Stamboll, diplomatët e Evropës dhe Lindjes së Mesme mblidhen për të diskutuar konfliktet, në fokus Irani dhe Jemeni
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...

Protestat e nisura prej më shumë se dhjetë ditësh nga studentët po ndikojnë në rënien e konsumit në bare dhe restorante, veçanërisht te bizneset pranë zonave të qendrës së Tiranës, po përballen me ulje të xhiros.
Rënia e xhiros dhe e konsumit për këto biznese është konstatuar edhe nga Administrata Tatimore, e cila pohoi për Monitor se do të marrë në konsideratë situatën e krijuar dhe do të ndryshojë qasjen ndaj bizneseve për parapagimin e kësteve të tatimfitimit për 3-mujorin e fundit të vitit.
Ulja e konsumit dhe e xhiros vjen në një kohë kur bizneset në fund të vitit do të përballen me detyrimin për të paguar këstet e tatimfitimit të muajve tetor -dhjetor, që përkon me periudhën e nisjes së protestave të studentëve.
“Administrata Tatimore do të marrë në konsideratë situatën e krijuar nga protestat, e cila ka sjellë rënie të frekuentimit në bare dhe restorante, si dhe ulje të konsumit. Duke pasur parasysh vështirësitë financiare me të cilat po përballen bizneset, nuk do të ushtrohet presion për pagesën e kësteve të parapaguara të tatimfitimit për 3 mujorin e fundit të vitit. Pra do të krijohet lehtësi në afat për pagimin e tyre”, pohoi administrata tatimore për Monitor.
Tatimet sqarojnë gjithashtu se do të behen vlerësime për ecurinë e aktivitetit në të gjitha sipërmarrjet në Tiranë për shkak të protestave.
Edhe Enri Jahja, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, pohon se situata aktuale në vend po jepe efekte me rënie te konsumi i bareve dhe restoranteve.
Sipas tij në nisje të sezonit turistik për muajt prill-maj konsumi në bare dhe restorante ishte me rritje. Më tej, rritja e konsumit e ndikuar edhe nga ardhja e turistëve të huaj, ka vijuar edhe për muajt qershor dhe korrik, pavarësisht se nuk ka qenë në nivelet e pritshme të operatorëve.
Jahja thotë se gushti ishte muaji më zhgënjyes për bizneset, për sa i përket nivelit të konsumit. Sipas tij, situata vijon të jetë e ngjashme edhe aktualisht, e ndikuar nga protestat e ditëve të fundit, efektet e të cilave po ndihen veçanërisht përmes anulimit të eventeve të mëdha.
“Në gusht, deri më sot, ka pasur një heshtje të përgjithshme sa i përket sezonit turistik. Sezoni nuk është mbyllur përfundimisht, por ka një stepje për shkak të protestave të ditëve të fundit. Në shumicën e rasteve, hotelet po e ndiejnë këtë situatë përmes anulimeve të eventeve të mëdha”, shprehet Enri Jahja, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.
Edhe Xhim Begeja, kryetar i Shoqatës së Mikrobirrarive Shqiptare, thotë se efektet e situatës aktuale po ndihen veçanërisht në konsumin e bareve pranë qendrës së Tiranës.
Sipas tij, në një lokal pranë zonës së Pazarit të Ri, ku në të njëjtën periudhë më parë shiteshin deri në 500 litra birrë në ditë, aktualisht shitjet kanë rënë në vetëm 15 litra në ditë.
Situata të ngjashme me reduktim të numrit të itenerarit të lëvizjeve dhe pasagjerëve ka pasur edhe për linjat e transportit publik. Pas vendimit për pezullim të pjesshëm të transportit publik në nisje të protestave, edhe aktualisht pjesa dërrmuese e linjave të transportit publik në kryeqytet pothuajse nuk funksiojnë pas orës 14:00.
Tatimet nuk tolerojnë mos pagesën e kësteve të 9-mujorit
Nga ana tjetër, Administrata Tatimore ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë mospagesën e kësteve të tatimfitimit për 9-mujorin.
Në njoftimet e dërguara bizneseve, Tatimet kanë paralajmëruar subjektet që nuk kanë shlyer këstet e tatimfitimit se do të përfshihen në monitorim të thelluar nëse nuk përmbushin detyrimet brenda datës 20 tetor 2026.
“Në mungesë të pagesës së kësteve paraprake brenda këtij afati, subjekti juaj do të përfshihet në monitorim më të thelluar nga strukturat e Administratës Tatimore, në përputhje me procedurat e administrimit dhe menaxhimit të riskut tatimor”, thuhet në njoftimin e dërguar bizneseve.
Njoftimi vjen në një kohë kur bizneset kanë shprehur shqetësime për rritjen e kësteve të parapagimit të tatimfitimit për periudhën e fundit të vitit. Sipas tyre, rivlerësimi është bazuar kryesisht në rritjen e xhiros, ndërkohë që fitimet nuk janë rritur në të njëjtën masë, për shkak të kostove më të larta. Shumë biznese kanë paraqitur ankesa te rubrika “çështjet e mia” në e-Filing, për rishikimin me rritje të kësteve.
Sa u përket kërkesave të tatimpaguesve për rishikimin e kësteve të parapagimit për tremujorin e fundit të vitit, Administrata Tatimore ka bërë të ditur se ato do të trajtohen me përgjegjësi, duke marrë në konsideratë edhe dëmet e shkaktuara nga protestat.
Ndërkohë, neni 63, pika 5, i ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon se Administrata Tatimore mund të korrigjojë në rritje parapagimet e tremujorit të fundit të vitit, nëse nga të dhënat e nëntëmujorit rezulton se të ardhurat mesatare mujore të biznesit janë rritur me më shumë se 10% krahasuar me periudhën e mëparshme.
Udhëzimi zbatues nr. 26/2023 përcakton se rritja e kësteve nuk mund të tejkalojë 75% të përqindjes së rritjes së të ardhurave. Megjithatë, bizneset kanë të drejtë të kërkojnë uljen e parapagimeve nëse provojnë se fitimi i tatueshëm i pritshëm është ndjeshëm më i ulët.
Për 8-mujorin 2026, të ardhurat nga tatimfitimi arritën në 38,6 miliardë lekë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga ky zë shënuan rënie me 5%./ Monitor
Këto ditë dhunë, kërbaç që s'kishim parë që nëpër dyqanet e ndërtimit të shkonin të bliheshin...
Gazetari Artan Hoxha ka vënë në pikëpyetje vlerën e dëmeve të publikuara nga qeveria pas protestës, duke ironizuar shum&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Avokati i Popullit po vijon monitorimin në terren të pasojave të protestave, përmes vizitave në komisariate, në Bllokun e Siguris&...
Gazetarja Klodiana Lala është përfshirë në një debat me zëvendësministren e Brendshme, Silva Caka, lidhur me mënyr&...
Aktori Laert Vasili pretendon se protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizmi në "Rrugën e Durrësit" nuk flisnin shqip me nj&eu...
Protesta që gjatë ditës ishte zhvilluar e qetë është shoqëruar me tensione në orët e mbrëmjes, Kuvendit. Forca...
Gazetari Klevin Muka, në një intervistë për News24, denoncoi dhunën policore gjatë protestave 10-ditore të studentëve. ...
Tensione në protestë. Policia po vazhdon veprimet për të shpërndarë protestuesit, që gjenden në bulevardin “Dë...
Studenti protestues Visar Martinaj ka folur për dhjetë ditët e fundit të protestave kundër qeverisë, duke denoncuar dhunën e ...