Dy reparte ushtarake marrin 271 milionë euro investime ketë vit, 37% të buxhetit të mbrojtjes
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për drejtimin që po merr ekonomia shqiptare, duke e cilësuar modelin aktual si të pabalancuar dhe të rrezikshëm për zhvillimin afatgjatë të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku i referohet të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, sipas të cilave ekonomia vijon të shënojë rritje në terma statistikorë, ndërsa kapacitetet prodhuese, industria dhe bujqësia janë në rënie.
Sipas saj, rritja ekonomike aktuale mbështetet pothuajse ekskluzivisht te turizmi, ndërtimi dhe shpenzimi publik, duke lënë pas sektorët që krijojnë vlerë të shtuar reale dhe vende pune të qëndrueshme.
“Shifrat nuk janë thjesht statistika. Janë një paralajmërim për drejtimin që po merr ekonomia shqiptare”, shkruan Tabaku.
Deputetja thekson se burimet ekonomike po zhvendosen nga prodhimi drejt fitimit të shpejtë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë mbijetesën e industrisë dhe bujqësisë. Sipas saj, kjo ka sjellë rritje të kostove, dobësim të eksporteve dhe zëvendësim të prodhimit vendas me importe.
Në këtë kontekst, Tabaku paralajmëron se Shqipëria po shndërrohet në një ekonomi që jeton nga sezoni dhe shërbimet, duke e quajtur këtë model një “ekonomi hoteli”.
“Nuk po ndërtojmë një ekonomi prodhimi. Po shesim shërbime, tokë dhe beton, ndërsa prodhimi dhe zinxhirët e vlerës po tkurren”, nënvizon ajo.
Tabaku ndalet edhe te pasojat sociale të këtij modeli ekonomik, duke theksuar se rritja e kostos së jetesës, polarizimi social dhe dobësimi i shtresës së mesme janë tashmë të dukshme. Sipas saj, pagat po rriten jo si rezultat i rritjes së produktivitetit, por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të shkaktuar nga emigracioni dhe kriza demografike.
Në përfundim të reagimit të saj, deputetja e PD thekson se një ekonomi e bazuar vetëm në turizëm dhe ndërtim nuk mund të garantojë zhvillim të qëndrueshëm.
“Një vend nuk mund të bëhet i pasur duke i shërbyer turistëve dhe duke ndërtuar pafund. Pa industri, pa bujqësi konkurruese dhe pa dije teknike, rrezikojmë të mbetemi një vend pushimi për të tjerët, por jo një vend me fuqi reale ekonomike për qytetarët tanë”, përfundon Tabaku.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
“Shifrat e fundit ekonomike nuk janë thjesht statistika. Janë një paralajmërim.
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se, ndërsa ekonomia shqiptare vazhdon të rritet në letër, kapacitetet prodhuese po përdoren gjithnjë e më pak. Industria dhe bujqësia janë në rënie, ndërsa rritja mbahet pothuajse ekskluzivisht nga turizmi, ndërtimi dhe shpenzimi publik.
Kjo nuk është një fazë kalimtare e padëmshme por shenjë e një modeli ekonomik të pabalancuar.
Ajo që po ndodh sot është zhvendosje e burimeve nga prodhimi drejt fitimit të shpejtë.
Sektorët që po rriten më shpejt po thithin kapitalin, fuqinë punëtore dhe vëmendjen e politikave publike. Si pasojë, prodhimi vendas – industria dhe bujqësia – po mbetet pa investime, pa punëtorë dhe pa perspektivë.
Kostot në ekonomi rriten, eksportet dobësohen dhe mallrat e importuara zëvendësojnë gjithnjë e më shumë prodhimin vendas. Një rritje që duket pozitive në sipërfaqe, në fakt po gërryen themelet e ekonomisë.
Në këto kushte, Shqipëria nuk po ndërton një ekonomi prodhimi. Po ndërton një “ekonomi hoteli”.
Një ekonomi që nuk prodhon mallra, nuk krijon zinxhirë vlere dhe nuk eksporton dije apo industri. Një ekonomi që shet shërbime, shfrytëzon tokën dhe ndërton beton. Një ekonomi që jeton nga sezoni, moti dhe flukset e momentit.
Industria dhe bujqësia po tkurren jo sepse janë të paafta, por sepse mjedisi ekonomik i ndërtuar sot nuk i shpërblen ato.
Pasojat po i ndjejmë çdo ditë.
Kostoja e jetesës rritet më shpejt se mirëqenia reale. Pagat rriten jo nga produktiviteti, por nga mungesa e punëtorëve për shkak të emigracionit dhe demografisë. Fitues janë pronarët e tokës dhe pasurive të paluajtshme. Humbëse është shtresa e mesme, bizneset prodhuese dhe të rinjtë që nuk shohin perspektivë afatgjatë.
Kjo është një ekonomi që polarizon shoqërinë dhe dobëson themelet e saj.
Një vend nuk mund të bëhet i pasur duke i shërbyer turistëve dhe duke ndërtuar pafund.Pa industri, pa bujqësi konkurruese dhe pa dije teknike, Shqipëria rrezikon të mbetet përgjithmonë një ekonomi e të ardhurave të mesme – një vend pushimi për të tjerët, por jo një vend me fuqi reale ekonomike për qytetarët e vet.
Kjo nuk është rrugë zhvillimi. Është rrugë varësie”.
Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë, pas protestës së zhvilluar në Bashki, por as në ta...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime për statusin e gjyqtarëve dhe...
Aulon Kalaja ka reaguar për padinë që kreu u bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndaj tij. Seanca e kësaj t...
Pas përmbytjeve të ditëve të fundit, disa zona të Bashkisë Shkodër mbeten të prekura nga prezenca e ujit. Ndërkoh...
Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar strategjinë e përditësuar afatmesme të zhvillimit, për...
Qeveria nuk do të kompesojë praktikisht asgjë për familjet e përmbytura nga korrupsioni në infrastrukturë. Përmes nj&...
I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto"në Syri TV, fermeri Julian Guri theksoi se situata me fermerët e Maliqit është në një...
Në Bashkinë Durrës, gjatë ditës së sotme grupet e punës kanë vijuar evidentimin dhe plotësimin e akte-konstatimev...
"Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje, gjatë natës nuk...
Drejtoresha Ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona është ngjitur në krye të institucionit me objektiva &n...