AKTUALITET

Tomorri për ‘5D’: U vodhën mbi 30 mln euro që u investuan në hotelin në Durrës, asnjë lek nuk është kthyer pas

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 18:49
Tomorri për ‘5D’: U vodhën mbi 30 mln euro që u

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dosjen ‘5D’, një skemë abuzimi me tendera publikë, përmes së cilës sipas tij janë vjedhur mbi 30 milionë euro, ndërsa sot të akuzuarit janë lënë të lirë dhe pa asnjë rikuperim të parave për publikun.

Sipas Tomorrit, megjithëse gjykata ka faktuar vjedhjen, paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nuk janë kthyer, ndërsa dihet qartë edhe destinacioni i tyre. Ai kritikoi ashpër mënyrën se si trajtohet akuza e ‘shkeljes së barazisë në tendera’, duke e cilësuar atë si një formulë të konsumuar që po përdoret për të shpëtuar zyrtarët nga akuzat reale për korrupsion.

Gazetari ngriti shqetësimin se në asnjë nga aferat e mëdha, nga inceneratorët te tunelet, unazat apo projektet e AKSHI-t, nuk është rikuperuar asnjë lek për shtetin. Ai ironizoi edhe menaxhimin e aseteve të sekuestruara, duke përmendur raste absurde ku edhe mallrat e konfiskuara zhduken ose shkatërrohen.

‘Paraja e vjedhur është flagrante. Dhe dihet edhe ku ka shkuar. Është ndërtuar hotel, është hoteli atje në Durrës. Po. Do bëhet kazino atje, se është me 5 yje, do ketë edhe kazino. Dhe çfarë? Pra, është faktuar që ato para u vodhën, është faktuar që një pjesë e atyre parave u investuan në atë hotel dhe ndërkohë publiku nuk mori asgjë mbrapsht.

Dhe tani këtu është, kjo historia e shkeljes së barazisë në tendera është bërë një histori edhe bajate, dhe madje edhe kryeministri luan shpesh me këtë kur merr prokurorët në telefon kur ata hapin ndonjë dosje për zyrtarët e tij u thotë, keni gjetur ndonjë para, është vjedhur ndonjë para?

Po tani ka një pyetje shumë normale. Ore, për çfarë e përcakton ti fituesin e tenderit? Pse ia jep këtij? Pse ia jep atij? Pse i thua jepja filan biznesmeni, apo jepja ë, filan biznesmenit? Ti ia jep për dy arsye, sepse e para, ai të shërben, ose, ose të ka shërbyer, ose të shërben, dhe e dyta, do ta marrësh përfitimin në krah tjetër.

Pra nuk është e thënë që ti do ta marrësh atë përfitim me thes në krah, por do ta marrësh ose, ai ose do të financojë zgjedhjet, ose do të financojë njerëzit që i çon ti, e kështu me radhë. Pra, korrupsion është ky. Nuk është shkelje e barazisë së tenderit. Se një, një zyrtar normal nuk ka pse hyn asaj valleje që të përcaktojë fituesin, por thotë le ta marri kush të dojë, bëhet garë dhe unë e bëj gjumin e qetë te shtëpia. Pra, pse vihen në siklet këta që shkelin barazinë në tender? Se është bërë kjo akuza e shkeljes së barazisë në tender, me këtë po shpëtojnë të gjithë.

Po çështja është që këtu nuk rekuperohet asgjë nga paratë e vjedhura. Ky është problemi dhe kjo histori nisi me inceneratorin, Po po. që u zhdukën 200 e ca milionë, 300 e ca milionë dhe nuk dihet sa e sa se lanë edhe, edhe borxhe ata që po i paguan tani publiku.

Nuk u rikuperua asgjë. Vazhdoi historia me tunele, me unaza, me AKSHI. Keni parë ndonjë lek?

Asgjë. Sekuestrime ka ose kur kapin ndonjë tufë delesh kontrabandë dhe ato delet ia çojnë agjencisë së ë pasurive dhe i ngordhin, se ka dhe perla, kjo është një tjetër histori, kjo se si menaxhohen këto asetet. Se ngordhin delet brenda natës, edhe aty delet i vodhën. Po...

Pra, kjo histori po bëhet qesharake dhe ajo që thoni ju për mesazhet, ajo është thelbi. Pra, çfarë mesazhi po japin? Po japin mesazhin që, hajde mos firmos se nuk është ndonjë problem i madh, çik shërbim prove aty, pa arrest shtëpie, detyrim paraqitje.

Pra, nuk mund, nuk mund të jetë kështu. Nuk mund të jetë kështu, sepse atëherë ti, dhe kjo, kjo shpjegon dhe arsyen tjetër. Se pse pavarësisht hetimeve të bujshme dhe dosjeve të bujshme që janë hapur, vjedhja nuk ndalet. Përkundrazi, është shtuar. Dhe ka një pyetje. Pra, ne kemi më shumë vjedhje tani që kemi SPAK-un sesa kemi patur.

Sigurisht që është e njëjta qeveri dhe ajo qeveria punën di të bëjë, SPAK-u të ketë, po çfarë të duash. Po puna është, ti nuk po bën atë për të cilën mund t'i shërbesh tamam publikut, parandalimin.

Pra që ai zyrtari, që ai zyrtari ta ketë, t'i dridhet dora kur të vejë të firmosë ndonjë gjë të paligjshme. Kështu ti nuk e jep atë mesazh. Unë nuk e di ku është, është faji i gjykatës, është i SPAK-ut, është kjo është një histori tjetër, por drejtësia nuk shihet SPAK-u më vete, gjykata më vete, drejtësia është një. Ne kemi thënë, ne jemi mburrur, kemi bërë reformë në drejtësi, kemi bërë reformë në drejtësi dhe tani po shohim këto gjëra’, tha ndër të tjera gazetari.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë