Tentoi të godiste Ramën me vezë në New York, aktivisti: Përfundova në qeli, presim rënien e qeverisë

Aktivisti Mevlan Mata, i cili tentoi të godiste me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në New York ka treguar detaje nga protesta e zhvilluar atje dhe pritshmëritë për vijimin e protestave kundër qeverisë.
Mata tha se është pjesë e një grupi aktivistësh shqiptarë që organizohen në SHBA dhe Britani për të protestuar sa herë që, sipas tyre, ka zhvillime dhe skandale qeveritare ndaj të cilave duhet reaguar. Ai foli edhe për momentin kur tentoi të godiste me vezë kryeministrin, duke treguar se veza nuk e kapi Ramën, por kaloi pranë tij.
Mata pretendoi gjithashtu se pas incidentit u ndalua nga autoritetet amerikane dhe u mbajt për disa orë në qeli, përpara se të lihej i lirë. Sipas versionit të tij, për ngritjen e akuzave ndaj tij kishte pasur edhe një kërkesë nga pala shqiptare. Aktivisti deklaroi se ka marrë pjesë në protesta kundër Ramës edhe gjatë vizitave të mëparshme të kryeministrit jashtë Shqipërisë dhe paralajmëroi se aksioni i tyre do të vazhdojë.
"Jemi në protestën e 10 apo 11. Jemi një grup aktivistësh që aktivizohemi shpesh kurdo që ka ngjarje që duhet reaguar. Nuk është qëlluar, uroj të ishte qëlluar. Shumë afër i ka kaluar. Kisha më shumë mendje ta godas se sa si do reagonte ai. Mesa duke hajdutit ordiner Balla që fshihej pas tij.
Ai vazhdoi rrugën, është mësuar me këtë thënie. Nuk mendoj se i bëhet vonë. Bëmë punën tonë dhe do vazhdojmë derisa ta hedhim poshtë. U arrestova nga shërbimet sekrete amerikane dhe me kërkesë qeveria shqiptare ka kërkuar që të akuzohem në atë moment janë ftuar dy policë të Nju Jorkut dhe më shoqëruan në Nju Jork. Më futën në qeli qëndrova 2 3 orë dhe më lanë të lirë. Jam i pranishëm në pothuaj çdo protestë. E kam shoqëruar hajdutin Rama edhe në Nju Jork, Angli. Bashkëpunoj me të gjithë patriotët e tjerë. Jemi shumë krenar me popullin tonë që është ngritur kundër kësaj klase politike.
I ka ardhur fundi. E shoh protestën mjaft shpresë-dhënëse. Presim aktin final, rënien e qeverisë. Nuk ka më legjitimitet. SPAK ka arrestuar ose lëshuar urdhër arresti për kreun e SHISH, shteti ka rënë. Sa më shumë qytetarë shqiptarë ti bashkohen protestës. Ka me qindra mijëra djem dhe vajza në diasporë dhe Shqipëri që të marrin fatet e vendit. SPAK ka intensifikuar impaktin e protestës. Kjo mazhorancë ka rënë si pasojë e protestës paqësore.", tha aktivisti në news24.
Lexo edhe
AKTUALITET
KLGJ zgjedh 3 anëtarë të rinj, Apeli: Duam gjykata dinjitoze, nuk është luks

Konflikt me sende të forta në Elbasan, vihen në pranga 4 persona

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur

Ndryshime në qeveri/ Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia, emërohet zv.ministër i Brendshëm





