Berberit duke i çuar në gjykatë pa masa sigurie. Benet Beci i cili ishte një nga subjektet që iu shmang herë pas here drejtësisë, akuzohet vetëm për shkelje të barazisë në tendera në një procedurë prokurorimi kur drejtonte KESH-in, pavarësisht se në përgjimet që u zbuluan në telefonin e Berberit dhe bashkëshortes së tij, krijohen dyshime të forta për korrupsion e shpërdorim detyre.

500 mijë euro për profesorët e HARVARD-IT’ dhe 320 mijë për ne me shkollë të mesme. Ky është një nga episodet e dosjes së kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, që tregon mënyrën se si ndaheshinparatë e tenderave publike, teksa hetimi ndaj tij nisi gjatë kontrolleve për Evis Berberin ish-kreun e arrestuar të ARRSH-së. Ndonëse tenderat nga Benet Beci, bashkëpunëtorët në biznes dhe në zyrë ndaheshin në këtë mënyrë, SPAK ka kursyer prangat për 8 të pandehurit përfshirë bashkëshorten e Berberit Adela Rukon.

Edhe pse Prokuroria e Posaçme ka prova të plota dhe përgjime, përfundoi hetimet dhe zbriti dosjen në GJKKO për nisjen e gjykimit ndaj Benet Becit dhe 7 të pandehurve të tjerë, por pa dhënë asnjë masë sigurie dhe pa zbardhur deri në fund aferën duke u bazuar vetëm në veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Siç duket edhe nga transkriptet telefonike, Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të arrestuar të ARRSH-së Evis Berberi, që rezulton të ketë qenë anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurën e tenderimit, flet Benet Becin në kohën kur ky i fundit drejtonte KESH-in, pra autoritetin kontraktor të tenderit me fond limit rreth 700 mijë euro se si do të ndaheshin këto para.

E gjithë shumë në fjalë u dha vetëm për një projekt kërkimor, teksa faktet kryesore dolën gjatë hetimeve për Evis Berberin. Në një deklaratë për mediat, SPAK thotë se 8 të pandehurit përfshirë Becin dhe Rukon, kanë kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim përmes veprimeve të paligjshme.

“Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave. Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se: I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të KESH sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k”

Benet Beci vijon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës ndonëse i pandehur, teksa për ti komunikuar fizikisht akuzën u dëshën 3 shkresa të SPAK, pasi në dy prej tyre, përmes jusftikimeve që dha nuk u paraqit në organin hetues.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?