Gazetarja Klodiana Lala është përfshirë në një debat me zëvendësministren e Brendshme, Silva Caka, lidhur me mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi protestën, dhunën e ushtruar ndaj disa protestuesve dhe praninë e personave të maskuar e të pajisur me shkopinj pranë selisë së Partisë Socialiste.
Gjatë diskutimit në studio, Caka argumentoi se reagimi i policisë kishte ardhur si pasojë e përshkallëzimit të veprimeve të protestuesve, ndërsa pranoi se në raste të caktuara efektivët mund të kenë tejkaluar kompetencat, çka ka sjellë pezullime dhe nisjen e hetimeve administrative.
“Kanë ekzistuar të tre skenarët, edhe të një policie të qetë në fillim që e nënmenaxhoi situatën. Me përshkallëzimin e veprimeve nga ana e protestuesve, përshkallëzoi edhe policia”, deklaroi Caka.
Sipas saj, ndërhyrja e forcave të rendit ishte drejtuar ndaj elementëve që synonin ta zhvendosnin protestën nga karakteri paqësor drejt akteve të dhunshme, shkatërrimit dhe zjarrvënies. Zëvendësministrja dënoi gjithashtu sulmet ndaj policisë, përplasjet mes protestuesve dhe dëmtimin e pronave private të qytetarëve që nuk kishin lidhje me qeverisjen.
Megjithatë, ajo pranoi se ekzistenca e efektivëve të pezulluar dëshmonte se kishte pasur edhe raste të tejkalimit të detyrës, të cilat po i nënshtroheshin hetimit.
Nga ana tjetër, Klodiana Lala kundërshtoi qëndrimin e zëvendësministres, duke i kujtuar deklaratat e saj të mëparshme, kur e kishte cilësuar Policinë e Shtetit si të kriminalizuar dhe mercenare.
Gazetarja kërkoi që Caka të kërkonte falje dhe të distancohej publikisht nga aktet e dhunës ndaj të rinjve dhe të rejave gjatë protestës, duke sjellë si shembull rastin e Muhamet Skanës, i cili, sipas saj, ishte dhunuar barbarisht në një moment kur ndodhej i pambrojtur.
“Zëvendësministrja të kërkojë falje dhe të distancohet nga aktet e dhunës që ka kryer policia ndaj të rinjve dhe të rejave. Kemi rastin e Muhamet Skanës që ishte i pambrojtur dhe u dhunua barbarisht. Si zonjë dhe zv.ministre të distancohet”, u shpreh Lala.
Caka e konsideroi të panevojshëm personalizimin e diskutimit, duke theksuar se debati nuk ishte për marrëdhënien mes tyre. Por gazetarja sqaroi se po i drejtohej në cilësinë e saj institucionale, duke i kujtuar se dikur kishte qenë pjesë e LSI-së, ndërsa sot mbante postin e zëvendësministres së Brendshme.
Në përgjigje, Caka deklaroi se nuk ndryshonte qëndrim nga deklaratat e mëparshme, por theksoi se kritikat e saj nuk kishin përfshirë në mënyrë përgjithësuese të gjithë efektivët e policisë. Ajo shtoi se kishte mbrojtur punonjësit e rendit sa herë kishte vlerësuar se ndaj tyre ishte vepruar padrejtësisht.
E pyetur drejtpërdrejt nga Lala nëse distancohej nga dhuna, zëvendësministrja shprehu ndjesë për qytetarët që mund të ishin dëmtuar padrejtësisht gjatë ndërhyrjes policore.
“Si nënë dhe si grua, si qytetare, ndjesë çdo njeriu që për arsye të një rrëmuje apo anarshie, mund të ketë pësuar dëm në kurrizin e tij”, deklaroi Caka.
Ajo shtoi se jo vetëm personalisht, por edhe punonjësit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme mund të shprehnin ndjesë për qytetarët që ishin përballur padrejtësisht me veprimet e forcave të rendit.
“Jam e bindur se ka një ndjesë për qytetarë që në mënyrë të padrejtë mund të jenë prekur nga veprimtaria e Policisë së Shtetit”, tha zëvendësministrja, duke këmbëngulur se policia kishte treguar aftësi për t’u vetëkorrigjuar dhe se rastet e evidentuara si tejkalim po hetoheshin.
Debati u përqendrua më pas te prania e personave të maskuar pranë institucioneve dhe selisë së Partisë Socialiste.
