AKTUALITET

“Strerilizimi”, Ilir Beqaj fiton kohë për të dëgjuar audiot e seancave gjyqësore

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 17:56
“Strerilizimi”, Ilir Beqaj fiton kohë për të

Ish-ministri Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturar kriminal” në aferën sterilizimit, paraqiti të enjten një kërkesë të re për shtyrjen e seancës gjyqësore.

Pasi kërkoi kohë për muaj me radhë që të njihej me aktet në fashikujt e dosjes penale në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë, Beqaj kërkoi sërish kohë të enjten që të njihej me regjistrimet audio të seancës paraprake, të procesit kur çështja nuk ishte e ndarë, si dhe të seancave të procesit që po zhvillohet ndaj të akuzuarve si bashkëpunëtorë.

Gjykimi i Beqajt u nda nga procesi të pandehurve të tjerë në muajin maj, pasi ai nuk e pranoi gjykimin e shkurtuar. Procesi ndaj të bashkëpandehurve si pjesë e grupit të strukturuar kriminal e të akuzuarve të tjerë është drejt fundit, pasi SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe avokatët mbrojtës janë duke paraqitur konkluzionet e tyre.

Gjykimi ndaj Beqajt që u nda më 28 maj u mbajt pezull deri më 28 korrik, derisa u përfundua fotokopjimi i dosjes që përmban 602 volume hetimore dhe tetë volume gjyqësore. Më 28 korrik u hodh shorti dhe u caktuan si anëtarë të trupit gjykues gjyqtarët Rudina Palloj në cilësinë e kryesueses dhe si anëtarët Erjon Çela e Irena Gjoka.

Prej muajit shtator në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë janë zhvilluar gjashtë seanca gjyqësore, në të cilat ka dështuar të çelet shqyrtimi gjyqësor, pasi ende nuk është bërë e mundur të paraqiten kërkesat paraprake nga palët. Kjo, pasi fillimisht Beqaj kërkoi të njihej me aktet e dosjes, ndërsa të enjten kërkoi t’i vihen në dispozicion regjistrimet audio të seancës paraprake e të gjithë seancave gjyqësore lidhur me këtë çështje.

Kur palët në proces u ftuan të enjten nga gjykata që të paraqisnin kërkesa paraprake nëse kishin të tilla, përfaqësuesi ligjor i Beqajt, avokati Ermal Yzeiraj u shpreh se para se të vlerësonin për kërkesat paraprake, duhet që Beqajt t’i mundësohet të njihet me regjistrimet audio të seancës paraprake e të seancave të tjera të zhvilluara në procesin që po zhvillohet ndaj të akuzuarve të tjerë. “Unë nuk jam pjesë në gjykimin paralel”, tha Beqaj ndër të tjera.

Po ashtu, u ngrit si shqetësim pamundësia e pajisjeve të nevojshme në ambjentet e paraburgimit, për të dëgjuar regjistrimet audio. Avokati Yzeiraj solli në vëmendje të trupës, se nuk mund të vlerësohet aktualisht nëse Beqaj do të ketë në të ardhmen ndonjë kërkesë tjetër.

Kryesuesja e trupit, Rudina Palloj i tha të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, se patjetër që do t’u vendoseshin në dispozicion, pasi për këtë arsye regjistrohen. Palloj deklaroi se pavarësisht shtyrjeve të mëparshme të seancave, trupi gjykues vendosi t’i lërë kohë Beqajt që të njihet me regjistrimet audio.

Seanca e radhës u shty për më datë 11 dhjetor në orën 11:30.

Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për njërin prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, atë të sterilizimit, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e akuzave përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Prokurorët Edvin Kondili e Ened Nakuçi e akuzuan dhe kërkuan gjykimin e Beqajt për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim; ish-zv/ministrin Rrjepaj për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; biznesmenin Ilir Rrapaj për mashtrim; ndërsa gjashtë të pandehurit e tjerë u akuzuan për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

Gjatë seancës paraprake më 21 janar, bazuar në aktet hetimore, gjyqtarja Flojera Davidhi u bëri ftesë prokurorëve që të ndryshonin akuzat për Beqajn, Rrjepajn dhe Rrapajn. Në përfundim, ish-ministri dhe zëvendësi i tij u akuzuan për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturar kriminal”. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?