Klodiana Lala kërkoi të dinte nëse Ministria e Brendshme kishte një qëndrim për personat me kapuçë të zinj, të cilët, sipas saj, ishin parë duke dalë nga ambientet e institucioneve, si dhe për zyrtarët vendorë që pretendoi se ndodheshin të pajisur me shkopinj brenda selisë socialiste.
Gazetarja theksoi se garantimi i sigurisë dhe mbrojtja e selisë së një partie politike duhej të ishte përgjegjësi e Policisë së Shtetit dhe jo e grupeve të organizuara të personave.
Caka u përgjigj se, nga pamjet filmike që kishte parë, nuk i rezultonte që personat e maskuar të kishin dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme. Sipas saj, vendndodhja e shfaqur në video dukej se ishte pranë zonës së Myslym Shyrit, ndërsa deklaroi se nuk kishte informacion që të konfirmonte pretendimin e gazetares.
Por Lala këmbënguli te çështja e sigurisë së selisë socialiste, duke ngritur pyetjen: “A mund të mbrohet PS nga një bandë paramilitare dhe banditë me shkopinj, kur është detyrë e policisë?”
Përballë kësaj pyetjeje, zëvendësministrja e Brendshme shmangu një vlerësim mbi mënyrën se si ishte organizuar mbrojtja e selisë së Partisë Socialiste, duke deklaruar se nuk ishte anëtare e kësaj force politike.
“Nuk jam anëtare e PS dhe nuk mund të jap mendime se si organizohen partitë politike dhe militantët e tyre”, u shpreh Silva Caka.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Tetor21:13
Denoncimi i aktorit: Ata që thyenin dyqanet te "Rruga e Durrësit" nuk flisnin shqip me njëri-tjetrin
Aktori Laert Vasili pretendon se protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizmi në "Rrugën e Durrësit" nuk flisnin shqip me nj&eu...
AKTUALITET
22 Tetor21:10
Tensione pranë Kuvendit, FNSH përdor autobotin e ujit për të shpërndarë të rinjtë
Protesta që gjatë ditës ishte zhvilluar e qetë është shoqëruar me tensione në orët e mbrëmjes, Kuvendit. Forca...
AKTUALITET
22 Tetor20:56
“15-vjeçari u dhunua nga policia kur po hante bukë”/ Gazetari: U zhbë propaganda e terrorit. Protesta ka vrarë frikën
Gazetari Klevin Muka, në një intervistë për News24, denoncoi dhunën policore gjatë protestave 10-ditore të studentëve.
...
AKTUALITET
22 Tetor20:54
Tensione në protesë/ Policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve
Tensione në protestë. Policia po vazhdon veprimet për të shpërndarë protestuesit, që gjenden në bulevardin “Dë...
AKTUALITET
22 Tetor20:37
Studenti protestues: Rama na ofendon prej 140 ditësh! Nuk ka dialog me një dhunues fëmijësh
Studenti protestues Visar Martinaj ka folur për dhjetë ditët e fundit të protestave kundër qeverisë, duke denoncuar dhunën e ...
AKTUALITET
22 Tetor19:48
"Largoni fëmijët nga rruga"/ Protestuesit hedhin kapsolla drej efektivëve, ata përgjigjen me autobotin e ujit
Protesta në Tiranë vijon prej ditësh të shfaqet me tensione të ashpra. Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit kanë da...
AKTUALITET
22 Tetor19:40
Telashe të reja për Ron Yeffet/ Tomorri: Mori para për një kullë që s’u ndërtua, çështja në gjyq. Yeffet ortak i Ramës
Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur pikëpyetje për biznesmenin Ron Yeffet të ‘Timak’ i cili është i Edi Ramës dhe qeve...
AKTUALITET
22 Tetor19:33
Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin në Athinë që la 4 të plagosur
Një shqiptar me precedentë penalë është i dyshuari kryesor për shpërthimin e ndodhur mesditën e së mërkurë...
AKTUALITET
22 Tetor19:26
Rikthehen tensionet para Kryeministrisë, policia hedh ujë ndaj protestuesit
Protesta studentore para Kryeministrisë vijon edhe pasditen e kësaj të enjteje, në ditën e saj të dhjetë, ndërsa tension...
AKTUALITET
22 Tetor19:25
Gjykata gjen të paligjshme arrestimet e 22 personave në protestë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë rrëzoi të enjten më 22 tetor thuajse të...